Sadna bën gjithçka për të shpëtuar Koshalin
Sadna i thotë Vinetit se Koshali ka nevojë për regjim shtrati, por nuk ia jep përgjigjet e analizave të Koshalit, megjithëse ai ia kërkon. Malika i telefonon Sadnës për t’i thënë se, pas mbledhjes, do të bëhet një parti në shtëpinë Raxhvanxh. Vasundra habitet kur e shikon Sadnën në festën e organizuar në shtëpinë e saj. Ajo e kërcënon Sadnën nëse kjo e fundit po përpiqet të lëndojë familjen e saj. Ragni sheh Ranvirin dhe Sadnën duke biseduar së bashku dhe nuk i vjen aspak mirë…
Aleku fsheh Sadnën
Prakashi merr përgjigjet e analizave të Koshalit, por nuk i hap ato. Vasundra e nxit Ragnin kundër Sadnës. Sadna kërcënon Navinin dhe Avnin. Ranviri përgatit një “kurth” për Alekun e Sadnën. Ai bën që Sadna të hyjë gabimisht në dhomën e Alekut. Ikin dritat dhe Aleku e gjen veten shumë afër Sadnës. Ragni i kërkon falje Ranvirit për keqkuptimin që u krijua kur e pa atë duke folur me Sadnën. Vasundra shikon se Sadna nuk është në sallë dhe dyshon se ajo është takuar me Alekun.
Vasundra niset për në dhomën e Alekut dhe Malika e shoqëron. Kur dëgjojnë zërin e tyre, Aleku e merr Sadnën dhe fshihet bashkë me të, që ato të dyja të mos shohin se ata janë bashkë. Prakashi shkon te mjeku për t’u konsultuar në lidhje me shëndetin e Koshalit dhe mjeku e këshillon të shmangin çdo lloj stresi për Koshalin. Kjo e fundit përkeqësohet, ndërsa Vinetit i bien në dorë përgjigjet e analizave të saj dhe shokohet. Në festë, Ranviri i shtyn të gjithë të dalin në pistë për të kërcyer. Sadna nuk e përballon dot ta shikojë Alekun duke kërcyer me Malikën, ndaj vendos…
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)