Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Tiroidja ma ka fajin që nuk ngelem shtatzënë?

 

– Jam Elida, 22 vjeçe, nga Tirana. Shqetësimi im ka të bëjë me faktin që jam shëndoshur shumë, si dhe kemi afërsisht një vit të martuar dhe nuk po arrij të ngelem shtatzënë. Vuaj prej kohësh nga zmadhimi i tiroides, kam marrë mjekim rregullisht tre vjet për këtë sëmundje dhe kam po kaq kohë që e kam ndërprerë. Dua të di, a ka lidhje sëmundja e tiroides me problemet e mësipërme dhe a duhet ta kuroj sërish tiroiden?

Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: – Duke ju falënderuar për pyetjen tuaj, do të doja të jepja një shpjegim dhe të ngrija një problem që më shqetëson si klinicist. Problemi ka të bëjë me faktin që jo pak pacientë vendosin me kokën e tyre të ndryshojnë barnat dhe jo rrallë, t’i ndërpresin ato! Ky është një zakon i keq që haset shumë rrallë në eksperiencat e kolegëve tanë perëndimorë dhe mendoj që si ju, edhe të gjithë të sëmurët nuk duhet të kryejnë veprime të tilla. Trajtuar në këtë rrafsh mendoj se keni bërë jo mirë që keni ndërprerë një mjekim që mund të kishte qenë thelbësor dhe jetësor për shëndetin tuaj. Lidhur me pjesën e parë të pyetjes, të gjitha të dhënat që përshkruani më lart janë pjesë përbërëse e panoramës klinike të njërës prej sëmundjeve më të shpeshta të tiroides, që është hypotireoza ose pakica e jodit. Në të gjitha rastet, kur ndodh hypotireoza, do të kemi si reaksion zinxhir në organizëm ndryshimin e ritmit dhe nivelet metabolike të përpunimit të ushqimit e të djegies së tyre. Për pasojë, organizmi bëhet më dembel, konsumon më pak ushqim dhe rezervon më shumë dhjamë. Qartësisht e kuptueshme është këtu që nëse kjo sëmundje zgjat, të sëmurët fillojnë të shtojnë në peshë dhe paraqitet obeziteti, forma më e rëndë e mbipeshës. Gjithashtu, te vajzat dhe gratë në periudhën e riprodhimit, nëse kjo sëmundje nuk trajtohet, bëhet shkak për çrregullime të ciklit e për pasojë, këto gra mund të vuajnë paaftësinë e konceptimit të një fëmije apo thënë thjesht, do ta kenë të pamundur të mbeten shtatzënë.

Advertisement

– Duke vazhduar analizën hipotetike të rastit tuaj (them kështu sepse më mungojnë të dhënat ekografike, hormonale, imazherike të gjëndrës tiroide për të përcaktuar më saktë nëse realisht vuani nga sëmundja e mësipërme apo jo), nuk përjashtohet mundësia që ju të keni shqetësimet që më përshkruani më lart edhe pa e patur çrregullimin e funksionit të gjëndrës tiroide. Gjykuar në këto kushte që ju jeni, ju kërkohet një vlerësim momental i nivelit dhe funksionit të gjëndrës tiroide. Ju duhet të kryeni të paktën një ekografi dhe një analizë hormonale për t’u siguruar që gjendra tiroide juaj e ka të ruajtur ose jo funksionin. Nëse analiza dhe ekoja rezultojnë me probleme, atëherë duhet të thellohemi më shumë në përcaktimin e saktë të diagnozës dhe mbi të gjitha, të shikohet çfarë ka sjellë disbalanca e hormoneve të tiroides. Ju siguroj që në bazë të këtij ekuacioni mbetet gjëndra tiroide, ndaj ju duhet të filloni sa më parë trajtimin sepse nëse nuk do kishim një kthim në normë të kësaj gjëndre, fenomenet shqetësuese që ju keni do të vazhdojnë më tej. Pres të më shkruani sërish, për të më dhënë një informacion më të detajuar dhe për të më treguar si ka marrë rrugë problemi juaj. Të shkuara.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (2) View Comments (2)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Test: A di gjithçka për Vitin e Ri?

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement