Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
S’po i heq dot aknet!
Kristjana SaxoBeat: Le të flasin për mua… Unë shijoj jetën!
Kristian Prenga: Im atë thotë se burri s’rrihet përditë!

Kristjana SaxoBeat: Le të flasin për mua… Unë shijoj jetën!

Kristjana SaxoBeat ka mbetur në heshtje, e shkëputur nga buja që bëri në të gjithë Shqipërinë në një periudhë të caktuar. Kërcimtarja 18-vjeçare vazhdon të jetë një ndër më të kërkuarat në videoklipet e këngëtarëve dhe në klube, ndonëse nuk ka folur më për mediat që pas vdekjes së të dashurit të saj, i cili u vra para disa muajsh në Tiranë…

E bukur, seksi, e talentuar dhe me një histori ndryshe, Kristjana fitoi vëmendjen e të gjithëve, edhe për meritë të mamasë së saj që njëkohësisht, e ka edhe menaxhere. Bukuroshja pa komplekse thotë se ka talent edhe për të kënduar, gjë që na mbetet ta zbulojmë në bashkëpunimin e parë të saj në muzikë, por ndërkohë le të zbulojmë se çfarë ka për të na thënë kjo vajzë që ëndrrën për t’u bërë balerinë e ka konvertuar në profesionin si kërcimtare në klubet e natës…

 

Advertisement

Eraldo Harlicaj: – Kristjana, drejtpërdrejt dukesh më e bukur dhe seksi sesa në ekran… Besoj se i ke bërë ca operacione plastike!

Kristjana SaxoBeat: – Jo, jo, në asnjë mënyrë. Jam shumë e re dhe bukuria ime është natyrale. Faleminderit për komplimentin. (Qesh)

– Kohët e fundit s’të kemi parë më në media… Nga ke humbur?

Ka qenë një periudhë jo e lehtë për mua në këto kohë dhe arsyen e dini të gjithë… Nuk kam preferuar të dal në intervista dhe ti e pate fatin e mirë që të thashë “po”. (Qesh) Gjithsesi, nuk kam ndenjur kot…

– Pse, çfarë ke bërë?

Punë, punë, vetëm punë. Kam pasur oferta pa fund dhe normalisht, nuk i kam pranuar të gjitha. Mundohem të bëj përzgjedhjet e duhura dhe vazhdoj të qëndroj gjithmonë në piacën më të lartë.

– Cilat ishin ofertat e fundit?

– Kam shumë, por dua të veçoj ofertën me Kallashin…

Do të keni një bashkëpunim?

– Nuk e di se çfarë mund të ndodhë mes nesh, por më pyete për ofertat e fundit dhe unë të tregova njërën… (Buzëqesh) Kallashi më ftoi në Kosovë dhe ishte ideja e saj për këtë bashkëpunim. Unë shkova dhe vallëzova, pastaj folëm me Kallashin.

Do të dalë shpejt kënga?

– (Qesh) Joo, joooo!

– Gjithmonë si kërcimtare do të të njohim?

– Jo, ideja ime është të kaloj edhe përtej kërcimit. Mendoj se kam talent dhe do të kërkoj që të çaj edhe në këtë pistë.

Në cilën pistë?

– Po, deri këtu ku jam, kam çarë me shumë punë dhe pasion, besoj se do t’ia dal shumë mirë edhe si këngëtare. Mbaj mend një rast kur ishim me Genta Ismailin në Shkodër dhe mora edhe unë mikrofonin e po këndonim. U çmendën të gjithë; ishte super atmosferë!

– Do të publikosh një këngë solo?

– Besoj se po. Është një nga planet e mia afatshkurtra. Janë ofruar për të më menaxhuar disa shtëpi diskografike, si “Max Production” dhe “Zzap and Chriss”, por po i mendojmë ofertat së bashku me mamin…

– Çfarë duhet të mendoni, për shembull?

– Po ja, ata kërkojnë të gjitha të drejtat e imazhit tim, kështu që duhet ta mendojmë.

– Ku do të të shohim tani shpejt?

– Tek Arian Çani… (Buzëqesh)

 

Kristjana, dashuria dhe… skandalet!

 

E ke kaluar tashmë traumën që pësove nga vdekja e të dashurit?

– Ishte një ngjarje shumë e dhimbshme dhe një ndër situatat më të vështira të jetës sime. Akoma nuk e kam kaluar dhe po e vuaj ende.

A ke parë përpara tashmë… Në kuptimin e një marrëdhënieje të re?

– Jeta e tillë është dhe natyrisht që kam parë përpara, por vetëm në lidhje me profesionin tim, pasi nuk e mendoj aspak për momentin një lidhje të re.

– Ama qarkulluan fjalë se kishe një lidhje me Noizyn…

– Këto janë thashetheme gazetash… Ne jemi thjesht shokë. Për mua, të gjithë janë njësoj se të tillë e kam punën.

Je një vajzë e bukur që bën një punë të paragjykuar… Ke rënë ndonjëherë pre e ofertave të bezdisshme?

Për të qenë e vërtetë dhe e sinqertë me ju, po.

– Në ç’kuptim? Që të kanë kërkuar marrëdhënie seksuale në këmbim të parave?

– Edhe kjo më ka ndodhur…

– Ke pranuar ndonjë ofertë të këtij lloji ose të ngjashme?

– Në mënyrë absolute, jo. Pavarësisht paragjykimeve që mund të kenë njerëzit, unë jam këtu ku jam në saje të pasionit, punës dhe dëshirës për të ecur përpara. Nuk kam arritur sukses duke hapur këmbët, siç ndodh rëndom!

– Edhe ty, nga politikanët të kanë ardhur këto oferta?

– Për mua, këta futen të gjithë në një thes: perversë!

 

 

SaxoBeat dhe jeta!

 

Në cilën moshë ke filluar të bësh punën e kërcimtares?

– Unë kam lindur kërcimtare. Jam natyrë e shkathët, e lëvizshme dhe po realizoj ëndrrën time.

Kur ke hipur për herë të parë në skenë?

– Në moshën 5-vjeçare, për qejf, sigurisht. Jam e lirshme dhe pa emocione i shpalos të gjitha karakteristikat e mia. Pa dyshim, që jam lindur për skenën.

A je penduar që ke zgjedhur këtë rrugë?

– Jo, nuk jam penduar, pasi është kjo që dua të bëj.

– Nuk të bezdisin paragjykimet?

– Aspak. Unë jam një 18-vjeçare që shijoj jetën dhe momentin. Të tjerët le të flasin.

 

 

Mamaja: Nuk doja që Kristjana të bëhej balerinë

 

– Si shkon menaxhimi i Kristjanës?

– Mirë dhe keq. Kemi shumë oferta dhe nuk mund t’u përgjigjemi të gjithave.

– Pse është e keqe kur keni shumë oferta?

– Po, sepse ndonjëherë të bezdisin së tepërmi dhe duan të përfitojnë nga imazhi i Kristjanës.

Jeni e kënaqur me arritjet e vajzës tuaj?

– Po, jam shumë krenare për të.

Keni pasur dëshirë që Kristjana të bëhej balerinë?

– Të them të drejtën, nuk kisha dëshirë, por ishte zgjedhja e saj dhe unë nuk ia kam imponuar kurrë! Kjo është jeta e Kristjanës dhe unë si prind e mbështes në çdo hap që bën. Vajza ime është më e mira dhe e përsëris që jam krenare për të.

Keni qenë në Greqi dhe jeni kthyer në Shqipëri. Jeni penduar?

– Të them të drejtën, po sepse këtu jeta është më e pasigurt, njerëzit na paragjykojnë.

Do të ktheheni përsëri në Greqi?

– Është në planet tona.

– Ndiheni “xheloze” për vajzën duke qenë se është më e kërkuar se ju?

– (Qesh) Jo, jo, në asnjë mënyrë!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

S’po i heq dot aknet!

Next Post

Kristian Prenga: Im atë thotë se burri s’rrihet përditë!

Advertisement