Dje kishte nje akuze publike
qe kryeministri Edi Rama ka takuar fshehurazi kryetarin e Gjykates Kushtetuese dhe 2 anetare te tjere te Gjykates Kushtetuese.
Qellimi i ketij takimi prapaskenik te kryeministrit Edi Rama me kreret e Gjykates Kushtetuese-sipas akuzes publike- u be qe kryeministri Rama ka ushtruar presionin politik ndaj kryetarit te Gjykates Kushtetuese dhe 2 anetareve te tjere te GJ.K. per ceshtjen e mandatit te deputetit te PS Koco Kokedhima.
Deri tani vete kryeministri Edi Rama nuk e pergenjeshtroi kete akuze te rende kushtetuese!
Por as kryetari i Gjykates Kushtetuese nuk e pergenjeshtroi.
Pra akuza ka realitetin!
Por kjo do te ishte e keqja me e vogel, sepse pergenjeshtrimi i njekohshem i kryeministrit Rama dhe kryetarit te Gjykates Kushtetuese duhej bere qe brendia e takimit te tyre nuk ishte diskutimi i cezhtjes se mandatit te deputetit Koco Kokedhima.
Pra eshte realitet politik qe kryeministri Edi Rama ka ushtruar presionin politik ndaj kryetarit te Gjykates Kushtetuese dhe 2 anetareve te GJ.K qe ata te shesin si mall pazari vendimin e Gjykates Kushtetuese ndaj cezhtjes se mandatit te deputetit Koco Kokedhima sikurse e do kryeministri Edi Rama dhe jo sipas Kushtetutes dhe Ligjit!
Atehere:
-Kryeministri Edi Rama realisht ezhte edhe oktapodhi i Gjyqesorit Shqiptar, derisa ushtron ndaj Gjykates Kushtetuese presion politik.
Nese ne cdo vend tjeter demokratik dhe ligjor do te ndodhte qe kryeministri te takohet-qofte edhe per kafeve vetem dhe jo publik me axhente te deklaruar- me kryetarin e Gjykates Kushtetuese, me kryetarin e Gjykates se Larte, me Kryeprokurorin, automatikisht, do te kishte dy rruge:
– E para, doreheqje e menjehershme e Kryeministrit dhe kryetarit te Gjykates Kushtetuese, kryetarit te Gjykates se Larte. ose Kryeprokurorit!
– Se dyti, ose fundi i demokracise dhe i Ligjit!
NUK KA RRUGE TE TRETE!
Pyetja, pas pranimit nga kryeministri qe u takua me kryetarin e Gjykates Kushtetuese dhe u ushtroi presion per te mos u hequr mandati i deputetit Koco Kokedhima, eshte:
Atehere, a nuk eshte demagogji pretendimi se kryeministri Edi Rama mbeshtet dhe do Reformen ne Drejtesi?
Sepse, kryeministri Edi Rama duhet te pohoje publikisht tani:
-Cili do te jete shperblimi, premtimi qe ai u dha kryetarit te Gjykates Kushtetuese dhe 2 anetareve te Gjykates Kushtetuese per te shitur si mall pazari vendimin e GJ.K. per ceshtjen e mandatit te deputetit Koco Kokedhima?
– Para te thata, ne vlere miliona euro?
– Premtim politik qe tu jape kryetarit te Gjykates Kushtetuese dhe 2 anetareve te Gjykates Kushtetuese mandate te larta ne Gjyqesor, pas votimit te Reformes ne Gjyqesor?
Edhe nese kryeministri Rama nuk do te guxoje te jape publikisht pergjigje te ketyre 2 pyetjeve,
shume shpejt shqiptaret do ta shikojne praktikisht
– Ku do te emerohen nga Edi Rama kryetari i Gjykates Kushtetuese dhe 2 anetaret e sotem te Gjykates Kushtetuese, pasi te votohet me votat e mazhorances Reforma ne Drejtesi!
– Sa miliona te tjere ne euro do t’u shtohen ketyre ne llogarite bankare?, ose cfare prona private, vila jashte Shqiperise do te blejne pasketaj keta zoterinj nga shperblimi qe do t’u jape kryeministri Rama, vetem e vetem qe Koco Kokedhima te mbetet deputet deri ne 2017, si prove qe Rilindja eshte e …virgjer, e ndershme ndaj ….korrupsionit aktiv!
Advertisement