Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Endrrat tuaja te shpjeguara…

Gjarpërinjtë

– Kam parë në ëndërr sikur ndodhesha në dhomën time së bashku me vajzën e xhaxhait. Pashë 2-3 gjarpërinj që dridheshin e përdridheshin me njëri-tjetrin dhe kërcenin lart, por unë nuk po frikësohesha prej tyre. Ç’do të thotë kjo ëndërr? Faleminderit.

– Është një ëndërr që tregon gjendjen tuaj erotike. Ju ndjeni që keni nevoja fiziologjike të cilat në njëfarë mënyre ju frikësojnë, ama në praktikë jeni gati të provoni çdo gjë. Sipas popullit, gjarpërinjtë në ëndërr tregojnë se keni armiq, ama përfaqësojnë edhe pjesën erotike të çdo personi që i shikon, sidomos kur i shikojnë femrat. Ju nuk keni frikë të futeni në intimitet, kjo është domethënia e ëndrrës tuaj.

Advertisement

 

I dashuri

– Shpeshherë shoh në ëndërr sikur motra e djali që unë dua janë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe unë qaj. E shoh shpesh këtë ëndërr dhe do të doja të dija çfarë kuptimi ka?

– E nderuar lexuese, ju jeni natyrë shumë xheloze dhe dyshoni për çdo gjë. Kjo ëndërr s’ka lidhje me motrën tuaj, por me vetë ju; motra përfaqëson dyshimet dhe xhelozinë tuaj ndaj djalit që dashuroni. Ju, gjithçka e mbani përbrenda vetes. Nëse ka diçka që nuk shkon në marrëdhënien tuaj dhe dyshoni për diçka, do të bënit mirë ta diskutonit me të dashurin, në mënyrë që të mos keni probleme më vonë. Kjo është këshilla që ju jep ëndrra juaj!

 

Morrat dhe kunata

– Mbrëmë kam parë një ëndërr shumë të çuditshme dhe të shpifur: sikur kunata po nxirrte morra nga koka ime dhe i vriste. Ajo qeshte, ndërsa unë ndihesha shumë keq dhe e turpëruar. Ju lutem, më ktheni një përgjigje. Faleminderit.

– Do të kaloni një siklet ose tashmë e keni kaluar atë. Morrat përfaqësojnë siklete, sëmundje, stres, por që ju do t’i kaloni sepse keni parë kunaten që jua vriste, ndaj nuk duhet të shqetësoheni. Kunata tregon edhe marrëdhënien që keni ju të dyja bashkë. Jeni në harmoni, por shpesh ju keni rezerva të cilat i dini vetëm ju! Gjithë të mirat.

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Njoftime nga Shqipëria...

Next Post

Niko Peleshi: Përse më qëlloi Rama

Advertisement