Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Nevina Shylla: Ky ishte mometi i duhur!

E keni parasysh atë shprehjen: “Përshtypja e parë nuk të zhgënjen”? Mua kjo më ka ndodhur me bukuroshen Nevina Shtylla, e cila vazhdon të mbetet po ajo vajza e ëmbël, e sjellshme dhe mbi të gjitha, shumë korrekte që kam njohur në fillim. Ishim mësuar ta shihnim në ekranin e Mad Tv, por tashmë Nevina ka një angazhim të ri në jetën e saj artistike, atë të moderatores së emisionit “Next” në Vizion Plus. Por, çfarë na thotë vetë Nevina për pozicionin e ri në këtë televizion, për “Next”-in dhe sigurisht, edhe për veten?

 

Mia Buci: – Nevina, nga Mad Tv, u stacionove te Vizion plus… Çfarë e solli nevojën e këtij ndryshimi?

Advertisement

Nevina Shtylla: – Nuk mund të them se ishte nevojë, më tepër sesa dëshira dhe ambicia për të sfiduar veten dhe për të qenë në pozicione me përgjegjësi më të madhe. Televizionin e shoh si të ardhmen time, kështu që edhe rritja në detyrë është e nevojshme. Ky ishte thjesht momenti i duhur.

– Zakonisht, kur ndjen nevojën e ndryshimeve në jetën tënde?

– Përmirësimi është vazhdimisht i nevojshëm, ndërsa ndryshimin, vetëm aty ku duhet.

– Çfarë të përcjell “Next”-i dhe çfarë arrin ti të përcjellësh nëpërmjet tij?

– “Next”-i është një vrull emocionesh me të cilat përballem çdo ditë dhe më bëjnë ta dashuroj çdo herë e më shumë punën që bëj. Synimi im është t’i jap sa më tepër origjinalitet duke përshtatur formatin e “Next”-it me veten.

– Ndodh të pendohesh për zgjedhjet që bën në jetë?

– Njerëzit mësimet më të mira i nxjerrin nga gabimet, por unë, në zgjedhjet e rëndësishme mundohem të bëj sa më pak gabime dhe i mendoj mirë gjërat para se të vendos.

– E qetë, e ëmbël, e thjeshtë… Në cilën nga pikat kemi gabuar?

– Të trija janë karakteristika të miat, ndër të tjera, sigurisht. Njeriu është qenie e komplikuar dhe është e vështirë të nxjerrësh vetëm tre epitete për ta përkufizuar. Por, besoj se qetësia nuk është pika ime më e fortë. E zgjedh qetësinë në varësi të situatës, aty ku duhet.

– Nëse nuk do ishte pjesë e televizionit, me çfarë do të merrej një vajzë e bukur?

– Unë kam kryer studimet për Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, por kam përzgjedhur grafikën si specializim. Gjithashtu, do të nis edhe një degë të dytë për Marketing dhe shpresoj që në të ardhmen t’i ndërthur të dyja. (Buzëqesh)

– Të përndjek akoma titulli Miss Shqipëria?

– Unë do të mbetem gjithmonë Miss Shqipëria 2010. Shumë paragjykime vijnë bashkë me të, por unë pikërisht për këtë arsye zgjedh ta mbaj me krenari këtë titull, në mënyrë që vazhdimisht të vërtetoj të kundërtën.

– Çfarë iu ke zili moshatareve të tua që nuk merren me televizion?

– Televizioni nuk më ka penguar në asgjë, madje më ka ndihmuar në formimin tim, duke qenë se kam qenë pjesë e tij që në moshë fare të vogël. Veç kësaj, preferoj t’i mbaj sytë te vetja e të jem e lumtur për ato gjëra që kam.

– Në këto ditë të ftohta dimri, ku e gjen ngrohtësinë e shpirtit?

– (Buzëqesh) Familja, pa diskutim, është streha ime. Pas orëve të gjata në punë e në fund të një dite të lodhshme, aty e gjej qetësinë.

– Ndihesh femër me fat edhe në dashuri?

– Ndihem me fat në përgjithësi. Nëse njeriu është i hapur ndaj së mirës, nuk e pret asgjë tjetër veç kësaj. Çdo gjë është kalimtare, sigurisht, por unë kam zgjedhur ta injoroj të keqen e ta kaloj me një buzëqeshje. Ditët e mira janë ato te të cilat fokusohem.

– Si është ai, sipas përshkrimit tënd (sepse jam e sigurtë që është kurioz ta lexojë)?

– Personi të cilin do zgjedh ta kem në krah, do ta ketë shumë të qartë vlerësimin tim ndaj tij, kështu që nuk është e nevojshme ta bëj një përshkrim të tillë.

– Cila është arratisja jote kur nuk je në humor të mirë?

– Natyra, gjithmonë, më sjell në humor. Ndihem shumë mirë në bregdet, në mal ose kudo tjetër. Mjafton të jem për pak kohë larg zhurmës dhe rrëmujës së përditshmërisë.

– Si do ta përshkruaje veten në një fjali?

– Është shumë e vështirë ta përkufizosh dikë me vetëm pak fjalë. Unë jam Nevina. Vetëm kaq mund të them. (Buzëqesh)

– Çfarë ndikimi ka teknologjia në jetën tënde?

– Është pjesë e pandarë e imja, por në ditët e sotme kam përshtypjen se është pjesë e çdokujt. Nuk them se jam e varur ndaj teknologjisë, por pa dyshim është diçka e rëndësishme për mua dhe më lehtëson goxha në punët e përditshme.

Çfarë më thua për selfiet apo belfiet?

– Belfiet nuk i preferoj aspak, ndërsa selfiet është fakt tashmë që janë këtu mes nesh e nuk do të largohen kurrë. (Buzëqesh)

– Dëshira për t’u dukur…

– Çdokush dëshiron të ketë pak vëmendje, por secili zgjedh formën e tij për t’u dukur. Zakonisht, preferohet nxjerrja në pah e formave trupore për të rënë në sy, por unë besoj se vëmendje tërheq edhe e thjeshta, edhe e zgjuara, edhe shpirtmira e kështu me radhë.

– Një ditë e shënuar për ty…

– Besoj se ditëlindja është dita që më përcjell më shumë emocion ose që rri e mendoj që dy muaj para. Më pëlqejnë festimet dhe organizimet, kështu që përveç kësaj, kam edhe shumë ditë të tjera të rëndësishme, duke nisur që nga ditëlindjet e familjarëve, Krishtlindjet, Viti i Ri…

– Defektet e tua…

– Defekte kam disa për të cilat jam e ndërgjegjshme dhe mund të kem dhe ndonjë që s’e kam zbuluar akoma. Ku i dihet? (Buzëqesh) Mundohem t’i ndreq, kështu që më mirë s’po i zbuloj.

– Ke ndonjë talent të fshehur?

– Diçka që pak vetë e dinë është që unë kam dorë për pikturë. Jam shumë konservative ndaj krijimeve të mia të deritanishme dhe kam publikuar vetëm njërën, pikturën e parë të realizuar me bojëra vaji.

– Gjëja së cilës i trembesh më shumë?

– Humbja e njerëzve të mi të dashur. Nuk më frikëson asgjë tjetër.

– Jeton vetëm?

– Nuk jetoj vetëm, edhe pse më tërheq idea. E shoh si një sfidë me të cilën do të përballem në një të ardhme jo shumë të largët.

– Si e mendon shkëputjen nga prindërit?

– Fillimisht do të jetë e vështirë, por nuk më ndalon askush të shkoj e t’i takoj çdo ditë prindërit, apo t’u bie në qafë për drekë për shembull, duke qenë se aftësitë e mia nuk janë shumë të mira.

– E rrëmujshme apo e organizuar?

– E rrëmujshme në ditë të rrëmujshme dhe e organizuar, në çdo ditë tjetër.

– Në një takim, je gjithmonë herët apo gjithmonë vonë?

– Përgjithësisht, jam shumë korrekte me oraret, por ka edhe raste të veçanta kur edhe unë përdor shprehjen: “Për 5 minuta jam aty”. (Qesh)

– Një shembull për t’u ndjekur…

– Kam shumë shembuj në fusha të ndryshme. E rëndësishme është që kuptoj se nuk jam perfekte dhe nuk e kam aspak problem të ndjek hapat e dikujt që ia ka dalë ta bëjë diçka më mirë sesa unë.

– Zemra apo mendja është dominuese te ti?

– Zemra është ajo që më udhëheq. Kjo gjë ka të mirat dhe të këqiat e saj, por kështu preferoj të jetë. Mendja vendos veton atëherë kur nuk tolerohen gabimet.

– Më mirë të puthesh nën veshtull apo nën shi?

– Puthjet janë gjithmonë të bukura, pavarësisht vendit. Mjafton të ketë puthje e të jenë të ndiera.

– Do të vazhdoje të dilje me dikë të cilin mamaja jote nuk e pëlqen?

– Unë jam rritur nga mamaja e babai im dhe shumë gjëra i mendojmë njëlloj, sidomos konceptet bazë të së mirës e së keqes. Personat që zgjedh të kem në krah (këtu përfshij edhe shoqërinë e ngushtë) priten krahëhapur edhe nga familja ime, e cila ka besimin maksimal tek unë. Prindërit nuk pëlqejnë ata persona që nuk ua duan të mirën fëmijëve të tyre, por personat që më mërzisin ose janë negativë, jam unë e para që nuk i fus në rrethin e ngushtë.

– Si do ta përshkruaje bashkëshortin tënd të ardhshëm?

– Kur të jem krah bashkëshortit, do ta zbulojmë të gjithë bashkë si do të jetë ai. (Buzëqesh)

– Ke shkruar ndonjëherë një letër dashurie?

– Preferoj t’i shpreh ndjenjat e mia çdo ditë me fjalë dhe veprime. Nuk kam shkruar ndonjëherë letër dashurie, por nuk jam aspak kundra idesë. Nuk kam patur ndonjëherë rastin për ta bërë diçka të tillë. Kur të vijë, besoj se do ta bëja. (Buzëqesh)

– Në prag të 2016-ës, cila është lista e dëshirave të tua?

– Dëshirat e mia janë pa fund, por ajo që kryeson është: Të kem një vit me sa më shumë lumturi e dashuri pranë miqve dhe familjes.

 

Çfarë është për ty…

…e mirë?

– Vlerësimi i njerëzve që të rrethojnë.

…e keqe?

– Mashtrimi.

…e bukur?

– Dashuria.

…e neveritshme?

– Tradhtia.

…shokuese?

– Asgjë.

…e mërzitshme?

– Monotonia.

…për të qeshur?

– Shumë gjera.

…romantike?

– Buqetat me lule.

…erotike?

– Qenia njerëzore.

…tunduese?

– Një darkë me sushi.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

5 simptoma të pazakonta që tregojnë se ke diabet

Next Post

Test: Dini si ta evitoni kolesterolin e keq?

Advertisement