Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si bëhet zgjidhja e martesës me marrëveshje?

 

– Përshëndetje! Në janar 2015 është hapur gjyqi civil “Zgjidhje martese me marrëveshje” me paditës të dyja palët, bashkëshorti dhe bashkëshortja. Paraprakisht ishte hartuar një marrëveshje te noteri ku palët kanë firmosur me vullnetin e tyre të lirë mbi kujdestarinë e fëmijëve dhe mënyrën e ndarjes se pasurisë. U zhvillua vetëm seanca e parë, ndërsa në seancën e dytë, çifti, edhe pse në dijeni, nuk u paraqit, duke konsideruar mundësinë për ribashkim. Gjykata mori vendimin për ta pushuar çështjen. Tani, jemi në kushtet kur ribashkimi nuk u bë i mundur dhe palët kërkojnë të hapet çështja prapë. Pyetjet janë këto: 1. Si duhet të veprohet? Bëhet padi e re apo rihapet aty ku është lënë? 2. Bashkëshorti, nisur nga marrëveshja që ka bërë te noteri, i ka lënë bashkëshortes shtëpinë dhe një depozitë bankare. Ai kërkon që ta rishikojë dhe të mos ia lërë depozitën bankare. Duke marre parasysh këtë kërkese të dytë të tij, cila është mënyra më e mirë për ta shtruar çështjen? Anisa

Av. Alban Duraj, “Duraj Lavv Firm”, email: info@durajlavv.com, Tel. ++35544532512: –  Përshëndetje zonja Anisa, fillimisht ju falënderoj shumë për letrën drejtuar rubrikës “Ju pyesni, avokati përgjigjet”. Nëse ju jeni e bindur për zgjidhjen e martesës, duhet t’i drejtoheni sërish gjykatës së rrethit gjyqësor ku ju keni gjendjen civile. Kjo konsiderohet padi e re, pasi gjykata është shprehur me vendim ku ka pushuar gjykimin, pasi ju nuk jeni paraqitur në seancë gjyqësore. Kodi i Procedurës Civile shprehet qartë në rrethanat kur nuk paraqiten kërkuesi ose paditësi në seancë, pa paraqitur ndonjë shkak të arsyeshëm. Ju nuk keni shkuar në gjykim e gjithashtu, nuk keni paraqitur asnjë arsye të justifikuar për ta shtyrë seancën në një ditë tjetër. Kjo kërkesë e cila është pushuar, quhet e ezauruar dhe ju duhet ta nisni sërish nga fillimi procedurën për zgjidhjen e martesës.

Advertisement

– Ka dy rrugë për zgjidhjen e martesës, të cilat janë me marrëveshje, ku ju duhet t’i drejtoheni të dy gjykatës me kërkesë për të miratuar marrëveshjen, siç e keni bërë në janar dhe rruga tjetër është me kërkesë-padi ku njëri nga bashkëshortët i drejtohet gjykatës duke kërkuar zgjidhjen e martesës, por në këtë padi mund të kërkojë edhe pjesëtimin e pasurisë. Përsa i përket shqetësimit tuaj lidhur me depozitën bankare, nëse ju nuk bini dakord që pjesëtimin e pasurisë ta bëni me marrëveshje, atëherë duhet ta kërkoni në gjykatë atë çfarë ju pretendoni. Marrëveshja që ju keni bërë te noteri për pjesëtimin e pasurisë, nuk ka asnjë fuqi juridike përderisa të dyja palët nuk i japin fuqi ligjore në gjykatë. Në këto kushte, ju duhet t’i drejtoheni me kërkesë-padi gjykatës për pjesëtimin e pasurisë së përbashkët nëse zgjidhjen e martesës e realizoni me marrëveshje. Nëse keni dëshirë, mund të kontaktoni me Studio Ligjore “Duraj” për të zgjidhur problemin tuaj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Labinot Gashi: Nuk i them kurrë “jo”...

Next Post

Sa vite më duhen për të përfituar pension në Itali?

Advertisement