Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Horoskopi 8-14 shkurt

Dashi
Nuk është java e duhur për të vënë pikat mbi i me partnerin/en, pasi mund ta nxehni aq shumë sa të rrezikoni ndarjen. Pra, heshtni për momentin nëse nuk doni vërtet të ndaheni. Mund të flisni me një shok/shoqe që e pëlqen partnerin/en tuaj dhe evitoni ata që e urrejnë sepse do t’ju shtynin në drejtimin e gabuar. Në punë, ju do të thyeni rekordet, do t’u jepni fund punëve që askush nuk i merrte përsipër. Nganjëherë zemërimi është pozitiv, sepse të jep forca të reja.

Demi
Këtë javë do ta keni mendjen te karriera, bile mund të shkoni deri në ekstrem sa t’i kushtoheni tërësisht asaj dhe të harroni jetën tuaj personale. Nganjëherë ju ndjeheni në ankth se nuk bëni aq sa duhet, gjë që ju shtyn të bëni shumë më tepër. Doni që të tjerët të njohin meritat tuaja, gjë që e bëjnë, por duket se ju nuk jeni kurrë të kënaqur. Mësohuni të jeni të relaksuar dhe zbavituni më shumë. Kjo është gjë më e mirë për lidhjen tuaj dhe më joshëse, gjithashtu.

Binjakët
Miqtë zënë një pjesë të mirë të kohës suaj, por kjo ju bën të ndiheni mirë. Ju ndjeni nevojën të ndërveproni njëkohësisht me grupe të ndryshme shoqërore, ju pëlqen shumëllojshmëria, por nganjëherë kjo i ndërlikon gjërat, sepse jo të gjithë merren vesh mirë me njëri-tjetrin, pra, ju është mirë të shoqëroheni me grupe të vogla njerëzish dhe t’i përzieni ato me kujdes. Nëse nuk përputhen, s’ka problem. Në fushën sentimentale kthjelltësia që keni do t’ju pengojë të bini në kurthet që ju ngrejnë, por do të dini të rezistoni. Situata në çift është serioze dhe konstruktive.

Advertisement

Gaforrja
Ju do të jeni më të përqendruar në lidhje dhe doni që ajo të jetë më serioze. Po përgatiteni për Shën Valentinin shpirtërisht e konkretisht dhe doni që partneri/ja t’ju japë shenja dashurie. Nëse jeni beqarë, bëni një bilanc të asaj që dëshironi në një lidhje, një listë të cilësive dhe defekteve. Bëni edhe listën e cilësive dhe defekteve tuaja, pasi kjo do t’ju lejojë të kuptoni gjërat që nuk kanë funksionuar në lidhjet e mëparshme. Ju doni të bëni zgjedhjet e duhura, nën ndikimin e Plutonit.

Luani
Këtë javë do të keni disa tensione në familje dhe do të jeni ju që do t’i vini flakën barutit duke thënë atë që mendoni, por edhe atë që jua kanë thënë në konfidencë. Rrezikoni kështu të humbisni besueshmërinë tuaj dhe besimin që të tjerët kanë te ju. Për fat të mirë, do të dini të fitoni faljen, pasi gjërat të qetësohen. Në dashuri, do të tregoheni të duruar. Nëse jeni vetëm, do të kërkoni një lidhje serioze. Në punë do të shkëlqeni.

Virgjëresha
Jupiteri dhe Neptuni në shenjë vazhdojnë t’ju ndërgjegjësojnë për vlerat e vërteta që keni. Ju bëjnë komplimente në punë dhe ekipi i punës ju mbështet kudo. Një djalë/vajzë inteligjent/e do të tregojë interes jo vetëm për sytë tuaj të bukur, por edhe për trurin brilant dhe ju do të tregoni interes për të. Nëse jeni në çift, do të zbuloni plot gjëra për tjetrin/ën, ai/ajo do t’ju hapë zemrën dhe ju do ta dëgjoni me vëmendje e kureshti nëse do të vërtetohen ato që kishit parandjerë.

Peshorja
Urani do të ndodhet herë në Peshore e herë në shenjën e Dashit. Nëse do të hezitoni shumë në zgjedhjet tuaja këtë javë, kjo është normale. Nuk është momenti të merrni vendime të nxituara, sepse mund të pendoheni më pas. Merrni vetëm vendime të lehta, që nuk do të ndryshojnë gjithë jetën tuaj. Do të keni kohë më vonë të merreni me gjërat serioze. Për momentin, reflektoni dhe shijoni përditshmërinë.

Akrepi
Marsi në shenjë ju jep aq shumë energji sa i lodhni të tjerët rrotull jush. Në të njëjtën kohë do të jeni ju që do të organizoni mbrëmjet më të bukura. Jeni krijues, rinovues, i kudogjendur dhe përzierjet e grupeve shoqërore dalin me sukses. Ju do të organizoni edhe jetën shoqërore të partnerit/es, pasi mendoni se ai/ajo duhet të njohë shoqërinë tuaj, nga më e vjetra te më e reja. Në punë keni sukses e plot ide të reja, edhe pa u sforcuar shumë.

Shigjetari
Ju keni filluar shumë projekte dhe tani duhet të planifikoni dhe organizoni gjithçka. Për shembull, keni marrë bileta avioni, por duhet të mendoni për hotelet, miqtë që doni të takoni, monumentet që do të vizitoni. Ju mendoni të rifilloni seriozisht sportin, pasi e keni të vështirë të kontrolloni ushqimin që hani, pra, duhet të lëvizni për të djegur kaloritë e marra. Gjithashtu, shpenzoni shumë para. Ndërpritini shpenzimet tuaja kompulsive, pasi nuk keni nevoja aq urgjente sa ju duket juve.

Bricjapi
Mërkuri, Afërdita dhe Plutoni janë ende në shenjën tuaj. Përfitoni nga kjo për t’u marrë me pamjen tuaj të jashtme, flokët, grimin, etj. Nëse jeni beqarë dhe një shok/shoqe ju propozon një takim me dikë interesant, mos refuzoni, por kapeni rastin, sepse mund të fitoni një dashuri apo një miqësi. Sido që të jetë, nuk do të rrezikoni, por do të keni një shans më shumë. Në punë jeni shumë popullorë te kolegët dhe shefat. Përfitoni nga kjo.

Ujori
Dielli në shenjë lufton me Marsin në shenjën e Akrepit. Kështu, mund të tregoheni rebelë këtë javë. Nuk do të duroni asnjë vërejtje që nuk ju duket e justifikuar, megjithatë, do të jeni të aftë të dëgjoni nëse ajo që ju thonë ju duket e drejtë. Ju do të gjeni një shok/shoqe nga e kaluara krejt rastësisht dhe kjo do t’ju kënaqë aq shumë sa do të flisni gjithë kohën për këtë, aq sa partneri/ja do të ndjehei pak i/e lënë pas dore. Do të keni shumë punë nëpër duar këtë javë, por nuk do të arrini të përfundoni asgjë. Merreni shtruar dhe mbaroni njërën para se të filloni tjetrën.

Peshqit
Neptuni në shenjë dhe Marsi janë në harmoni. Kjo ju jep dëshirë për të krijuar. Kështu, do të keni plot ide të reja, të cilat nuk do t’i mbani mbyllur në sirtar, përkundrazi, do të filloni t’i vini menjëherë në jetë. Një konflikt me një person autoritar do të zgjidhet sepse ju do të lëshoni pe, por do të vazhdoni të mendoni se kishit të drejtë. Mos u përpiqni t’i futeni kësaj teme përsëri, qoftë edhe më vonë. Në lidhje, gjithçka shkon mirë, sepse ju do të tregoheni të përkujdesur dhe të afërt me partnerin/en.

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Cila është ngjyra më e përshtatshme për dhomën e gjumit?

Next Post

Kush e përfiton nënshtetësinë greke?

Advertisement