Ragni i tregon Anmolit se seti i bizhuterive që pa në dyqan është seti që iu bë dhuratë Sakshit në ceremoninë e fejesës së saj. Sakshi vjen në shtëpinë Raxhvanxh për një ceremoni festive dhe vesh për këtë ceremoni fustanin e dhuruar nga Kushi. Koshalia është e lumtur kur shikon që Sakshit i pëlqen Kushi. Anmoli vendos të kërkojë personin që i solli bizhuteritë për t’i shitur në dyqan. Ragni nis të flasë me Sakshin në lidhje me ceremoninë e festës dhe i kërkon asaj që të vërë bizhuteritë që i dhuruan për fejesë. Sakshi, e frikësuar, nuk di si ta mbulojë atë që ka bërë…
Kushi trishtohet kur shikon se Sakshi ka veshur fustanin që ajo në fakt e kishte sjellë për Ragnin. Sakshi i telefonon Tarunit dhe e informon atë në lidhje me problemin që i ka dalë për setin e bizhuterive. Ndërkohë që të gjithë anëtarët e familjes këndojnë dhe kërcejnë gjatë festës, Ragni është e shqetësuar në pritje të Anmolit. Kushi dhe Tamana i kërkojnë Ragnit të kërcejë dhe Ragni e Sakshi kërcejnë së bashku.
Anmoli shkon tek Axhai dhe i tregon atij pamjet e kamerave që tregojnë se ka qenë ai që e ka çuar setin e bizhuterive në dyqan. Ai përpiqet të ikë, por Anmoli e kap dhe e rreh. Në shtëpi, të gjithë argëtohen me kërcimin e dy vajzave dhe urojnë Sakshin dhe Ragnin për kërcimin e tyre, por Anmoli që vjen aty së bashku me Axhain, tërheq vëmendjen e tyre. Ai u tregon atyre çfarë ka ndodhur me setin e bizhuterive dhe Ragni tregon se e kishte parë atë set në një dyqan bizhuterish. Ndërkohë që Anmoli u shpjegon humbjen e setit, familja befasohet kur e sheh Sakshin që ka vënë në qafë të njëjtat bizhuteri. Ragni qan e mërzitur që nuk mundi të tregonte fytyrën e vërtetë të Sakshit.
Taruni i tregon Axhait se ai kishte blerë bizhuteri fallco të njëjta me ato që kishet çuar të shiste dhe është i lumtur që plani i tij ka funskionuar. Gjatë ceremonisë, Koshalia qorton Ragnin për sjelljen e saj aspak të hijshme…
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)