Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Kam infeksion në tiroide?

 

– Jam Arjani, 50 vjeç, nga Tirana. Prej 3 javësh jam me temperaturë që më shkon më shumë se 38 gradë. Kam kollë, madje edhe jam mjekuar për ftohje në mushkëri, por mjeku i familjes më thotë që mund të kem infeksion në tiroide. Ju vë në dijeni që kam kaluar një infeksion të tillë në vitin 2011. Ju lutem, më thoni çfarë duhet të bëj? Si duhet të veproj?

Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – I nderuar Arjan, ju falënderoj për adresimin e shqetësimit tuaj pranë redaksisë së gazetës dhe ndaj meje konkretisht. Rasti që ju rrëfeni, në të vërtetë është pak i komplikuar sepse nuk mjafton vetëm një ankesë subjektive siç është temperatura, për të konkluduar nëse keni apo jo infeksion të tiroides. Duke vazhduar më tej në të njëjtin plan, ju sqaroj se infeksionet e gjëndrës tiroide janë kryesisht me natyrë virale, bakteriale dhe me pak shkaktarë të tjerë infektivë. Përgjithësisht, këto infeksione vijnë pas një situate virale, për shembull 2-3 javë pas kalimit të gripit, shoqërohet me temperaturë të lartë e cila mund të jetë deri në 38 gradë siç thoni ju, por mund të jetë edhe më e lartë. Kemi edhe shqetësime të përgjithshme në të njëjtën kohë, por ankesa që nuk mungon te çdo i sëmurë është dhimbja. Dhimbja në të tilla raste është shumë e fortë, e padurueshme dhe mund të qetësohet vetëm me barna kundra dhimbjes. Shpesh, të sëmurët i referojnë këto dhimbje aq të bezdisshme sa nuk i lejon ata as të veshin rroba që mbulojnë pjesën e qafes, as të prekin me duart e tyre këtë pjesë të infektuar të qafës.

Advertisement

– Në rastet kur infeksionet janë më natyrë bakteriale, në gjëndrën tiroide vërehet enjtje, fryrje dhe skuqje e lëkurës. Duke u kthyer sërish te rasti juaj, mendoj se problemi ngatërrohet edhe me faktin që ju keni kaluar një infeksion të mushkërive. Por pyetja që shtroj unë në këtë rast është nëse me të vërtetë e keni kaluar këtë infeksion apo jo? A jeni shëruar plotësisht prej tij? Sqaroj më tej në këtë këndvështrim fenomenologjinë se jo rrallëherë, mjekimet për ftohje, plevite dhe infeksione të tjera të mushkërive nuk arrijnë njëqind për qind rezultat. Kjo ka të bëjë në radhë të parë me marrjen e rregullt të mjekimit, në radhë të dytë me saktësinë diagnostike, skemën e barnave të përzgjedhura dhe kohën e marrjes. Element shqetësues në të njëjtin kuadër klinik sot në mjekësi konsiderohet edhe fakti që nga përdorimi i shumë antibiotikëve, të kemi rezistencë ndaj tyre. Duke përfunduar, ju siguroj se mundësitë që ju të keni infeksion të tiroides janë minimale. Kjo edhe për arsyen se kur një individ ka kaluar një herë infeksion kryesisht viral të gjëndrës tiroide, mundësia është shumë e vogël që në të njëjtën gjëndër të përsëritet i njëjti proces. Këshillimi im i parë është që t’i drejtoheni një mjeku specialist të mushkërive për të vlerësuar se si ka ecur procesi i sëmundjes dhe trajtimi i këtij problemi. Vetëm pasi të keni një përgjigje të saktë nga specialisti, ju duhet të merreni me problematikën tjetër. Të shkuara!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kuaj të kuq dhe të bardhë

Next Post

A rregullohet zëri i ngjirur?

Advertisement