“Lacooo, u bëfsh 100 vjeçe! U rrite e u plake edhe ti, u bane gru e madhe 20 vjeçe. xp T’uroj ma të mirat e botës e vetëm gjana të bukura. Suksese shumë e shumë në shkollë e me nota të mira. Shpresoj të plotesohen tana dëshirat tuja e të shoh lart e ma lart, se meriton ma të mirat e kësaj bote. Tashiii marrinat s’kena me i lan se u rrite, maksimumi ta po mbesim në derë. xp Jam me fat që të kam njoft e të kam shoqe kaq të mirë. Ti e din, shko e sjellu ku të dush, prap te unë ta po perfundon. xp Pashim tash se na e prune te hunaaaaa! Tdu fort laco. U bëfsh 100 vjeçe!

P.s se ta po rrin e dëgjon at kangën “unë jam 20 vjeç” tash xp. Zgjodha kyt foton se është e vetmja serioze që kena. xp

 

Klea, edhe 100 vite të lumtura

Me gëzimin dhe emocionin e veçantë që provojnë prindërit kur vajza e tyre e zemrës mbush 18 vjeçe, duke bashkuar këtu edhe dëshirën e vëllezërve, motrave, xhaxhallarëve, gjyshit, gjyshes, shokëve dhe shoqeve, urojmë sot Klean me rastin e 18 vjetorit të lindjes. Edhe 100 vite të tjera të lumtura e plot shëndet. Ti erdhe dhe hyre në jetën tonë ashtu siç çel trëndafili i parë, në prag të një pranvere. Si të gjithë prindërit që provojnë ndjesinë e të qenit për herë të parë nënë e baba, edhe për ne ajo ditë do të mbetet në memorie si agimi më i bardhë i një dite të bekuar, që Zoti i fal rrallë njeriut në jetë. Ndonëse ishte ditë dhjetori me ngricë e acar, jeta jonë u kthye në një behar në mes të dimrit, sepse ti solle në jetët tona shpresën, gëzimin, harenë e lumturinë më të skajshme, solle motivin e jetës për një familje të re. Fëmijët janë bekim për njeriun, janë frymëzimi, forca dhe kuptimi i jetës së tij. E, në veçanti, vajzat, me ato dhunti që u ka falur natyra, janë për prindërit një univers plot magji, një botë plot dashuri, janë një hit, një stoli, një diell, një mrekulli. Fëmijëria është një botë e çuditshme, me mijëra befasira dhe me qindra kilometra dëshira, por ajo s’është lodër, s’është as këngë e melodi, ajo është një rrugë plot të papritura e vështirësi, ndaj ne si prindër të këshillojmë:

Dëgjo zemrën, ajo të mëson kujt t’i besosh

Dëgjo instinktin ai të tregon si të veprosh

Dëgjo këshillat, ato të ndihmojnë të jetosh

Dëgjo prindërit, ata të frymëzojnë të mos gabosh.

Për një njeri jeta është një provë e karakterit të tij, është punë, guxim, përpjekje e vështirësi, përmes të cilave rritet dhe forcohet ky karakter. Nëse do të jetosh, duhet të gjenerosh e të japësh vlera, të njohësh botën e ta pranosh atë me të mirat dhe të këqijat të bëhesh vetë pjesë e saj.

Jeta është shkollë, duhet të mësosh

Jeta është garë, duhet të garosh

Jeta është sfidë duhet të guxosh

Jeta është betejë, duhet të luftosh

Jeta është shije, duhet ta pranosh.

Tashmë që u bëre në moshë madhore, jeta për ty i ka hapur dyert e saj. Ajo të fton të hysh në një tjetër botë, në një udhëtim. Shkolla e dituria janë një furrë ku piqet intelekti i njeriut dhe aty do të gjesh pikërisht atë që të duhet në këtë jetë. Duke të uruar edhe 100 pranvera të tjera të lumtura besojmë dhe shpresojmë që jetën tonë të na e mbushësh me gëzim, krenari dhe optimizëm. Qofsh e gëzuar dhe e lumtur me bekimin e Zotit dhe dëshirën e prindërve gjithmonë pranë. Me respekt të thellë, Sabri Gjeci.

 

 

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:

–  Tani është e padiskutueshme: Libri, si book (letër) vazhdon të mbetet një pjesë kaq e rëndësishme e ndërgjegjes intelektuale të shqiptarëve. Por ky vit më formësoi një dukuri shumë të këndshme: Tani në krye të shumicës së shtëpive botuese, më serioze, kemi ca gra simpatike dhe plot kulturë: Rita Petro, Flutura Açka, Arlinda Duda, Irena Toçi, Loreta Berhami, i kanë dhënë më shumë feminilitet librit. Risi në tematikë, përmbajtje, paraqitje, menaxhim. Dhe për fat, janë të gjitha, gjithë nur (sharm)… Dobësia ime dihet kush është, Arlinda, po nga zemra urime të gjithave!

– I dashur Hazir! Në natyrë, në jetë, shumë objekte të natyrshme, bardhësia i përsos, duke u shtuar bukurinë, sikur jep një pjesë të virtytit të veçantë prej vetes, si te mermeri, fajancat joporoze, perlat, por kur them: “Ky njeri është shpirtbardhë”, kemi arritur në një gjendje superiore. Në këtë bardhësi e shoh edhe shpirtin tënd, i nderuar miku im. Dhe ja ku po ta “dhuroj” këtë krahasim, si urim për festat e Nëntorit. Të përqafoj fort, njeri i mrekullueshëm!

– Artan Hoxha, miku im i shtrenjtë, aty te TBU-ja. Rasti i festave të nëntorit, është thjesht një mundësi për të të falënderuar dhe uruar. Po, jam në këto momente skllav i një meditimi: Mund të kem dëgjuar edhe njerëz, që nuk janë dakora me ato që thua ti në daljet televizive. Po, për be, nuk kam dëgjuar asnjë të vërë në diskutim epërsinë tënde mbi mediokritetin dhe mendimin e mjegulluar. Duke pasur një kujtesë famoze dhe një zotërim ideal të argumentit, je ai që je, i dashur Tani. Të përqafoj fort! Puthe gocën!

– Përpiqem të të ndjek në përkushtimin tënd ndaj Lushnjes, i dashur Fatos Tusha. Ti del pak në televizor, nuk je i bujës mediatike, po ata që kanë dy fije tru, e dinë se dinjiteti yt nuk barazohet me dinjitetin e 100 prej atyre që rrinë gjithë ditën në TV.

– Shfrytëzoj rastin të të uroj për festat e nëntorit dhe më tej, ty që e ke shpirtin më të bardhë se Albatrosi (për të bërë një krahasim kjo!). Të përqafoj Tosi.

– Said Fishta, miku im! Dua të bëj për ty një krahasim të guximshëm: Shpirti yt më ngjan me një materie flakëronjëse (sporti) që fluturon drejt yllit të shenjtë (Zotit). Në jetën e përditshme të gjithë ata që të njohin e dinë se je një strehë drite, ku rri gjithnjë ndezur Mirësia e njeriut. Le ta konvertojmë këtë që thashë, me një urim për festat, i dashur Said. Urime!

– Përvoja e zakonshme e trashëguar e gjithë njerëzimit, kur flet për ngjyren e bardhë, ndahet në dysh. Asnjë nuk ka qejf të rrijë pranë një njeriu Albino (të talentuar), ia mbath vrapit përballë një ariu apo ujku të bardhë. Dhe… etj. etj. negacione. Por, kur vjen puna që do të dalloje një njeri human nga të tjerët, thashë “zemërbardhë si ai nuk gjen”. Prapë, e bardhë.

– I dashur Tonin Alia, pas flokëve që po të zbardhen nga pak, brenda kraharorit të fuqishëm, tëndit, rreh pikërisht një zemër e bardhë. E bardhë, deri në limitet e artit. Në këtë fund nëntori dhe festash, ky krahasim i menduar mirë nga unë, të vjen si urim. Mjeshtri i Madh i punës dhe president i “Shkollës” së mirësisë dhe drurit “Ardeno”. Urime Tonin, ti, familja, gjithë kolektivi. Dhe… mos e braktis Liqenin.

– Me thënë të drejtën, Xhemalin e takoj më shpesh, i dashur Kujtim, se… ja ku është kryesia e Parlamentit. Po, do të dëshiroja, bashkë me urimin për festat e nëntorit, të të përsërisja ndjenjat e mia vëllazërore, së pari, për zemrën tënde. Nuk di një herë të kem patur hall dhe ti të mos më kesh ndihmuar. Edhe për këtë fisnikëri, ta ka bërë Zoti mbarë, i dashur Kujtim Qefalia. Vitet, vetëm sa e lartësojnë këtë të vërtetë! Të fala të gjithëve, veçanërisht Gersit, që kush e di sa është bërë! Urime!

– Vij te dezhurni i Ministrisë dhe më thanë se je në Vlorë, i dashur Mondi. Dhe vërtet je atje për masat për përmbytjet e mundishme. Të nesërmen vij prapë, po ti je në Fushë-Krujë, në një biznes model. Dhe mes të ftuarve shoh një njeri të shtrenjtë për mua, Ilir Trebickën. Korçar edhe ai. Dhe që bën përditë sport, edhe tani. Po, që të kthehem te ti: Ti nuk je një mjegull bojë qumështi, që shfaqesh papritur e pa u lodhur, sa aty-këtu! Jo, je siç e kam thënë nga zemra ime 62 vjeçare: Ministri më i palodhur që kam njohur ndonjëherë. Çdo qeveri do ta kishte për nder të të kishte në gjirin e saj. Dhe, le të jetë ky konstatim i sinqertë edhe urim për ty, në këtë muaj të bukur e plot diell, siç e the edhe ti në Fushë-Krujë. Urime, Edmond Panariti.

– Qoftë, edhe vetëm për faktin se i nderuari dhe i paharruari babai yt, Sabriu, ka qenë partizan, unë mund të të shkruaja këtë mesazh për ty, doktoreshë Anila Godo. Po, ndërkohë ti je një nga shoqet e mia më fisnike dhe një mall njerëzor, i kualifikuar si “Bio”, më shtyu të bëj këtë urim. Jetë të gjatë dhe suksese, ti dhe familja, e nderuar Anila. Të përqafoj fort!

– Blerim Shkurti, miku im i mrekullueshëm. Sa herë vij te KLSh-ja, për t’u takuar me shokun tim B. Leskaj, gjithmonë e pyes për ty. Më vjen mirë që edhe ai ka të njëjtin mendim për ty si edhe mua. Një gjë e kam si ngërç dhe pas kaq vjetësh njohjeje, dua ta them, i dashur Blerin: Njerëz si ti (të pakët, mjerisht) mua më kujtojnë se ka ende të tillë që udhëhiqen nga kuptimi më i thellë i idealizimit. Edhe pse koha nuk shkon krah tyre, ata janë mes nesh, si shembëlltyra të virtytit. Urime, i dashur mik dhe gëzuar festat!

– Gabimi është njerëzor, i dashur Viktor Çaushi. Kurse falja, hyjnore. Të kisha ngatërruar mbiemrin, por kurrë personalitetin tënd aq të spikatur. Megjithatë, edhe emri, edhe mbiemri i njeriut, janë pjesë e personalitetit të tij që rrugës së jetës, ose përndriten, ose zbehen. Në rastin tënd, kam certifikatën e instinktit tim, po edhe zemrës time, se përballë kam një mik që është vërtet shumë fisnik, si ti, Viktor Çaushi. Të përqafoj fort.

– I dashur Tom! Para pak ditësh, vajta për vizitë në Manati të Lezhës, te deputeti E. Ndocaj. Dhe për t’u bindur, i thashë: “E ke vërtetë shok, Doshin?”. “Patjetër!”, m’u përgjigj. U ngrita dhe e përqafova. Unë këto fjalë respekti dhe dashurie i kam dëgjuar edhe nga M. Babani, Zef Hila, Rrok Zefi, i lokalit “D’Angelo”, e plot të tjerë. Të lutem, ki parasysh, çfarë ngrohtësie më përçon shpirtin për një njeri, që e kam në nderin tim më të madh, që e kam mik dhe shok, i dashur Tom Doshi, deputet, po në radhë të parë: Njeri me zemër yll! Të përqafoj, gëzuar festat!

– Nikolin Jaka do të ishte patjetër, pjesë e këtyre urimeve. Ai, më së pari, më kujton një “specie” të rrallë njerëzore: dinamik, vizionar, në mbrojtje logjike të biznesit, ai është aq larg atyre njerëzve, politikanë ose jo, që të kujtojmë një shkretani të përjetshme të mirësisë! Jo, Nikoja është edhe kaq i ngrohtë dhe pa protokoll, në marrëdhëniet njerëzore. Kështu mbetsh përherë, i dashur miku im, Nikolin Jaka. Aferim!

– Është një aspekt, i dashur Stefan, që mua më ka rrëshqitur pak: Ndjenja jote e lirisë. Të shprehurit e atyre që mendon në bazë të formimit tënd dhe pa u ndikuar. Një gjë brilante dhe kaq e rrallë kjo! Epo, ja që festat e lirisë të mundësojnë fort edhe meditime të tilla. Të përqafoj fort, shok i mrekullueshëm, Stefan Vuçani!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *