Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vesel: Jam tip i vështirë!

 

Dashuria me Tean nuk ka qenë përrallë…

 

Advertisement

Ai është triumfues i “Big Brother 8”, është simpatik… Tjetër? Hëm. Është njëri ndër konkurrentët më të pëlqyer nga vajzat në spektaklin “Dance vvith me” dhe… tashmë është singëll! Edhe pse ndoshta pas ndarjes nga Tea, e ka pak më të vështirë të flasë nëpër intervista, sapo e kontaktova Veseli u tregua i gatshëm të fliste për shumë gjëra, të cilat ju ftoj t’i mësoni në këtë intervistë. Synimi për të qenë triumfator edhe në “Dance vvth me”, ndarja nga Tea, jeta, muzika, suksesi, pa çfarë nuk jeton dot si dhe projektin që shumë shpejt do ta bëjë publik…

 

Mia Buci: – Vesel, nga triumfator në “Big Brother”, pret të jesh triumfator edhe në “Dance vvith me”?

Veseli: – Po, sigurisht. (Buzëqesh)

– Si vajtën provat sot?

– Si zakonisht, me lodhje, por edhe me momente argëtuese.

– Çfarë mendove kur t’u propozua kjo pjesëmarrje?

Më pëlqeu shumë idea që tani do të kisha mundësinë të mësoja të vallëzoja nga profesionistë të vërtetë, fushë që e kam patur gjithmonë pasion.

– Nëse Albëria do të kërkonte si partner Ceken, ti, kë do të kërkoje?

Po meqë Albëria do zgjidhte Ceken, edhe unë po zgjedh Markelën. (Qesh)

– Ishe djalë palestre përpara se të futeshe në “Dance vvith Me”?

Jo, kisha ca kohë që e kisha lënë palestrën.

– Tea-Veseli, Veseli-Tea ka qenë “përralla” më interesante e lakuar kohëve të fundit. Të pëlqejnë përrallat, meqë ra fjala?

Tea-Veseli, Veseli-Tea nuk ka qenë asnjëherë përrallë, por diçka reale dhe meqë ra llafi, përrallat nuk më pëlqejnë fare… Më pëlqen t’i jetoj dhe ndjej ato që bëj.

– Thonë se dashuria është dhimbja më e bukur. Mund të thuash se ajo me Tean ka qenë “dhimbje”?

– Po.

– Ka ndonjë të re në jetën tënde personale?

– Jo.

– Si është Veseli si “i dashur”?

Më pëlqen të jem i dashur argëtues, por nuk jam dhe shumë i lehtë, të paktën kështu e shikoj unë veten. Jam pak tip i vështirë. (Buzëqesh)

– Cila ka qenë gjëja më e veçantë që ka bërë një fanse për ty?

Si fillim, dua të them se ajo që ka më shumë rëndësi për mua, nuk janë dhuratat materiale, por vlerësimi që marr nga njerëzit. Janë pikërisht komentet, vlerësimet që marr prej tyre, për atë çfarë ata kanë parë tek unë. Si më të veçantin do të veçoja gjestin që bëri një zonjë të hënën që kaloi në spektakël. Gjatë publicitetit zbriti poshtë nga kati i dytë për të më takuar në prapaskenë dhe çfarë më ka lënë shumë mbresa, ishin ato që më tha: “Unë jam vejushë dhe nuk kam fëmijë, por do ta kisha për nder të kisha një djalë si ti”.

– Nëse ndonjëra do të të dërgonte një foto nudo të sajën, cili do të ishte reagimi yt?

– Do t’i thoja: “Përse duhet ta shisni veten kaq lirë? Ka mënyra të tjera shumë më dinjitoze për të bërë për vete një mashkull”.

– Cila është koha më e gjatë që ke qenë pa të dashur?

Nuk më kujtohet.

– Ku ndryshojnë më së shumti vajzat e Prishtinës nga ato të Tiranës dhe çfarë të tërheq te këto të fundit?

Të gjitha janë shqiptare dhe unë si të tilla i shoh; nuk shikoj ndonjë ndryshim të madh midis tyre.

– Nëse ke bërë një foto me një fanse dhe i dashuri i saj të kontakton, duke u treguar agresiv ndaj teje, si do ta menaxhoje situatën?

Mua më ka karakterizuar gjithmonë qetësia në zgjidhjen e çdo situate. Edhe në këtë rast, nuk do të kishte ndonjë ndryshim.

– Çfarë mendon se të ka bërë të suksesshëm? Çfarë është ajo që njerëzit duan te ti?

Mendoj se thjesht, të qenurit unë. Njerëzit kanë pëlqyer atë çfarë jam unë në përgjithësi.

– Je vërtet ai djali i urtë dhe i qetë që duket në ekran?

– Në përgjithësi jam tip i qetë, por sigurisht që kam edhe unë momentet e mia të nervozizmit.

– Ushqimi yt i preferuar?

– Tavë me patate dhe gjithçka tjetër me patate. (Qesh)

– Një e metë e jotja?

– Kam inat të keq, që nuk më kalon lehtë.

– Cilat janë interesat e tua, Vesel?

Më pëlqen bota e televizionit dhe do të më pëlqente të isha pjesë e tij. Po ashtu, do të dëshiroja që në një të ardhme jo shumë të largët të bëhesha një biznesmen i zoti. Pasionet dhe hobet e mia janë të ndryshme: mua më pëlqen muzika, vallëzimi, arti në përgjithësi. Po ashtu, më pëlqen të shëtis në ajër të pastër, të dëgjoj zhurmën e ujit të një lumi, më pëlqen të lagem në shi, më pëlqen shumë të notoj… Me pak fjalë, më pëlqen ta jetoj jetën me gjithçka që të ofron. (Buzëqesh)

– Një produkt mbi të cilin do të doje të gjendej fytyra jote?

– Një firmë e njohur parfumi për meshkuj, pse jo? Nuk do ishte ide e keqe. (Buzëqesh)

– Në botën tënde, gota është gjysmë plot apo gjysmë bosh?

– Gjithmonë plot…

– Me çfarë?

– Vetëm me dashuri dhe pozitivitet.

– Një gjë nga e cila je i varur?

– Muzika! Mendoj se pa muzikë nuk do të mund të jetoja dot.

– Cila është gjëja që nuk do ta bëje kurrë?

– Nuk do të prisja kurrë njeri në besë, nuk do t’ia punoja kurrë kujt mbas shpine.

– Çfarë i thua Veselit përballë pasqyrës?

– “Mos të hyftë vetja në qejf kurrë”. “Mos harro nga ke ardhur dhe qëndro gjithmonë me këmbë në tokë”.

– Hera e fundit kur të është dukur vetja një djalë seksi?

– Nuk më kujtohet! Ndoshta sepse nuk ia them vetes një gjë të tillë ose ndoshta ngaqë e dëgjoj të më thuhet shpesh… (Buzëqesh)

– Hera e fundit që je zënë me një mashkull…

– Nuk jam natyrë që zihem. Besoj se hera e fundit ka qenë në Big Brother, me Fatjonin.

– Ndaj cilit fenomen je kritik?

Ndaj racizmit.

– Një gjë pa të cilën nuk do të jetoje dot?

– Siç e thashë edhe më lart, muzika. Kjo është arsyeja pse qëndroj gjithë kohën me kufje në vesh. (Buzëqesh)

– Cila është gjëja më e bukur rreth shtëpisë tënde?

– Së pari, shtëpinë e kam shumë të mirë, një vilë e vërtetë. Gjelbërimi që është rreth saj ndoshta, përveç të tjerash…

– Për çfarë do të doje të të mbanin mend?

Për vlerat njerëzore që kam.

Faqja e preferuar online?

– Nuk kam vetëm një, janë disa.

– Në Big Brother je futur në mes të lojës. Po këtu, për çfarë do ta lije lojën në mes?

– Përveçse larg qoftë, ndonjë fatkeqësie, për asnjë arsye tjetër nuk do ta lija.

Je shprehur se të pëlqen të mbetesh në televizion dhe aktualisht, vazhdon të jesh pjesë e tij. Çfarë ke menduar pasi të mbarojë Dancing-u?

– Kam një projekt që dua ta mbaj surprizë për momentin.

– Nëse do të duhej t’i dërgoje dikujt një mesazh, cili do të ishte ai?

– Ofroni sa më shumë dashuri e mirësi sepse vetëm nëse do të jepni, edhe do merrni mbrapsht pafundësisht. Duhet të dish të japësh si fillim, që pastaj të mund të marrësh.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Dorina Mema: Dua ta urrej Ilirin!

Next Post

Erkand Qerimaj: Mes shtangës dhe dashurisë, rrëfim 360 gradë!  

Advertisement