Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Shpjegimi i endrrave tuaja…

Me thinja

– Përshëndetje! Kam ëndërruar veten time duke u treguar thinjat disa personave që nuk ua shihja fytyrën, por nga ndjesia, ishin të njohur, persona të familjes. Në ëndërr isha shumë e shqetësuar për këto thinja pasi kisha shumë dhe thoja: “Si ka mundësi? Unë jam e re në moshë!”.

E nderuar lexuese, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Ëndrra ka lidhje me mendimet tuaja; shpesh ju duket vetja më e madhe seç jeni në të vërtetë. Duket sikur nuk po e jetoni jetën ashtu siç i përket një vajze të moshës suaj. Është një lloj sikleti që ju besoj tashmë e keni kaluar, janë mendime me vetveten. Nëse ëndrra ka lidhje me mungesën nga ana e ndjenjave, nuk duhet të shqetësoheni sepse nëse do të keni një lidhje, kjo do të ndodhë në kohën e duhur dhe me personin e duhur.

Advertisement

 

Ziheshin dy qen

– Kam parë në ëndërr dy qen të mëdhenj të zinj që po ziheshin me njëri-tjetrin. Unë i shikoja nga ballkoni. Çfarë kuptimi ka, ju lutem?

– Një ëndërr e tillë tregon që do të ndodheni në një situatë në të cilën nuk duhet të jeni shumë të butë, por duhet të reagoni me ashpërsi, përsa u përket mendimeve tuaja. Nëse tregoheni shumë të urtë, ka mundësi të lëndoheni. Nuk po themi të rriheni, por të tregoni karakter të fortë, sepse ashtu e do situata në të cilën ndodheni.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (2) View Comments (2)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Lamtumira jote...

Next Post

Kryetari i bashkisë më kërkon seks për një vend pune

Advertisement