Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Sa kilogramë duhet të humb?

– Përshëndetje. Doja të pyesja instruktorin e kësaj gazete në lidhje me peshën. Jam 25 vjeçe, 1.65 e gjatë dhe peshoj 85 kg. Sa duhet të peshoj? Pas lindjes së djalit më ka mbetur shumë bark. Para një muaji kam blerë një vegël për të bërë vrap në shtëpi. Sa kilogramë duhet të humb? Do ta vlerësoja shumë përgjigjen tuaj. Faleminderit.

Mario, instruktor:  – E nderuar 25 vjeçare, sipas të dhënave që na jepni, ju duhet të kishit peshën 58 kilogramë, kështu që duhet t’i humbisni ca kilogramë. Megjithatë, kjo nuk duhet t’ju dëshpërojë, aq më tepër që ju këtë peshë e keni marrë pas shtatzanisë. Jeni në një moshë të re dhe vini shumë shpejt në formë, kuptohet, duke mbajtur edhe një regjim ushqimor dhe duke u ushtruar njëkohësisht. Fillojeni regjimin duke i zëvendësuar ushqimet me shumë yndyrë me ato me pak yndyrë dhe hani shpesh e nga pak. Lini gjithmonë pak ushqim në pjatë, mos u ngrini nga tavolina e tejngopur. Mirë është të hani ngadalë, që t’ju krijohet sa më shpejt ndjesia e të ngopurit. Pini sa më shumë ujë, të paktën 2 litra në ditë, ose edhe 3 litra rekomandojmë për ata që merren me shumë sport. Ndryshimi duhet të vijë gradualisht dhe jo menjëherë. Është mirë të humbisni peshë gradualisht, pak e nga pak. Nuk duhet të mbani dietë, por vetëm regjim ushqimor. Darka duhet të jetë ushqimi më i varfër që mund të konsumoni dhe mundësisht, ta konsumoni në orën 19.00 të darkës. Pas kësaj ore, është mirë të mos konsumoni asgjë, përveçse ndonjë frut, lëng frutash apo fruta të thata, nëse keni uri.

– Ndërkohë, në të njëjtën kohë stërvituni në veglën tuaj që ma merr mendja se është pistë, pra, vraponi. Është mirë edhe nëse është biçikletë. Të gjitha ushtrimet që quhen kardio ndihmojnë shumë në humbjen në peshë. Do të ishte akoma më mirë të regjistroheshit në një palestër, por duke qenë se ju keni blerë veglën për në shtëpi, do të thotë që e keni kohën e kufizuar. Bëni çdo ditë vrap të paktën nga 30-45 minuta, ose bëni katër herë në javë, varet gjithnjë nga mundësitë dhe nga koha që keni në dispozicion. Siç ju thashë edhe më sipër, rëndësi ka regjimi ushqimor dhe të ushtruarit, si dhe durimi. Gradualisht, po t’i ndiqni me rregull këto që ju thashë, do të arrini peshën që kërkoni ose do të shkoni afër ideales. Ju përshëndes!

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Endrrat tuaja te shpjeguara...

Next Post

10 arsye pse NUK duhet të martohesh...

Advertisement