Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pse më loton syri?

 

– Doktoreshë Rezarta, ju përshëndes. Kam probleme me syrin e majtë, më loton shumë dhe më kanë thënë që kanali i lotëve më kanë zënë qelb e më kullon. Çfarë më këshilloni të bëj? Jetoni.

Dr. Rezarta Shkurti, okuliste: I dashur Jeton! Problemi i syrit për të cilin ju më shkruani në letrën tuaj është relativisht i zakonshëm në praktikën tonë ophtalmologjike. Diagnoza quhet Dacriocystit Chronik dhe ka të bëjë me bllokimin e pjesshëm apo të plotë të kanalit të lotit dhe si rrjedhim, loti, i cili prodhohet në gjëndrën e lotit që është e pozicionuar diku pranë kapakut të sipërm, nuk eleminohet i gjithi në kanalin e lotit të bllokuar, por mbetet në liqenin e lotit të syrit, qarkullon aty brenda vetvetes, riciklohet dhe krijon mjedis për infeksion. Si përfundim, ka qelb dhe sklepa.

Advertisement

Rasti juaj përbën rast kronik, pra, të ripërsëritur. Ju e keni trajtuar disa herë me antibiotikë me pika dhe ndonjëherë edhe me antibiotikë sistemikë tabletë nga goja, por gjendja qetësohet për momentin dhe raktivizohet prapë kohë më pas. Në këto kushte, rekomandohet sondimi i kanalit të lotit dhe tentohet të lirohet kanali i lotit. Nuk e kam këtë informacion nga ju në letrën që më shkruani, nëse e keni kryer këtë procedurë apo jo. Ndërkohë, në qoftë se edhe kjo procedurë është kryer dhe juve prapë ju loton syri, atëherë zgjidhje e vetme mbetet DCRS (Dacryocystorhinostomia) që është ndërhyrje operatore përfundimtare, kirurgjikale, që zhbllokon kanalin e lotit. Ju uroj shërim të shpejtë.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (2) View Comments (2)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Arinda Gjoni: Po rifitoj kohën e humbur

Next Post

Kledi Kadiu behet baba

Advertisement