Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Torta mrekulli me çokollatë

Kjo ëmbëlsirë ka origjinë belge, por është mjaft e përhapur edhe në Francë.

Përbërësit

Për marengën:

Advertisement

120 gramë të bardha vezësh (4 vezë)

240 gramë sheqer pluhur

Për zbukurimin

çokollatë me qumësht 150 gramë

1-2 biskota të thërrmuara

Për kremin shantiji

360 ml pana e lëngshme, shumë e ftohtë

60 g maskarpone

40 gramë sheqer pluhur

Vanilje

 

Përgatitja

Marenga: Ngrohni furrën në 110 gradë celsius. Rrihini mirë të bardhat derisa të formohet një shkumë e fortë dhe pastaj shtoni dalëngadalë sheqerin pluhur. Hidheni marengën në një shiringë pastiçerie dhe bëni dy rrathë me një diametër 20 cm, duke e vënë marengën në formë spirali, derisa të formohet rrethi. Vërini në furrë për 50-55 minuta. Marenga duhet të forcohet, por të mbetet e bardhë. Lëreni të ftohet.

Kremi shantiji: Vini një tas metalik dhe rrahësen e vezëve në ngrirje për 10 minuta. Hidhni në të kremin e maskarponen dhe filloni t’i rrihni ngadalë. Shtoni pak nga pak shpejtësinë. Sapo kremi fillon të fryhet dhe të ngjitet pas rrahëses, shtoni sheqerin pluhur dhe vazhdoni rrahjen derisa shantijija të fryhet (dhe kur ta kthejmë tasin, të mos derdhet).

Formimi i tortës: Në një pjatë torte vini një rreth me marengë, hidhni sipër krem shantiji, vini rrethin e dytë dhe mbi të, përsëri shantiji, duke i dhënë formën e një kubeje. Grini çokollatë dhe 1-2 biskota për të zbukuruar tortën.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Parlamenti europian hap dyert per emigrantet shqiptare Nga RAMADAN BIGZA

Next Post

Studentja japoneze, krijim 3D

Advertisement