Test
Cila është e vërteta mbi çrregullimet e ereksionit?
- Çrregullimet e ereksionit (ÇE) janë pasojë normal08 e plakjes së njeriut:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Nëse zgjohesh në mëngjes me ereksion, do të thotë se nuk ke ÇE:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Një shkak i zakonshëm i ÇE-së është:
- Psoriasisi
- Pirja e duhanit
- Fizkultura e tepërt
- Sa herë arrini të keni apo mbani një ereksion, kjo konsiderohet si ÇE:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- ÇE-ja shkakton edhe uljen e dëshirës për seks:
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Nëse keni çrregullim seksual, ju keni më shumë gjasa të vuani nga:
- Sëmundje zemre
- Kancer në mushkëri
- Alzhaimer
- Cili trajtim për ÇE-në funksionon më mirë:
- Pilulat
- Terapia psikologjike
- Injeksionet
- ÇE-ja mund të jetë një shkak dytësor i:
- Trajtimit kundër alergjive
- Trajtimit kundër kancerit të prostatës
- Gurëve në veshka
- Pse burrat me diabet kanë më shumë rrezik për ÇE?
- Për shkak të dëmtimit të nervave
- Nga presioni i ulët i gjakut
- Të dyja së bashku
- Ilaçet për trajtimin e presionit të gjakut mund të shkaktojnë ÇE.
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Tabletat për ÇE-në, e vështirësojnë kontrollin e ereksioneve.
- E vërtetë
- Gënjeshtër
- Ky trajtim për ÇE-në është përdorur më shumë se 100 vjet.
- Supostat e penisit
- Pompat e penisit
- Implantet e penisit
Përgjigjet
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Çrregullimi i ereksionit (kur një burrë nuk është i aftë të ketë nje ereksion, ose ta mbajë atë gjatë seksit), ndodh më shpesh te të moshuarit, por nuk shkaktohet në vetvete nga plakja. Gjithashtu, të plakesh nuk do të thotë medoemos të heqësh dorë nga seksi. Edhe burrat në moshën 90 vjeçare mund të jenë aktivë seksualisht. Sipas statistikave, gjysma e burrave amerikanë mbi 50 vjeç kanë pasur një ose disa herë probleme me ereksionin.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Disa burra që kanë ÇE, vazhdojnë të kenë ereksione kur flenë. Kjo është zakonisht një shenjë që tregon se çrregullimet e tyre shkaktohen nga stresi, depresioni ose diçka e tillë. Nëse ju nuk keni ereksione natën, kjo do të thotë se çrregullimi juaj ka shkaqe fiziologjike.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Pirja e duhanit dhe e drogës mund të ndikojë tek ereksioni, sidomos nëse e bëni këtë për një kohë të gjatë. Nja dy gota verë mund t’ju sjellin në qejf, por nëse pini shumë dhe shpesh, kjo bëhet pengesë në jetën tuaj seksuale. Heqja dorë nga këto zakone, fizkultura, ngrënia në mënyrë të shëndetshme dhe evitimi i stresit mund t’ju ndihmojnë në seks.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Lodhja, stresi dhe problemet me partneren, ose pirja e alkoolit mund të vështirësojnë ereksionin dhe është normale që të ndodhë ndonjëherë. Megjithatë, nëse kjo gjë përsëritet shpesh, duhet të shkoni te doktori. Ai do të zbulojë shkaqet e ndryshme dhe do t’ju japë trajtimin e duhur.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
Shpesh, te burrat me ÇE ulet edhe dëshira për seks. Nëse ju nuk jeni aq të interesuar për seksin sa më parë, mund të keni një ulje të nivelit të testosteronit, gjë që mund ta zbuloni me një analizë gjaku. Shumica e burrave me ÇE nuk kanë një nivel të ulët testosteroni, por nëse ju e keni të ulët, atëherë ky mund të jetë shkaku i ÇE-së te ju.
- Përgjigjja e saktë është a-ja.
ÇE-ja mund të jetë një shenjë se ju rrezikoheni nga një tjetër problem shëndeti: Sëmundjet e zemrës, goditjet në tru, presioni i lartë i gjakut, ose diabeti. Një ngushtim dhe forcim i arterieve, e njëjta sëmundje që shkakton infarket e zemrës dhe goditjet në tru, mund të pakësojë fluksin e gjakut edhe në penis. Sigurisht, çrregullimi seksual nuk tregon se keni një problem serioz shëndetësor, por sidoqoftë, shkoni te doktori për analizat e duhura.
- Përgjigjja e saktë është c-ja.
Nëse ideja e bërjes së gjilpërave në penis ju shkakton frikë, nuk jeni i vetmi. Injeksionet janë më efektive për ÇE-në (kanë efekt te 80-90% e burrave) dhe nuk dhembin aq shumë sa duket (shumica e burrave ndjejnë një si pickim), por siç është e kuptueshme, ato janë më pak populloret. Ato janë një mundësi e mirë kur trajtimet e tjera nuk kanë funksionuar sa duhet.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Pothuajse të gjithë burrat që bëjnë rreze, ose ndërhyrje kirurgjikale për kancerin e prostatës do të kenë në fillim çrregullim seksual, të paktën për një farë kohe. Nervat delikate që ndodhen rrotull prostatës kontrollojnë edhe ereksionet, kështu që nëse ndërhyhet afër tyre, kjo ndikon direkt në jetën tuaj seksuale. Por, ka lajme të mira në këtë drejtim: Gjysmës së burrave që nuk pësojnë dëmtim nervash nga operacioni dhe atyre që bëjnë rreze, do t’u rikthehen ereksionet brenda një viti.
- Përgjigjja e saktë është a-ja
Diabeti mund të dëmtojë enët e gjakut dhe nervat, të cilat shkaktojnë ÇE dhe probleme të tjera. Burrat me diabet rrezikohen 2-3 herë më shumë nga ÇE-ja sesa ata që nuk kanë. Nëse ju keni diabet, uleni rrezikun duke bërë ushtrime dhe duke mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak, presionin e gjakut dhe kolesterolin.
- Përgjigjja e saktë është a-ja
ÇE-ja mund të jetë efekt dytësor i shumë ilaçeve, përfshi këtu ato për presionin e gjakut, ilaçet e zemrës, antidepresivët dhe qetësuesit. Ilaçet mund të ndikojnë hormonet, nervat, ose fluksin e gjakut. Nëse ju keni marrë ilaçe që mendoni se shkaktojnë ÇE, mos i ndërprisni, por flisni me doktorin që t’ju japë ndonjë lloj tjetër.
- Përgjigjja e saktë është b-ja
Nëse ju merrni Cialis, Levitra apo Viagra, mos u shqetësoni se do të keni ereksione vend e pa vend. Këto tableta funksionojnë vetëm nëse jeni i eksituar. Ato ndihmojnë 7 në dhjetë burra të kenë ereksion dhe, pa dyshim, edhe besim në vetvete. Burrat me ÇE shpesh provojnë këto të parat, sepse janë të lehta për t’u përdorur.
- Përgjigjja e saktë është b-ja.
Burrat kanë përdorur mekanizmat e ereksionit me vakum, të quajtura edhe pompa, për më shumë se 100 vjet. Ato funksionojnë duke tërhequr gjakun në penis. Burri e fut penisin në një tub plastik dhe heq ajrin, gjë që e bën tubin të ngushtohet, duke detyruar gjakun të shkojë në penis. Është e rëndësishme t’i merrni këto mekanizma vetëm nga doktori. Implanti i penisit është një shkop që përkulet ose fryhet, që vihet në penis vetëm kur nuk funksionon asnjë metodë tjetër.