Jam një prind. Kërkoj një djalë të rregullt në çdo drejtim për martesë për vajzen, e cila është e divorcuar 34 vjeçe me një fëmijë, mundësisht djali të jetë emigrant në Greqi. Kujt i intereson të më kontaktojë nëpërmjet gazetës.
Jam një femër nga verlindja e divorcuar, dua të lidhem me një mashkull për martesë mosha 40-47 vjeç, të jetë nga vendet bregdetare, simpatik, intelektual, pasanik, të banojë në këto shtete, Itali, Gjermani, Greqi, Turqi, Dubai, Amerikë. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë. Me respekt Laura me banim në Tiranë.
Quhem Didi 47 vjeçe nga veriu, për arsye familjare sjam fejuar as martuar ama jeta nuk u shtyka vetëm. Prandaj kërkoj një mik që të më dhurojë kënaqësi e mbështeje, ta kem në krah si për mirë a për keq, të jetë beqar ose i divorcuar, të jetë serioz, i sinqertë, jo aventurier, të tjerat ja lemë kohës. Nëse do më përgjigjeni dua që përsoni të jetë me banim në Tiranë.
Jam Iva 41 vjeç nga Tirana e ndarë dua te njoh nje zotri te mirë per martese mundesisht te jete jashtë me origjinë nga jugu me ekonomi te mirë te jete 44-48 vjeç. Më telefono në këtë nr. vod.&jzte0n. Ju lutem mos më shqetësoni kot. Faleminderit.
Jam një zonjë 44 vjece e divorcuar me nje femije kerkoj të njoh një zoteri deri nga mosha 50 vjeçe. Të dije te vleresoje familjen larg alkolit e duhanit, mundesisht ti kete vdekur gruaja. Familja gjeja e shenjte, zotëria te jete nga jugu stop per lidhje te fshehta dhe aventura. Lini numrin tuaj të telefonit ne gazete. Me respekt zonja nga jugu.
Përshëndetje, jam një zonjë nga Vlora 40 vjeçe e divorcuar, pa fëmijë, dhe jam e interesuar për një person nga mosha 40-48 vjeç, vetëm për qëllime serioze. Kush është i interesuar të më shkruaj numër telefoni në gazetë. Qoftë dhe i ve pasi unë kam edhe një problem me shëndetin, për të cilin do të sqaroj në telefon.
Jam Ilda nga Tirana 54 vjec! Rrjedh nga nje familje e shkelqyer qytetare. Jam e kompletuar ne cdo drejtim, ne mardhenje pune, kerkoj nje lidhje serjoze me nje zotri te me pershtatet mua te jet ne mardhenje pune dhe i paraqitshem. I interesuari te lere nr kontakti ne gazet. Faleminderit.
Jam në kërkim të një burri cilësor nga Tirana për lidhje serioze. Të jetë i moshës 61 vjeç, pa probleme, me kulturë dhe të ketë paraqitje. Unë plotësoj kushtet e një femre ideale. Me respekt Xhilda nga Preza. Pres përgjigjen tuaj nëpërmjet gazetës. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam një vajzë 35 vjeçe nga Korça, e divorcuar me një fëmijë. Kërkoj të njihem me një djalë për qëllime serioze martesore, mundësisht të jetë emigrant në Greqi. I interesuari të lërë të dhëna të sakta në gazetë. Faleminderit.
Kërkoj një lidhje sekrete me një zoteri te mire dhe te kuptushem larg alkolit. Se unë kam vuajtur shumë nga burri gjithë jeten e tij duke pirë alkol dhe ato që punon i prish. Prandaj une jam një zonjë me 3 djem dhe jam në hall. Jam nga Fieri 45 vjeçe. Ai zoteri qe e ndjen veten pa i hapur probleme të më ndihmojë nga ana ekonomike se jam dobët. I interesuari te lërë numrin e telefonit ne gazete. Lona.
I them Julit 30 vjeçe, të mos më shqetësojë më në telefon se do ta kesh punën keq. Do të denoncoj në polici po i re dhe një herë telefonit tim dhe do ti bllokoj të dy numrat. Kështu që ki kujdes se nuk e din për çfarë jam e aftë unë! Ndaj më lër rehat.