Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Më ka dalë një kokërr në sy

– Doktoreshë Rezarta, kam një problem. Para tre muajsh më ka dalë një kokërr në sy. Shkova tek oftamologu dhe më tha ta bëja operacion, mirëpo pa u shëruar akoma ajo, më doli një kokërr tjetër në të njëjtin sy. Më rekomanduan të bëja strishon e syrit dhe aty më rezultoi bakteria staphylocous aures. Ju lutem, më thoni, si duhet të veproj? Jam shumë e shqetësuar.  Pse ndodh kjo gjë, pse dalin këto kokrra dhe a shërohen përgjithnjë?

Dr. Rezarta Shkurti, okuliste:E nderuar letërshkruese! Sëmundja për të cilën ju më shkruani quhet Chalazio dhe është infeksion i mirëfilltë i kapakut të syrit (të sipërm apo të poshtëm), që përafërsisht ka madhësinë e një kokrre misri të madhe deri në madhësinë e një bizeleje. Këto infeksione e kanë shkakun mikrobial specifikisht staphylococus aurens, pikërisht siç juve ju ka rezultuar në strishon e syrit që keni kryer, të cilën ne oftalmologët në politikën tonë e quajmë antibiogramë.

– Pas ndërhyrjes që keni bërë për hapjen e plagës ekzistuese, në atë vend nuk zhvillohet më proces, sepse produkti i qelbëzuar brenda del së bashku me kapsulën, por nuk përjashtohet mundësia që në vende të tjera të kapakut të zhvillohen procese të tjera të shumta në numër. Predispozitë më tepër ka gjinia femër, siç jeni edhe ju, pasi ndikojnë produktet e kozmetikës: rimeli, peneli, lapsi i syve, ton sysh etj. Në darkë para gjumit rekomandohet heqja totale e tualetit të syve me solucion dhe me tampon sysh, që duhet të pasohet me larjen e syve me ujë të bollshëm. Përsa i përket mjekimit, plagët e kapakëve duhet të trajtohen mirë me medikamente, përpara se të ndodhë procesi i inkapsulimit, pra, krijimi i kokrrës së fortë. Më pas nuk ka mjekim medikamentoz, nevojitet patjetër kirurgji. Shpresoj t’jua kem sqaruar paqartësitë e sëmundjes tuaj. Faleminderit që më shkruat.

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Familja më tha: “Nëse ikën me gruan, s’ke më shtëpi këtu!”

Next Post

A trashëgohet epilepsia?

Advertisement