– Doktoreshë Vali, jam Suzana, 36 vjeçe dhe kam katër muaj që vuaj nga stomaku. Kam bërë fibroskopinë para disa muajsh dhe dola me skuqje në stomak. Mora omeprazol, por vazhdoj të kem dhimbje. Tani, ka dy muaj që kam edhe fryrje të barkut, zhurmë të zorrëve dhe disa herë, gjak nga anusi. Çfarë ilaçi më rekomandoni?
Dr. Valdete Malaj, gastro-hepatologe: – E nderuar Suzana, ka disa mënyra për të mjekuar gastritin. Së pari, mund të mjekoheni siç jeni mjekuar ju, vetëm me një preparat, siç është omeprazoli, por mund të përdoret edhe terapia triple, pra, omeprazol dhe antibiotik. Krahas mjekimit, duhet të ndiqen edhe këshillat e mjekut në lidhje me ushqimin e pirjen e duhanit, pasi ky i fundit nuk lejon shërimin e problemeve të stomakut.
– Megjithatë, do t’ju këshilloja të bënit edhe një eko-duodenit. Përsa i përket gjakrrjedhjes, duhet të vizitoheni patjetër pasi ka shumë sëmundje të zorrës që shkaktojnë gjakderdhje. Këtë të fundit nuk duhet ta lini absolutisht pas dore, por të konsultoheni sa më shpejt të jetë e mundur. Ju uroj shërim sa më të shpejtë!