Përbërësit

Fletë të njoma sallate

200 gramë karkalecë mesatarë, të pastruar dhe të zier

1 filxhan domate qershi të prera në mes

1 avokado e pjekur

Majdanoz

Për salcën

2 lugë vaj ulliri

Lëngu i një limoni

2 pika tabasko (nëse doni)

1 lugë supe majonezë

Kripë, piper

 

Përgatitja

Në një pjatë të thellë vini domatet e vogla, sallatën, karkalecat, avokadon e prerë në feta dhe majdanozin. Në një tas të vogël përgatisni salcën, hidhni vaj ulliri, lëng limoni, majonezë, kripë, piper, përziejini mirë dhe hidhjani sallatës. Sekreti është tek avokadot; ato duhet të jenë të pjekura, po jo shumë të pjekura, sepse hidhërohet sallata. Nëse karkalecat janë shumë të freskët, hahen edhe të pazier.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here