Aleku i telefonon Sadnës, për ta vënë në dijeni se ka filluar punë. Malti vendos të largohet nga shtëpia, por Vineti refuzon t’ia japë fëmijën me vete. Ranviri i tregon Ragnit dhe të atit se Aleku ka filluar punë. Vasundra e dëgjon dhe e prekur, shkon ta shikojë me sytë e vet Alekun. Ragni i dërgon Alekut një ushqim të gatuar nga Sadna. Aleku habitet kur menaxheri i tij i tregon një dhomë që e ka përgatitur për të, por ai nuk pranon të jetojë aty…

 

Vasundra i prish punë Alekut

Aleku shkon në shtëpinë e Sadnës dhe ia jep asaj pagën e parë. Të gjithë preken me sjelljen e tij, por sidomos Prakashi. Sadna i thotë se rrogën duhet t’ia çojë së ëmës. Aleku, që e ka kuptuar se ushqimin e sjellë nga Ragni, e ka gatuar Sadna, i sjell asaj ushqimin e preferuar, bashkë me një letër të tijën. Malti e ndjek Alekun ndërsa ai po ikën dhe e nxit atë kundër Vasundrës. Ai shkon tek e ëma dhe përballet me të. Aleku dëshiron t’i dorëzojë rrogën dhe i tregon për sjelljen e Sadnës, por Vasundra zemërohet me të dhe nis të shajë Sadnën. Ranviri zemërohet me sjelljen e së ëmës. Prakashi gjen punë për Sadnën. Aleku pyetet sërish për kualifikimin e tij në vendin e punës dhe pronari e pushon nga puna si mbikëqyrës, duke e lënë punëtor të thjeshtë.

Në të vërtetë, ajo që ka ndikuar në ndryshimin e vendit të punës së Alekut është Vasundra, e cila ka folur drejtpërdrejt me pronarin e firmës. Shakharit, menaxherit të firmës i vjen keq për këtë që ndodhi. Ranviri trishtohet kur e sheh Alekun të punojë si punëtor.

 

Aleku lufton për të mbrojtur Sadnën

Aleku shkon në shtëpinë e Sadnës për ta takuar, por ajo nuk është aty. Kur del jashtë, Aleku shikon disa pijanecë të ngacmojnë Sadnën dhe i rreh ata. Sadna, e frikësuar, vrapon drejt tij dhe të dy përqafohen. Duke mbrojtur Alekun, Sadna rrëzohet dhe….

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *