Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më është fryrë shumë barku…

 – Ju lutem, më thoni, si ta ul barkun? E ndjej që nuk është dhjamë, por një fryrje e jashtëzakonshme. E pranoj që kam abuzuar pak gjatë festave. Dua ta kthej siç e kisha, të sheshtë. Ju, çfarë më këshilloni?

Mario, instruktor:  – Është normale të shtoni në peshë sidomos gjatë festave, aq më tepër kur abuzoni, siç e pranoni edhe vetë ju, ama duhet gjithashtu ta pranoni që keni shtuar në peshë dhe që kjo nuk është thjeshtë fryrje. Për të patur sërish një bark të sheshtë nuk ju duhet ndonjë lloj diete, por një regjim ushqimor shoqëruar me rregullat e arta të të ngrënit.

Së pari, duhet të mësonit mënyrat kundra fryrjes së barkut. Bëni një test përsa u përket intolerancave që keni ndaj ushqimeve. Në qoftë se fryrja e barkut duket e pamundur për t’u eleminuar, ndoshta është shkaktuar nga një ushqim i konsumuar veçanërisht brenda dietës së përditshme.

Advertisement

– Së dyti, hani pak dhe shpesh. Ndarja e masave të kalorive ditore në 5-6 vakte të vogla është mënyra më e mirë për të mos e rënduar stomakun me një tretje të lodhshme për të. Mos nxitoni në të ngrënë, por hani ngadalë, që të thithni sa më pak ajër, i cili shkakton fryrje.

– Evitoni laksativet, që në shumicën e rasteve vetëm sa e përkeqësojnë situatën. Më mirë mbani regjim ushqimor dhe mundohuni të rregulloni metabolizmin nëpërmjet rrugës natyrale, marrjes së ushqimeve. Lëvizni çdo ditë, bëni sadopak ushtrime qoftë dhe thjesht ecje për 30 minuta në ditë.

– Mundohuni t’i kombinoni sa më mirë ushqimet. Nëse i konsumoni keq, ta dini se përveçse do të keni fryrje të barkut, edhe do të vini dhjamë. Në këtë mënyrë, shtohet aciditeti në stomak, nuk do të ketë tretje të mirë të ushqimit dhe për pasojë, do të kemi fryrje të barkut.

– Mos i shmangni kurrë vaktet. Ideja e shmangies së vakteve është e gabuar. Stomaku duhet vënë në punë duke ngrënë me orar dhe në mënyrë të shëndetshme. Çamçakëzët, cigaret dhe pijet e gazuara janë armiq të barkut të sheshtë. Jeta sedentare shton rrezikun e fryrjes së barkut dhe shtimit në peshë shumë shpejt. Konsumoni rregullisht oriz kaf, perime të ziera, mollën dhe mishin e bardhë. Ushqimet e tjera duhet t’i konsumoni, por në një sasi të kontrolluar dhe jo me shumë yndyrna. Mundohuni të zgjidhni ushqime bio. Pini të paktën 8 gota ujë në ditë. Duke ndjekur këto rregulla, do të shikoni se keni filluar tashmë luftën kundra fryrjes dhe trashjes së barkut.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Varri dhe tezja

Next Post

Fëmijët e vet ia kanë bërë benë!

Advertisement