Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
“Duaje jetën” Sezari humbet plotësisht shikimin
Ç’do të shihni këtë javë në “Fate të kryqëzuara”
Në mungesën tënde...

Ç’do të shihni këtë javë në “Fate të kryqëzuara”

 

Gylsereni shpëton Hazallin

 

Advertisement

Gjyshi i tregon Ozanit për aksidentin e Hazallit dhe i kërkon të ruajë Xhansunë që të mos e mësojë çfarë ka ndodhur me nënën e saj. Vinçi vjen për të lëvizur makinën, por çengeli rrëshqet dhe makina e godet sërish Hazallin, duke humbur çdo shpresë për ta nxjerrë atë prej andej. Hazalli rrezikon të pësojë shok për shkak të humbjes së gjakut. Gylsereni e dëgjon në telefon mjekun që thotë se Hazalli mund të vdesë ose të humbasë këmbën e saj, ndaj ajo merr forca dhe arrin ta shtyjë makinën, duke e nxjerrë Hazallin prej andej. Të dyja të aksidentuarat dërgohen në spital. Derja shkon në shtëpinë e Xhansusë dhe i tregon asaj dhe Ozanit se Hazalli e Gylsereni kanë pësuar një aksident, por tani janë në spital në gjendje të mirë shëndetësore.

Xhihani vjen në spital dhe shkon menjëherë te Gylsereni, duke e dëshpëruar Dilarën, që del jashtë. Osmani përpiqet ta bindë nipin që të pranojë rastin e Hazallit,  pasi do të mund të marrë shumë para. Nga ana tjetër, Jëlldërëmi takohet me Xhandanin dhe i kërkon asaj të heqë dorë nga padia ndaj Xhihanit, për hir të ndihmës që i ka dhënë gjithmonë ky i fundit, por më kot.

Hazalli e kalon rrezikun dhe dërgohet në shtëpi. Gylsereni nis të ketë ankthe pas ngjarjes së ndodhur. Dilara ia bën të qartë avokatit të saj se nuk do të ndahet kurrë nga Xhihani.

Xhandani i thotë Ozkanit se duhet të paguajë Enginin që të deklarojë sikur punon tek ai, në këmbim të shpërblimit. Xhandani i jep borxh paratë Ozkanit me kusht që t’ia kthejë kur të marrë shpërblimin. Hazalli përpiqet të bëjë xheloze Xhansunë në shkollë duke treguar se sa kujdeset Dilara për të. Shoqja e saj i tregon se Xhansuja së bashku me Xhinahin, Ozanin e të ëmën do të shkojë për garë jashtë shtetit në Edinburg. Hazalli ia tregon këtë menjëherë Dilarës, bashkë me foton e Ozanit kur ishte për drekë në shtëpinë e Gylserenit.

Dilara i kërkon llogari Ozanit se pse ka shkuar në shtëpinë e Gylserenit dhe ai i thotë se ka të drejtë të shkojë në shtëpinë e motrës së tij. Dilara nis të thotë se Gylsereni është dashnorja e babait të tij, por Ozani nis të mbrojë të atin, gjë që nuk i pëlqen as gjyshit dhe as Dilarës.

Kerimani përpiqet të vjedhë Ozanin, por më kot. Vetëm për të gëzuar të ëmën, Xhansuja i thotë Gylserenit se ka folur me Hazallin dhe se ajo e ka pyetur për të. Nezaketi shkon ta vizitojë Kerimanin në shtëpi dhe i thotë se ka ardhur të qëndrojë me të. Ozani paguan djemtë që shkojnë të shqetësojnë Gylserenin. Alperi nis të grindet me njerëzit që kanë ardhur të blejnë orenditë e shtëpisë, kur vjen Sollmazi. Aj i jep një kartvizitë dhe i thotë të shkojë ta takojë kur të dojë te vendi i saj i punës.

Shoqja e Xhansusë, që e spiunon atë te Hazalli, shkon për vizitë në shtëpinë e Xhansusë. Nëna e saj vjen ta marrë duke e ofenduar Gylserenin dhe duke e quajtur atë dashnore të Xhihanit. Ky i fundit, kur e mëson, përpiqet ta qetësojë Gylserenin…

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“Duaje jetën” Sezari humbet plotësisht shikimin

Next Post

Në mungesën tënde...

Advertisement