Përbërësit për 4-6 vetë
1 kg Nutella
4 vezë të mëdha
Përgatitja
Ngrohni furrën në 180 gradë celsius. Lyeni me gjalpë 4 forma të vogla, ose një formë të gjatë 20 cm. Rrihni vezët me rrahëse elektrike derisa të kenë ngjyrë lehtësisht të verdhë dhe ta kenë trefishuar vëllimin (afro 10 minuta). Ngroheni Nutellën në mikrovalë për 60 sekonda, duke e përzier në gjysmë të ngrohjes. Reduktoni shpejtësinë e mikserit ku po rrihni vezët dhe shtoni Nutellën e ngrohtë me nga një lugë gjelle çdo herë. Hidheni brumin në formë dhe piqeni 25-30 minuta, ose derisa një kunj dhëmbësh i futur në të të dalë i pastër. Lëreni të ftohet para se ta servirni.