Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si të mos shëndoshemi gjatë festave?

– Kam një kërkesë në lidhje me dietat, sepse unë shtoj shumë shpejt në peshë. Sa herë që jemi në prag festash, më kap ankthi, se përveçse gatuaj, kam edhe një neps të paparë dhe shtoj shumë në peshë. Çfarë këshillash na jepni që të mos marrim shumë kilogramë? Luljeta.

Mario, instruktor:  – E nderuar Luljeta, së pari, jeni ju që duhet të keni vullnetin e fortë që të mos abuzoni në të ngrënë, duke qenë se merrni kaq shpejt kilogramë. Sigurisht, në raste festash, të gjithë shtojmë pak kilogramë, por rëndësi ka të mos shtoni më tepër seç duhet. Mund të tolerohet gjer në 2 kilogramë, por jo më tepër. E kuptoj që është shumë e vështirë t’u rezistojmë recetave të festave, por nëse ndiqni një rregull të caktuar duke ngrënë shpesh e nga pak dhe duke pirë shumë ujë, nuk do të rrezikoni të shtoni shumë në peshë. Gjithsesi, ne do t’ju japim disa këshilla për të humbur dhe ato kalori që merrni gjatë këtyre ditëve. Kudo që të jeni, lëvizni, në zyrë, në punë, në shtëpi. Mos qëndroni për shumë kohë ulur. Më mirë ngjisni shkallët sesa të merrni ashensorin. Nëse ngisni makinën, parkojeni larg nga shtëpia, në mënyrë që të keni mundësi të ecni. Nëse keni kafshë shtëpiake, dilni me të xhiro dhe bëni gati 30 minuta ecje, vrap ose ecje e shpejtë.

– Së dyti, përpara se të hani darkë ose drekë, pini dy gota ujë, në mënyrë të ndiheni disi të ngopur, ose konsumoni një frut. Duhet t’i hani të gjitha vaktet e rregullta, mëngjesin, drekën e darkën, si edhe ndonjë vakt të mesëm të lehtë. Kurrë mos i lini pa ngrënë sidomos vaktet kryesore. Mos e ekzagjeroni me salcat sepse këto të fundit kanë kalori më shumë se çdo ushqim tjetër.

Advertisement

– Së treti, janë ëmbëlsirat të cilat janë të pashmangshme ditët e festave. Mos i blini gjer ditën e festës. Kështu, do të keni mundësi të konsumoni vetëm ditët e festave dhe jo në ditët përpara. Lëreni për në fund pazarin e ëmbëlsirave apo gatimin e tyre dhe mos e teproni me ngrënien e tyre. Konsumojini në ndonjë vakt të mesëm, për shembull, nga ora 15.00 mbasdite, një copë ëmbëlsirë. Mundohuni të bëni ose të blini ëmbëlsira që kanë në përmbajtjen e tyre më shumë çokollatë të zezë dhe fruta. Evitoni ëmbëlsirat që kanë shumë ngjyrues apo shllak, apo që kanë peta brumi, pasi kanë shumë kalori.

– Evitoni pijet me gaz. Më mirë pini ndonjë gotë verë sesa të pini pije me gaz, aq më tepër ju që keni tendencën të shtoni kilogramë shumë lehtë. Ushqimet mos i mbysni me shumë erëza që ju hapin oreksin. Bëjini të shijshme, por me masë. Dhe nëse jeni pushim, nuk keni për të punuar, mundohuni të lëvizni nëpër shtëpi, bëni punë shtëpie dhe mos e mbani mendjen tek ushqimet. Përdorni fruta të cilat ju ndihmojnë ta tretni më shpejt ushqimin, siç është kivi për shembull. Konsumoni sallatën jeshile e cila ndihmon shumë në rregullimin e metabolizmit. E them këtë të fundit sepse për festa, të gjithë ankohen se kanë probleme me metabolizmin dhe kjo për arsye sepse hanë shumë, duan të provojnë të gjitha llojet e ushqimeve e pijeve dhe sigurisht, është i pashmangshëm problemi me tretjen. Ndaj duhet të keni shumë kujdes. Këto janë pak a shumë disa këshilla që nëse i ndiqni, nuk do të rrezikoni të shëndosheni.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Intimitet dhe kuriozitete...

Next Post

Djemte kerkojne vajza...

Advertisement