Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Pse e dua akoma kur më ka lënduar?
Test: Cila është mënyra më e mirë për t’i dhënë shkëlqim lëkurës suaj?
Vajzat kerkojne djem...

Test: Cila është mënyra më e mirë për t’i dhënë shkëlqim lëkurës suaj?

 

 

  1. Cila nga këto metoda për trajtimin e lëkurës është më e njohura?
  2. Dermabrazioni (dermo-lëkura dhe abrazion-gërryerje. Pra, është heqja e shtresave të lëkurës me mjete mekanike nga kirurgu plastik)
  3. Mikrodermabrazioni (metodë më pak invazive se e sipërmja)
  4. Pilingu kimik (si të mësipërmet, por bëhet me solucione kimike)

 

Advertisement

  1. Pilingu kimik mund të ndihmojë në trajtimin e aknes:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Për rezultate më të mira, ju duhet të bëni më shumë se një herë…
  2. Piling të thellë kimik
  3. Mikrodermabrazion
  4. Dermabrazion

 

  1. Cili është njëri prej ndryshimeve mes një pilingu kimik dhe dermabrazionit?
  2. Efikasiteti në rregullimin e defekteve
  3. Dermabrazioni është më i shpejtë
  4. Pilingu kimik nuk shkakton dhimbje

 

  1. Cili prej trajtimeve kushton më shumë?
  2. Mikrodermabrazioni
  3. Pilingu kimik
  4. Trajtimi me dritë të pulsuar intensive (DPI)

 

  1. Një piling i shpejtë…
  2. Mund të bëhet brenda një ore
  3. Vepron më mirë kur bëhet pasdite
  4. Është i rrezikshëm nëse jeni nën 30 vjeç

 

  1. Cila metodë ka më shumë efekt për rrudhat rrotull syve dhe buzëve?
  2. Liftingu i fytyrës (ngritja e lëkurës së rënë me ndërhyrje kirurgjikale plastike)
  3. Rindërtimi me lazer
  4. Të dyja bashkë

 

  1. Pilingu kimik për përdorim shtëpiak, zakonisht, konsiderohet:
  2. I rrezikshëm dhe duhet evituar
  3. I sigurt nëse përdoret ashtu si duhet
  4. Po aq i mirë sa trajtimi nga doktori

 

  1. Ju mund të bëni piling kimik…
  2. Vetëm në fytyrë
  3. Në fytyrë dhe në qafë
  4. Në fytyrë, qafë, gjoks dhe në duar

 

  1. Një piling i thellë kimik çdo dy vjet mund ta mbajë lëkurën e fytyrës suaj të re:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Pilingu i thellë kimik mund të shkaktojë probleme në fytyrë nëse keni…
  2. Shenja të aknes
  3. Lëkurë me ngjyrë të errët
  4. Dëmtim nga dielli

 

  1. Ju mund të mos jeni një kandidat i mirë për pilingun kimik ose trajtimin me dermabrazion, nëse:
  2. Përdorni ilaçe për një akne të theksuar
  3. Jeni mbi 50 vjeç
  4. I lyeni flokët me bojë

 

  1. Terapia me lazer nuk i trajton shenjat e hershme të plakjes:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

  1. Trajtimet me lazer ose me dritë mund të ndihmojnë në rastin e…
  2. Qukave dhe të shenjave në lëkurë
  3. Çngjyrosjes së lëkurës dhe variçeve
  4. Të gjitha më sipër

 

  1. Dermabrazioni mund t’i parandalojë rrudhat:
  2. E vërtetë
  3. Gënjeshtër

 

Përgjigjet

  1. Përgjigjja më e saktë është c-ja.

Sipas Shoqatës Amerikane të Kirurgëve Plastikë, pilingu kimik është procedura më popullore e vitit 2012, me 1,2 milionë raste në SHBA. Në vend të dytë vinte mikrodermoabrazioni, me 970 mijë raste.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Disa njerëz me akne kanë thënë se pilingu i ka ndihmuar për pastrimin e lëkurës në rastin e aknes, por kjo nuk vlen për të gjithë.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Në krahasim me dermabrazionin, mikrodermabrazioni është një proces më i butë që “pastron” lëkurën, duke trajtuar probleme si dëmtimin nga dielli, shenjat e lëna nga aknet, poret e mëdha, bile edhe pikat e zeza. Shumica e njerëzve bëjnë 5-12 trajtime, me një distancë dy-tre javë nga njëra-tjetra. Çdo seancë zgjat më pak se një orë, zakonisht, 30 minuta.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Liftingu i fytyrës është më i mirë për lëkurën që varet, por rrudhat rrotull syve dhe buzëve, të shkaktuara nga dielli, eliminohen me mirë me lazer. Ju mund t’i bëni të dyja për të përmirësuar fytyrën.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Pilingu shtëpiak mund të jetë i sigurt kur përdoret siç duhet, por te disa njerëz mund të shkaktojë reaksion. Megjithatë, ato nuk veprojnë aq mirë sa trajtimet te doktori apo tek estetisti. Ju duhet të konsultoheni me dermatologun në lidhje me këto trajtime, për t’u siguruar se pilingu që keni zgjedhur është i sigurt për ju, në bazë të historikut tuaj mjekësor dhe të trajtimeve të tjera që po bëni.

  1. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Pilingu kimik nuk është thjesht për fytyrën; ai mund të bëhet në çdo pjesë të lëkurës së dëmtuar nga dielli. Ai heq qelizat e lëkurës dhe redukton njollat e shkaktuara nga mosha, ngjyrosjen e çrregullt, lëkurën e ashpër dhe qukat. Ai është i mirë edhe për rrudhat e holla, sidomos afër syve dhe gojës. Kimikatet nuk do të përdoren te sytë dhe te buzët.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Pilingu i thellë kimik mund të bëhet në mënyrë të sigurt vetëm një herë. Megjithëse mund të përmirësojë shumë shenja të plakjes, ai është një procedurë serioze që përfshin paratrajtimin, anestezinë dhe vënien e fashave në fytyrë më pas, si edhe një proces shërimi që zgjat dy ose më shumë javë. Më pas duhet të bësh vizita kontrolli te dermatologu, të njomësh lëkurën me ilaçe e kremra dhe të evitosh diellin.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Nëse ju keni lëkurë me ngjyrë të errët, ajo ka tendencë të çngjyroset nga pilingu i thellë kimik. Gjithashtu, juve mund t’ju ngelin shenja që bien më shumë në sy.

  1. Përgjigjja e saktë është a-ja.

Në veçanti, një ilaç retinoid që quhet isotretinoin mund të vonojë shërimin e lëkurës dhe të shkaktojë shenja në të. Ju duhet të prisni një vit pas përdorimit të retinoideve përpara se të bëni një piling kimik ose dermabrazion. Dermatologu duhet të kontrollojë historikun tuaj mjekësor që të sigurohet për rezultatet më të mira.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Ndërmjet llojeve të ndryshme të terapive me lazer, është njëra që quhet ripërtëritje e lëkurës, që e lë shtresën e sipërme të lëkurës të paprekur, por vepron në shtresën e saj të brendshme dhe që është e mirë për shenjat e hershme të plakjes.

  1. Përgjigjja e saktë është c-ja.

Ripërtëritja e lëkurës me lazer, ose me dritë, që përdor dritën për të trajtuar defektet e lëkurës, mund të veprojë në shumë shenja të plakjes dhe shpesh mund të realizohet në më pak se një orë.

  1. Përgjigjja e saktë është b-ja.

Me kujdesin e duhur të lëkurës, përfshi këtu edhe mbrojtjen nga dielli, përmirësimet nga dermabrazioni mund të zgjasin 10 vjet ose më shumë, por ka mundësi të shfaqen rrudha të reja kur lëkura plaket. Kështu pra, hiqeni gjithmonë grimin nga fytyra natën, pastrojeni fytyrën tuaj butë çdo ditë dhe përdorni krem mbrojtës nga dielli kur dilni jashtë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Pse e dua akoma kur më ka lënduar?

Next Post

Vajzat kerkojne djem...

Advertisement