Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Pluhur
Vigan Shehu: Lidhjet e mia me femrat? Zgjasin shumë pak…
Krijimet tuaja...

Vigan Shehu: Lidhjet e mia me femrat? Zgjasin shumë pak…

Kanë filluar ta krahasojnë me Uilliam Levin, është simpatik, ndiqet shumë nga femrat… Gjëegjëza besoj u gjet; bëhet fjalë për Vigan Shehun! Jo më kot, në fillim të intervistës e ngacmoj sa i përket krahasimit të tij me aktorin seks-simbol. Por, si u përgjigjet Vigani këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave në këtë bisedë mjaft të lirshme? Ndër të tjera, për ju vajza ka edhe një lajm interesant nga Vigani. Zbulojeni vetë!

 

Mia Buci: – Përshëndetje Vigan, apo Uilliam Levi!

Advertisement

Vigan Shehu: – (Qesh) Përshëndetje nga unë, Vigani.

– Kohët e fundit kam dëgjuar të të krahasojnë shpesh me këtë aktor… Përveç ngjashmërisë në paraqitje, ndjen të kesh të përbashkëta edhe në karakter me të?

– Po, ka vite që më krahasojnë me aktorin e famshëm Levi, edhe pse mua nuk më duket se ka shumë vend ky krahasim. Mbase në linjat trupore edhe ngjajmë, kurse sa i përket tipit, nëse i ngjaj, kjo është vetëm sa i përket artit. Sa për karakterin, nuk mund të jap një përgjigje sepse nuk e njoh personalisht.

Filmi apo telenovela në të cilin ai aktron dhe që ti e ke ndjekur?

– Ka qenë telenovela “Pasion”, nga e cila kam ndjekur disa episode.

Përveç djalit simpatik, trendi dhe një këngëtari që premton, nuk të kam pyetur ndonjëherë, çfarë tipi është Vigani?

– Një tip shumë i qetë, shumë kreativ dhe shumë romantik. (Buzëqesh)

– Ah, harrova të të quaj “i preferuari i femrave”… Pse nuk më thua, sa të dashura ke aktualisht?

– Në të vërtetë, nuk kam të dashur akoma, pra, nuk kam ndonjë lidhje serioze. Me pak fjalë, statusi im është: singëll.

– Epo, ky është një lajm i mirë për të gjitha vajzat! Sa të zgjasin zakonisht lidhjet ty?

– Ke të drejtë që më pyet, pasi përgjithësisht, lidhjet e mia me femrat nuk janë të gjata dhe arsyeja kryesore është xhelozia…

– Sa e shkurtër ka qenë lidhja më e shkurtër?

– Një javë!

– I ndan historitë e tua të dashurisë me mamin apo me babin?

– Historitë e dashurisë nuk i komentoj me prindërit. Akoma nuk kam pasur diçka serioze që vlente për t’u diskutuar me ta…

– Ndihesh më i përkëdhelur nga familja apo nga fati?

– Kam qenë i përkëdhelur nga familja derisa jam rritur, kurse tani kam akoma mbështetjen e familjes, por pjesën kryesore të sukseseve të mia po e sjell angazhimi im i madh, bashkë me fatin.

– Çfarë do të ishte për ty një “fat” i mirë?

– Suksesi, mbi të gjitha, në synimet që kam për karrierën muzikore dhe shkollën, pasi jam në përfundim të masterit.

– Muzika duket se është një angazhim serioz për ty… Pasion ky i lindur apo i kultivuar në familje?

– Në radhë të parë, është kultivim nga familja, por dhe i lindur. Megjithatë, unë mendoj se rolin kryesor në ecjen përpara në muzikë e luan puna.

– Kur do ta sillni ti dhe Valoni një bashkëpunim mes vëllezërish?

– Ka kohë që po e mendojmë një bashkëpunim dhe shpresojmë që shumë shpejt të sjellim këngën tonë të parë.

– Ka më shumë gjëra në të cilat ngjani apo dalloni nga njëri-tjetri?

– Më tepër ndryshojmë, sidomos nga pamja jemi shumë të ndryshëm, por edhe si tipa, duke filluar nga zhanri i muzikës e deri te mendimet që kemi dhe te vendimet që marrim.

– Ka ndodhur që t’i keni patur të përbashkëta shijet për të njëjtën femër?

– (Qesh) Jo, kjo nuk ka ndodhur akoma.

– Cili do të ishte reagimi, nëse një gjë e tillë do të ndodhte?

– Normal, si më i vogël që jam, do t’i kisha dhënë përparësi Valonit. (Buzëqesh)

– Mjaft folëm për femrat, le të flasim për diçka tjetër tani… Kur ke ndërmend të martohesh?

– (Qesh) Këto femnat më ndjekim edhe në intervista, por martesa ime besoj se do të vijë pas moshës 30 vjeçare.

Këtë vit, ti more pjesë në festivalin Kënga Magjike. Këngëtarët pjesëmarrës, pas spektaklit, thonë gjithmonë se nuk iu pëlqen aspak mënyra e votimit. Ti, e mendon njësoj?

– Po, sepse asnjë nga artistët nuk e sheh veten te votimi i kolegëve, duke marrë parasysh marrëdhëniet që kanë me njëri-tjetrin.

Çfarë merr në konsideratë kur bëhet fjalë për të marrë vendime?      

– Vizionin. Marr gjithmonë atë vendim që më duket më i mirë për të ardhmen time.

Më i rëndësishmi që ke marrë ndonjëherë?

– Nuk kam marrë ndonjë vendim të rëndësishëm që do ta kisha veçuar nga të tjerët.

Çfarë i bën të veçanta ditët e tua?

– Ka shumë gjëra të bukura që mund ta bëjnë ditën tënde të veçantë, por unë do të kisha veçuar pjesën e familjes sepse sa herë që jam afër tyre, dita është shumë më pozitive. Falënderoj Zotin që i kam me shëndet dhe përkrah meje, gjithmonë.

Futesh te personat që më shumë shpenzojnë apo më shumë kursejnë?

– Tek ata që shpenzojnë më shumë.

Je tip që më shumë fal apo kërkon falje?

– Jam tip që më shumë fal.

Kujt do të doje t’i kërkoje falje?

– Të gjithë personave të dashur për mua nëse do të kishte ndonjë gabim apo keqkuptim nga ana ime.

Kur mbaron zakonisht dita jote?

– Zakonisht, kthehem në orët e vona në shtepi sepse dita ime mbaron në studion time të muzikës.

Cila do të ishte femra të cilën do ta doje të të vinte si dhuratë?

– Xhenifer Lopezi.

Në fillim të vitit, të gjithë shpresojmë që të na presin surpriza të këndshme…

– Po, sepse festat e fundit vitit janë ato që na frymëzojnë, na bëjnë të dashur e na japin vullnet që të kemi edhe më shumë suksese vitin tjetër.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pluhur

Next Post

Krijimet tuaja...

Advertisement