Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Duke ecur zbathur
Cilat janë ushtrimet që t’i ngrenë vithet?
I ra varësja

Cilat janë ushtrimet që t’i ngrenë vithet?

 

– Jam një vajzë që merrem shumë me palestër, por shoh që nuk kam ndonjë rezultat të dukshëm te të pasmet, që më duken shumë të vogla. Cilat janë ushtrimet që t’i ngrenë vithet?

Mario, instruktor:  – E nderuar lexuese, nuk e dimë moshën tuaj e cila ka një rol të rëndësishëm edhe në mënyrën e të ushtruarit, megjithatë ndodh shpesh që pavarësisht se shumë vetë ushtrohen në palestër, nuk kanë rezultatet e duhura në fizik. Palestra bën goxha punë në riformimin e formave të fizikut, por edhe gjeni luan një rol të rëndësishëm në fizikun e gjithkujt. Nëse konstrukti juaj është me vithe të vogla, atëherë të ushtruarit do t’i tonifikojë, do t’i bëjë të bukura, por jo më të mëdha. Megjithatë, ja disa ushtrime se si t’i ngrini vithet:

Advertisement

– Ushtrimi i parë: Qëndroni poshtë me gjunjët e mbledhur dhe duart pranë mjekrës. Më pas kërceni, duke u hedhur lart e duke i shtrirë krahët në drejtim të tavanit dhe këmbët gjithashtu. Bëni tri herë nga 8 hedhje.

– Ushtrimi i dytë: Bëni një hap para. Hapini këmbët në pozicionin 90 gradë dhe mbajini shpatullat drejt me ijet. Përkulni gjurin dhe kthehuni në pozicionin fillestar. Përsëriteni me këmbën tjetër para, për të përfunduar lëvizjet.

– Ushtrimi i tretë, duke ngritur peshën dhe duke u përkulur. Qëndroni me këmbët e mbyllura dhe ulni gjunjët (me qëndrimin e trupit drejt), duke mbajtur peshat. Pastaj kthehuni sërish në pozicionin fillestar. Mbani pesha nga 10-15 kile apo nga 5-7.5 me duart tuaja.

– Ushtrimi i katërt: Shtrihuni me shpinë në dysheme dhe vendosini këmbët në stol. Me duart e mbështetura në dysheme, ngrini njërën këmbë lart të lakuar në formë L. dhe shtrëngoni mirë vithet. Përsëriteni ushtrimin edhe me këmbën tjetër.

– Ushtrimi i pestë: Qëndroni në këmbë, me njërën këmbë përpara të vendosur mbi një stol. Përqendrojeni tërë peshën duke u përkulur në këmbën që keni përpara, mbi stol (duke përthyer gjurin). Përsëriteni ushtrimin edhe me këmbën tjetër.

– Dhe ushtrimi i fundit ka të bëjë me ngritjen e njërës këmbë ndërkohë që jeni në pozicionin gjysëm shtrirë, gjysëm urë (kur jeni në pozicionin si në ushtrimin 4), por pa ndihmën e një stoli.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Duke ecur zbathur

Next Post

I ra varësja

Advertisement