Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Pyetje-përgjigje për seksin…

– Kam një pyetje për Dr. Evin: Nëse një djalë të thotë “nuk mund të bëj seks sa herë ti dëshiron”, sa e vërtetë është?

Kjo varet nga personi në person, është më shumë pyetje psikologjike dhe këtë duhet ta kuptoni vetëm ju, s’kemi si ta kuptojmë neve. Pastaj, dëshira për seks varet edhe nga gjendja e tij fizike, nga potenciali i tij. Nëse është i lodhur, s’ka dëshirë apo forcë të bëjë seks. Nëse sapo ka bërë seks, i duhet pak kohë që të rimarrë energjitë për të rifilluar seksin. Pra, kjo varet nga partneri juaj. Thjesht mësoni më shumë rreth dëshirave të tij dhe potencialit të tij seksual. Bisedoni rreth seksit me të, jo duke i bërë presion, por në formë shakaje. Mund të zbuloni shumë gjëra rreth marrëdhënies tuaj dhe mund ta përmirësoni atë.

– Sa herë bëj seks me të dashurën, prishem shumë shpejt dhe nuk di si të veproj. Jam 30 vjeç dhe kjo gjë më ndodh vetëm tani, me të dashurën e re.

Advertisement

– Provoni të bëni marrëdhënie seksuale me prezervativ, i cili do t’ju ndihmojë ta zgjasni më shumë aktin seksual, ose në momentin që jeni gati për ejakulacion, tërhiquni mbrapa dhe vazhdojeni seksin sërish. Ndoshta keni një lidhje kimike më të fortë me këtë partnere, ndaj kaloni shpejt në ejakulacion. Provoni metodat që ju thashë më sipër dhe nëse përsëri nuk keni sukses, bëni një vizitë tek andrologu. Tashmë ekzistojnë të gjitha metodat mjekësore dhe këshilluese për të zgjatur aktin seksual dhe për ta përmirësuar atë.

– Kam një problem që nuk di t’i gjej zgjidhje, ndaj dua mendimin tuaj. Kur bëj marrëdhënie seksuale me të fejuarin, nuk ndjej kënaqësi seksuale. Herën e parë të aktit lagem, pastaj herët e tjera jam e thatë. Më ka ndodhur edhe më parë kjo gjë me partnerë të tjerë. Ndonjëherë bile kam edhe dhimbje…

– Ju vuani nga tharja vaginale dhe kjo vjen si rezultat i uljes së prodhimit të estrogjeneve në organizëm, gjë e cila sjell tharje, ulje të elasticitetit të organit tuaj seksual dhe shqetësimet që ju përmendni në letrën tuaj. Kjo mund të lehtësohet duke përdorur lubrifikues ose xhel vaginal. Në rast se keni përsëri të njëjtat probleme, do t’ju këshilloja një vizitë te gjinekologu sepse është një shqetësim i cili trajtohet shumë mirë dhe nuk do të keni më probleme të tilla.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (2) View Comments (2)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Si të jem gjithmonë i lumtur?

Next Post

Djemte kerkojne vajza...

Advertisement