Përbërësit
400 gramë tul kungulli
200 gramë bejkon
1 qepë
1 thelbi hudhër
100 ml pana
1 kub Knorr
Djathë parmixhano
1 gotë e vogël me verë të bardhë
250 gr makarona
Vaj ulliri, pak kripë, piper, curry, paprika, rigon, arrë myshku, ose erëzat që dëshironi
Përgatitja
Në një tigan kavërdisni qepën dhe hudhrën, shtoni bejkonin dhe kungullin e prerë në kuba të vegjël. Shtoni verën e bardhë dhe pak ujë nëse duhet, erëzat dhe kubin. Kur kungulli të jetë zier mirë, shtoni panën dhe parmixhanon. Kontrollojeni për kripë. Zieni makaronat, kullojini dhe shtoni salcën e përgatitur. Erëzat hidhen për t’i dhënë pak shije kungullit, që nuk ka shije vetë.