Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

I dashuri dhe errësira

– Kam parë në ëndërr sikur isha me të dashurin dhe me motrën time. Atë e lamë në shtëpi, ndërsa ne hipëm në makinë dhe po ecnim në errësirë. Unë kisha frikë, ndërsa ai kishte besim të plotë. Unë nga frika i thoja të mos shkonim shumë larg se nuk i dihej, por ai vazhdonte të ecte. Çfarë kuptimi ka?

– Një ëndërr e tillë tregon që ju jeni vërtet natyrë frikacake, sidomos në këtë lidhje. Jeni pak e shqetësuar se si do të shkojë lidhja juaj. Ndiheni sikur jeni në një rrugë pa krye. I dashuri juaj ka besim të plotë në vetvete, ama këtë lloj besimi nuk jua transmeton juve, ndaj ndiheni kështu. Keni nevojë për më shumë siguri, por nuk dini si t’ia kërkoni të dashurit tuaj. Ëndrra juaj është pak a shumë zëri juaj i brendshëm, që dëshiron të dëgjohet, por ju nuk e nxirrni dot sepse keni frikë. Përse nuk ia thoni të dashurit tuaj? Mund ta pyesni hapur se ku do të shkojë lidhja juaj, a do të marrë një drejtim zyrtar, apo jo?! Nëse keni nevojë ta dini këtë gjë, ka ardhur momenti t’ia thoni atij. Në këtë mënyrë, do të shikoni edhe qëllimet e tij. Ju uroj fat!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Zbulohen sms-të e shkëmbyera mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, pas atentatit me vezë...

Next Post

Jam mbipeshë. Si të dobësohem?

Advertisement