– Para dy netësh kam parë në ëndërr sikur isha në qiell dhe aty, në njëfarë distance, pashë djallin me fytyrë fëmije e krahë të zinj. Kishte marrë atë pamje që askush të mos e godiste. Erdhi pranë meje dhe shtynte mbështetësen ku rrija unë pezull. E kapa nga gryka dhe i përdrodha zverkun, që iu hollua. Çfarë kuptimi ka?
– Djalli, siç e kemi thënë shpesh edhe në shpjegimet e mëparshme, në ëndërr, ka shumë kuptime, por në rastin tuaj paralajmëron shqetësime dhe situata aspak të favorshme për ju. Ekzistojnë dhe do të shfaqen papritur probleme të ndërlikuara në punën tuaj. Do të mundohen t’ju mashtrojnë, por pavarësisht vështirësive, ju në fund do të dilni e fituar. Fakti që në ëndërr e keni mundur djallin, do të thotë që edhe në realitet do ta mundni atë që do t’ju kundërvihet dhe do t’ju hapë këto probleme. Pas gjithë vështirësive, do të arrini gëzimin.