TREMBËDHEJTË BILBILENJT!
(Se ç´më erdhi në mendje, kënga popullore epike,
pastaj, vërshuan këto vargje, kushtuar 13 deputetëve dhe deputeteve që këto ditë u flakën burgjeve, janë të Opozitës së Bashkuar Shqiptare në Kosovë:
Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Aida Dërguti, Donika Kadaj Bujupi, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Glauk Konjufca, Ismajl Kurteshi, Besa Baftiu, Teuta Haxhiu, Time Kadrijaj, Haxhi Shala, dhe Pal Lekaj).
Lumë si ju, o lulet,
Përballë reaksionit, nuk u përulët!
Trembëdhjetë bilbilenjt,
Në litar, shkuan vet,
Trembëdhjetë bilbilenjt,
Në burg, shkuan vet,
U kthyen, nga burgjet serbe,
U kthyen, nga malet shqiptare,
Përsëri , u prangosën qelive të xhelatëve,
Pasardhësve, titisto monarkëve,
Nuk lejuan të shkelen,
Idealet e larta…,
Nga hienat,-kainiste,
Isë-rrahman-hashimiste,
Me mashtrime, premtime,
Me urrejtjet vrastare!…
Zgjohu, o pupull !
Maskarenjtë,-po e sundojnë Kosovën,
Mjerë ty,-çka të gjeti,
Nga armiqtë gjakatarë,
Mjerë kush të treti,
Tradhtarët, -rrotull,
Me premtime, mashtrime,
Përgjakje, përflakje,-dhunë,
Tmerrshëm!
Po të ricopëtohet, Atdheu,
Po rrezikohet,-të na rrënohet shteti!
Lule ju, bijtë e nënave,
Lule ju, o bijat heroike,
Nuk dorëzohet stuhive,
Kosova Jone Kreshnike!