Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Të reja: Gjendet një shkak tjetër i anoreksisë

 

Shkencëtarët njohin tashmë shumë detaje të anoreksisë nervore, një sëmundje psikologjike që karakterizohet nga frika ekstreme e shtimit në peshë. Në fakt, ata që vuajnë prej saj, përveçse hanë sasi të pakta ushqimi, evitojnë ushqimet me yndyrë dhe kufizojnë sasinë e kalorive që marrin. Ajo që shkencëtarët nuk e dinë mirë është se pse njerëzit me anoreksi nervore zgjedhin këto lloj ushqimesh…

 

Advertisement

Kohët e fundit, shkencëtarët kanë eksploruar mënyrën si reagon truri i njerëzve me anoreksi nervore kur sheh ushqime. Ata, gjithashtu, kanë filluar të shohin se çfarë ndodh kur këtyre njerëzve u vihen përpara lloje të ndryshme ushqimesh.

Gjatë një studimi të publikuar në gazetën “Nature Neuroscience”, një grup studiuesish njujorkezë kanë filluar të zgjidhin pazëllin se çfarë ndodh në trurin e anoreksikëve, të cilët, megjithëse trupi i tyre ka mungesë dhjami, zgjedhin vazhdimisht ushqime me pak yndyrë. Ata gjetën një lidhje të rëndësishme ndërmjet aktivitetit në dy zona të trurit, të cilat, te një person i shëndetshëm punojnë së bashku për të shpërblyer personin që ka zgjedhur ushqime kalorike, që duket se kanë shumë yndyrë dhe shije, si donatset (lloj petullash rrumbullake). Te njerëzit me anoreksi nervore, ky aktivitet mund të veprojë në mënyrë të kundërt, duke shpërblyer personin pse ka zgjedhur ushqime me pak yndyrë, si karota.

Te njerëzit me anoreksi, studiuesit panë më shumë aktivitet në zonën e trurit të lidhur me sjelljen e zakonshme, gjë që tregonte se “zgjedhjet” e tyre ishin më shumë rezultat i shprehive të ngulitura, sesa i një vendimi të ekuilibruar, siç ndodhte te njerëzit e shëndetshëm. Studime të mëparshme kishin treguar një lidhje mes kësaj zone të trurit, të quajtur dorsal striatum, me sjelljet e quajtura të papërshtatshme.

Për studimin e tyre, shkencëtarët u bazuan te dy grupe grash, 21 prej të cilave kishin qenë në spital me anoreksi nervore dhe 21, të shëndetshme. Të gjitha ato ishin të moshës 16-39 vjeç. Studiuesit vrojtuan sjelljen e tyre përgjatë dy ditëve. Në ditën e parë, të gjitha pjesëmarrëset hëngrën të njëjtin ushqim standard. Në ditën e dytë, atyre iu dha i njëjti ushqim, por u lejuan të zgjidhnin se cilin ushqim donin për zemër. Zgjedhjet varionin nga ushqime me pak yndyrë, si karotat, tek ato me shumë yndyrë, si donatset. Gjatë zgjedhjes së ushqimeve, pjesëmarrëseve iu bë një skaner truri, kështu që studiuesit mund të vrojtonin aktivitetin e trurit ndërkohë që bënin zgjedhjen e tyre. Të dyja grupet treguan një nivel të lartë aktiviteti trunor ndërmjet dy zonave të trurit gjatë fazës së marrjes së vendimeve. Këto zona ishin dorsal striatum dhe dorsolateral prefrontal cortex, e cila luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e kujtesës.

Ashtu si pritej, pjesëmarrëset me anoreksi zgjodhën ushqime me pak yndyrë më shpesh se njerëzit e shëndetshëm. Megjithatë, më e rëndësishme ishte ajo që u vu re më pas: Te njerëzit e shëndetshëm u vu re një aktivitet i shtuar mes dy zonave kur ata zgjidhnin ushqime me shumë yndyrë, si donatset. Te njerëzit anoreksikë, ky aktivitet dukej se ndodhte kur zgjidhnin ushqime me pak yndyrë. Përveç kësaj, tek anoreksiket u vu re më shumë aktivitet në dorsal striatum, zona e trurit e lidhur me sjelljen e zakonshme.

Njerëzit me anoreksi nervore shpesh kanë zakone shumë të rrepta të të ngrënit, të cilat psikologët përpiqen t’i korrigjojnë. Nëse ky zakon vazhdon edhe pas trajtimit, ka më shumë gjasa që personi t’i rikthehet mënyrës së pashëndetshme të të ngrënit. Kështu, studiuesit duan të kuptojnë më mirë arsyen neurologjike që qëndron pas këtyre zakoneve, në mënyrë që të gjejnë mënyra të reja për të trajtuar sëmundjen.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Maya: Tani, do të më njihni si aktore!

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement