Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Trashëgohet miopia?

 

– Doktoreshë Rezarta, a është e trashëguar miopia? Po shenja të tilla si hemorragji, a është e mundur që t’i kenë sytë miopë?

Dr. Rezarta Shkurti, okuliste:Miopia është defekti i shikimit, i cili nënkupton shikimin jo të mirë të objekteve për larg. Miopët ose dritëshkurtrit shikojnë shumë mirë objektet afër. Miopia ka të bëjë me një gjatësi më të madhe se norma të boshtit optik të syrit dhe figura e objektit (shembëllimi) nuk bie në qendrën e retinës (në macula lutea), por përpara saj, si pasojë e gjatësisë më të madhe të kokërdhokut.

Advertisement

– Në pjesën më të madhe të rasteve, miopia është e trashëguar. Fëmijët me të dy prindërit miopë, kanë shumë më tepër mundësi të kenë defektin e miopisë. Përdorimi i syzeve ndikon shumë për mirë në evolucionin e miopisë, pasi mban në gjendje stacionare numrin. Në qoftë se pacienti nuk do të jetë i rregullt në mbajtjen e syzeve, por gjatë ditës do të ketë momente që do t’i heqë ato, mundësia për t’u rritur numri do të jetë shumë më e madhe. Ka edhe raste që mund të ketë rritje të numrit edhe kur personi është korrekt me mbajtjen e syzeve dhe kjo ka të bëjë me rritjen në gjatësi të individit, forcës fiziologjike që ka ky në adoleshencë. Zakonisht, limitet e përcaktuara të përfundimit të rritjes së numrit janë: te femrat 19-21 vjeçe dhe te meshkujt, 20-23 vjeç.

– Përsa i përket shqetësimit tuaj në lidhje me hemorragjinë në retinë në sytë miopë, kjo mund të ndodhë vetëm në rastet e miopive të larta mbi 10-12 dpt dhe më shumë, si pasojë e hollimit të tepërt të retinës dhe mundësia tepër e lartë e dëmtimit të enëve të gjakut të retinës.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Next Post

“Bidaai”: Aleku prish fejesën dhe i kërkon të falur Sadnës

Advertisement