Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Makina dhe përleshja

 

– Kam parë një ëndërr që e kam përjetuar sikur të ishte e vërtetë. Isha me një shoqe në makinë duke biseduar (unë isha shoferja). Papritur, pas nesh, dëgjova krisma pistolete dhe pashë një grumbull njerëzish që po përlesheshin rreth makinës sime. Ndërkohë, shoqja më tha se po më dilte gjak nga krahu, pra, isha plagosur. Unë i thashë: “S’ka problem, por po më vika keq për atë gruan e vjetër jashtë”, e cila dukej se ishte lënduar. Nga sikleti, u zgjova nga gjumi. Çfarë do të thotë?

– Të shikosh veten në makinë dhe ndërkohë nuk po ecën, por je në vend-ndalo, do të thotë që ju keni ngecur diku në një pikë të jetës tuaj. Krismat kanë shpjegime të ndryshme, por në këtë rast paraqesin idetë tuaja, që nuk duken shumë të frytshme apo të shëndetshme. Plagosja juaj tregon një lloj dobësie që ju ka pushtuar kohët e fundit, ndiheni e viktimizuar në një situatë të cilën e njihni vetëm ju. Ndoshta kjo ëndërr flet shumë për jetën tuaj personale. Grupet e njerëzve që po përleshen përfaqësojnë trazirat tuaja të brendshme shpirtërore e psikologjike. Keni një lloj konflikti me veten tuaj dhe kjo ju bën të ndiheni si e ngecur në baltë. Gjaku përfaqëson dobësinë tuaj, lodhjen emocionale dhe fizike. Nëna që keni parë tregon që ju e dini shumë mirë se si mund të dilni nga kjo gjendje, por nuk lëvizni as gishtin më të vogël për ta bërë këtë gjë. Atëherë, uroj të lëvizni pak dhe t’i jepni drejtim jetës suaj.

Advertisement

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Grupi “5 yjet” Do të këndojmë kudo ku ka publik shqiptar!

Next Post

Nëse ndodh kështu... jeni lidhur me njeriun e gabuar!

Advertisement