Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Ka lidhje tiroidja me humbjen e shtatzanisë?

 

Jam Leonora nga Dibra, 31 vjeçe. A ka lidhje sëmundja e tiroides me humbjen e shtatzanisë sepse mua më ka ndodhur që në muajin e pestë të shtatzanisë me binjakë, pata një abort të pavullnetshëm. Mjekët më thanë se problemi qëndronte te tiroidja. Kam bërë eko tiroidesh dhe analiza të tjera hormonale të cilat nuk i mbaj mend me emra, por që më dolën normale. Vetëm një më doli e lartë, por s’e mbaj mend se cila. Më jepni një mendim se si qëndron problemi në rastin tim dhe a mund të mendoj sërish për një shtatzani tjetër?

Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – E nderuar Leonora, së pari dua t’ju falënderoj për pyetjen tuaj dhe gjej rastin t’ju them që sëmundjet e gjendrës tiroide janë shumë herë shkaku kryesor i mosvajtjes mirë të shtatzanisë. Nuk jam në gjendje me aq të dhëna sa më jepni të konfirmoj totalisht si “fajtor” problemin e tiroides. Në rastin tuaj, ajo çka më tërhoqi vemendjen nga përshkrimi që më bëni është fakti që ekografia e tiroides suaj ka rezultuar normale dhe analizat, përgjithësisht, normale. E parë në këtë këndvështrim, ndaj mendimin se rrallëherë ndodh që ekografia e gjendrës tiroide të jetë normale dhe aq më tepër dy nga hormonet kryesore të saj sërish të rezultojnë normale dhe ne ta konsiderojmë të sëmurë këtë gjëndër.

Advertisement

– Duke vazhduar arsyetimin, ju bëj me dije se niveli i hormoneve të gjëndrës tiroide jo gjithmonë ka të bëjë me nivelin hormonal që paraqet kjo gjëndër sepse përveç sëmundjes së tiroides, në shtatzani, nivelet e hormoneve të tiroides mund të ndryshojnë edhe nga faktorë të tjerë, kryesisht ata të lidhur me ndryshimin e sintezave dhe çlirimin e disa faktorëve të tjerë si për shembull hormone nga placenta (qesja që mbështjell bebin gjatë shtatzanisë) etj. Në një shtatzani normale, krahas ndryshimeve të mësipërme, jo rrallëherë ndodh që të kemi edhe disbalancime të ndryshme në nivel proteine, në nivele të prodhimit të substancave të tjera të organizmit. Duke u kthyer sërish te rasti juaj, ju them se asgjë nuk ju pengon për të rikonceptuar një shtatzani të mundshme, por ju duhet të kryeni edhe një herë analizat për bilancin tiroidien. Për sa më sipër, nënkupton që duhet realizuar nga e para matja e hormoneve të gjëndrës tiroide, kryerja e ekografisë. Nëse do të ishte e nevojshme, do realizohet edhe një shintigrafi dhe vetëm pasi të keni një panoramë më të qartë të paraqitjes aktuale, do ta kisha më të lehtë për të arritur në një përfundim për situatën tuaj. Gjithsesi, duhet bërë një përmbledhje e rastit tuaj, prandaj më mbetet t’ju them se nuk kam dyshime të mëdha se tiroidja ka qenë shkaku i humbjes së fëmijës suaj, por siç e thashë më lart, kryerja e një kontrolli rreth statusit dhe gjendjes së tiroides është i nevojshëm. Nëse do të keni vështirësi të mëtejshme, ju lutem më kontaktoni përsëri ose kontaktoni me mjekun specialist më të afërt, për të vlerësuar gjendjen aktuale. Shpresoj t’ju kem ardhur në ndihmë dhe uroj që të keni një fëmijë të shëndetshëm, sa më shpejt të jetë e mundur. Të shkuara!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Është e dëmshme t’i mbaj syzet disa vjet?

Next Post

Më dhemb prapa koke

Advertisement