Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Visjan Ukcenaj: Kam një urim për laçjanët…

 

 

Çdo të martë në mbrëmje në ekranin e Vizion+, “Grand Hotel 2XL” mbërthen pas ekranit të gjithë të apasionuarit pas humorit. Aktorët e këtij shou janë shumë të dashur për publikun dhe njëri nga ata është Visjan Ukcenaj. Jo më kot e përzgjodhëm atë për numrin e fundit të gazetës, sepse edhe pyetjet që i kemi drejtuar janë plot humor, ashtu si edhe përgjigjet e tij s’mund të ishin ndryshe. Në këtë intervistë ai uron të gjithë shqiptarët për festa dhe u tregon edhe ca sekrete që nuk i dinim më parë. Ah po, ka edhe ca këshilla për ju…

Advertisement

 

Fabjola Kuburi: – Visjan, një Vit i Ri po troket. Më shumë e mirëpret apo…

Visjan Ukcenaj: – Vitin e ri e mirëpres gjithmonë, sepse është misterioz. E mirëpres si një pako të ambalazhuar e që nuk dihet ç’ka brenda. Për mua, është gjithmonë një fillim i ri.

– Çfarë pret nga 2016-a?

– 2016-a, përveç shëndetit, uroj të ketë sa më shumë surpriza artistike dhe monetare.

– Ke sjellë aq humor te publiku sa të flesh i qetë për festa apo ke ndonjë merak?

– Jam lumtur që do fle me merak sepse meraku do sjellë më shumë seriozitet për të bërë humor. Humori është pafund ashtu si dhe format për ta bërë atë, kështu që do të fle i qetë me merak. (Buzëqesh)

– Ti je personazh i dashur për publikun. Të ka sjellë fat, humor e sukses ky vit që po mbyllet?

– Patjetër. Puna e bërë u reflektua në sukses dhe i jam mirënjohës çdo gjëje që më solli 2015-a; edhe të mirave, edhe vështirësive të saj. Ishte një vit i mbushur me risi në punë dhe në jetën personale.

– Si arrin ta interpreton aq mirë personazhin tënd në 2XL?

– Personazhet kanë një gjë që i ndan nga imitimet. Personazhi që është shumë i vështirë dhe i thelluar, kërkon impenjin dhe kurim në të gjitha detajet… mënyra si flet, si qesh dhe interesat e tij. Sa më konkret të jetë personazhi, aq më i mirë dhe i besueshëm është ai.

– Çfarë i uron të gjithë Grand Hotelit 2xl?

– Uroj që të mos u vinë ato gjatë sezonit, që të jenë sa më të qetë. (Qesh)

– Çfarë urimi pret nga ata?

– Pres të më urojnë duke mos më uruar. (Qesh)

– Po laçjanëve, çfarë urimi do t’u bëje dhe çfarë urimi pret nga ata?

– Laçjanëve do t’u uroja sa më shumë punë! Nga ata pres 50 € qerasje, nëse u ka tepruar ndonjë lek xhepi…

– Çfarë janë për ty Krishtlindjet?

– Si i krishterë që jam, i shoh Krishtlindjet si festa që bashkojnë çdo familje pa dallim feje dhe sjellin lumturi e harmoni.

– Fakti që quhet Krishtlindje, do të thotë se ka pasur vetëm një Krishtlindje, apo jo?

– Ka patur vetëm një Krishtlindje, por në fe është një lindje e re për një të ardhme të re. Është simbolike dhe jep shpresë.

– Mendon se edhe këto festa po komercializohen, ashtu si gjithçka tjetër?

– Krishtlindjet, asnjëherë, por komercializmi është futur kudo, në gëzime e në hidhërime. Është pjesë e jetës.

– Si i përzgjedh dhuratat për të njohurit e tu?

– Kam shumë qejf të bëj dhurata dhe më pëlqen t’u bëj surpriza njerëzve të dashur. Bazohem te personaliteti dhe e papritura.

– Dhurata që kërkon në mënyrë publike të mos të ta sjellin për festa?

– Mos më dhuroni kurrë një bluzë rozë. Faleminderit.

Kur ishe i vogël, besoje se Babagjyshi ekzistonte?

– Të të them të drejtën, kur ishim të vegjël, mirë që nuk besonim, por talleshim me Babagjyshin, bënim gallatë: “Sa budalla ai që ka mjekër dhe bën kot si i dashur!”…

– Do të më thuash se nuk i ke shkruar ndonjëherë letra atij?

– Jo, nuk i kam shkruar kurrë letra, por do të sigurohem që fëmijët e mi ta besojnë dhe të përfshihen në magjinë e tij.

– Çfarë do t’u tregosh fëmijëve të tu për Babagjyshin?

– Do t’i bind që të pamundurat bëhen të mundura dhe Babagjyshi është një ndër elementët më të rëndësishëm për të besuar se ëndrrat realizohen.

– Cila ka qenë përralla apo tregimi për Vitin e Ri, që ti nuk e ke besuar asnjëherë?

– Më fal, por kam kohë që nuk dëgjoj përralla, përveç përrallave të politikës që nuk i besoj absolutisht. Më mirë të themi se përrallat politike janë më të pabesueshmet.

– Sikur Babagjyshi të ishte në versionin femër?

– Sikur të ishte në versionin femër, nuk do të ishte më për fëmijët se do kishte dekolte… Më mirë ta lëmë në versionin standard.

– Të pëlqejnë ushqimet tradicionale që gatuhen për festat e fundvitit?

– Tani… unë jam fans i çdo gjëje të ngrënshme, përveç jeshilllëqeve.

– Çfarë mendon se do të jesh duke bërë në orën 00:00 të datës 31 dhjetor?

– Kam përshtypjen se do të jem në Korçë duke performuar në një nga lokalet e natës.

Çfarë të vjen ndërmend sapo ora shënon 00:00 fiks, për të hyrë Viti i Ri?

– Si nuk e kuptojnë njerëzit që mesazhet copy-paste (standard) nuk janë respekt për askënd, por thjesht një formalitet i pavlerë?

– Urimi më i bukur që të ka ardhur në kohë festash e që do të doje ta ndaje me ne?

– Qofsh ai që do, me atë që do, sa të duash dhe si të duash.

– Çfarë është Viti i Ri, për çdo njeri?

– Është ditëlindja e çdo njeriu që të shkuarën nuk e konsideron si gabim apo të harruar, por që e konsideron si eksperiencë dhe vlerë.

– A është Viti i Ri, një mundësi për të rinisur diçka të re në jetë?

– Është një risi dhe në mënyrë misterioze, është një forcë që të shtyn të ecësh përpara.

– Për shembull, sezoni tjetër do të të gjejë si kuzhinierin e preferuar të 2XL-së, apo do të ketë të reja?

– Do të na gjejë me plot ndryshime, të siguroj. S’po ta them që ta lëmë hapur për një intervistë tjetër. Gëzuar të gjithë lexuesve dhe shëndet e pare!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“Duaje jetën” Del në dritë trashëgimtarja e vërtetë e Nikolës

Next Post

Jam mbyllur në shtëpi, po shkalloj...

Advertisement