Jam 36 vjeçe, nga Maqedonia. Kërkoj lidhje serioze martesore me një burrë deri 40 vjeç. Të jetë nga Maqedonia. Faleminderit për mirëkuptimin.
Përshëndetje. Jam Dea nga jugu, me banim në Tiranë. Interesohem për zotërinë mosha 54 vjeç, dhe i them të lërë numrin e telefonit në gazetë se unë nuk kam mundësi të marr numrin tuaj. Dhe ai zotëri që e ka lënë me shkronja ta lërë të saktë se nuk më del në telefon.
Jam një zonjë fierake e mirë e bukur, simpatike brune 45 vjeçe. Kërkoj të njoh një zotëri për lidhje shumë sekrete, dua të më ndihmojë nga ekonomia se jam shumë keq. I interesuari të lërë numrin e tij në gazetë. Me respekt Mira.
Përshëndetje! Jam një vajzë e divorcuar me banim në Tiranë, dua të lidhe jetën për martesë me një djalë të divorcuar me banim jashtë ose brenda vendit. Të jetë serioz, simpatik, i ndershëm, të jetë nga mosha 40-47 vjeç. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë. Faleminderit dhe respekt nga Onerida Seriozja.
Jam me banim në Tiranë dhe origjinë nga jugu, shumë e rregullt dhe e kompletuar në çdo drejtim, beqare nga pretendimet. Jam e interesuar vetëm për një lidhje serioze me një person që të jetë: simpatik, me trup të rregullt, me arsim të lartë, i sinqertë, korrekt, familjar, larg duhanit, alkolit dhe bixhozit, i respektueshëm dhe i përkushtuar ndaj meje mosha 46-52 vjeç. I interesuari të lërë numër telefoni vetëm në gazetë, jo numra që nuk ekzistojnë dhe telefona të fikur. Shpresoj të gjej personin e duhur.
Jam në kërkim të një intelektuali nga jugu ose Shqipëria e mesme me moshë 61-63 vjeç. Të jetë larg çdo vesi negativ. Unë jam femër cilësore dhe e kompletuar në çdo drejtim. Kam paraqitje, jam e mbajtur, korrekte, besnike, karakter të lartë dhe ekonomi të mirë. Jam vetëm për qëllime serioze. I interesuari të lërë numër telefoni në gazetë.
Ju përshëndes të gjithë meshkujt që janë të edukuar, të shkolluar, me arsim të lartë, që dijnë të vlerëosjnë cilësitë e një femre të përkryer në të gjitha drejtimet. Dua të jetë beqar, me trup të rregullt, i gjatë dhe i pashëm. Pres përgjigje në gazetë nga të interesuarit.
Jam shumë e rregullt, korrekte, besnike, e sinqertë, e pashme. Kam shtëpinë time, nuk më mungon asgjë. Kërkoj lidhje të rregullt me një person të arsimuar pa problemem që të jetë i përafërt me cilësitë e mija deri në moshen 63 vjeç. Të interesuarit të lënë nr. telefoni për komunikim. Ju mirëpres. Lini numrin tuaj në redaksi.
Jam në kërkim të një intelektuali nga jugu ose Shqipëria e mesme me moshë 61-63 vjeç. Të jetë larg çdo vesi negativ. Unë jam femër cilësore dhe e kompletuar në çdo drejtim. Kam paraqitje, jam e mbajtur, korrekte, besnike, karakter të lartë dhe ekonomi të mirë. Jam vetëm për qëllime serioze. I interesuari të lërë numër telefoni.
Jam nga jugu 46 vjeçe dhe banuese në Tiranë, ky shkrim vlen për gjithë meshkujt intelektuale të qytetëruar e që vërtetë kanë nevojë që të kenë në krah një femër klas për ti rrëmbyer jetës sa më shumë momente të bukura. Ju lutem lini numrat tuaj të telefonit në gazetë, dhe të jenë funksionalë. Faleminderit.