Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Armando Sadiku: Në Francë, prisni surprizën…

Udhëtimi i tij drejt futbollit profesionist është si një përrallë. E mbushur me peripecitë e veta, por gjithmonë me një fund të lumtur. Armando Sadiku po përjeton momentet e tij si një yll i futbollit shqiptar e me shpresën e mirë për t’u bërë, edhe i atij zvicerian. Ai është në rrugë të mbarë. Sulmuesi është 24 vjeç dhe ka arritur atë që shumë do të dëshironin. I kualifikuar për “Euro 2016” duke plotësuar dëshirën e madhe historike të të gjithë shqipfolësve të trojeve tona dhe duke luajtur në një prej kometicioneve futbollistike më të prestigjoze. Elbasanasi është i vetëdijshëm se ka arritur shumë, por kërkon që shumë shpejt të mund të shkojë edhe më lart. Armandoja i ka të gjitha mundësitë dhe aftësitë për ta bërë këtë. Ai premton… premton shumë, për ne e për vete!

 

Eraldo Harlicaj: – Përshëndetje Sadiku dhe urime për kualifikimin. A janë shuar tashmë emocionet e atij suksesi?

Advertisement

Elseid Hysaj: – Përshëndetje dhe ju. Faleminderit. Edhe unë duhet t’ju uroj pasi është një arritje e madhe për të gjithë ne. Emocionet janë të pranishme sa herë e kujtoj. Më duhet të përqendrohem edhe tek ekipi im që të bëj më të mirën, përndryshe do të isha gjithë kohën në eufori. (Qesh)

– E prisnit një reagim dhe një pritje të tillë?

– Deri diku e prisja, pasi ishte arritje e madhe. Të jem i sinqertë, jo në përmasa të tilla, pasi vetëm kur jemi kthyer në Shqipëri e kemi kuptuar realisht se çfarë po ndodhte dhe sa gëzim i kishim falur këtij populli. Me Kryeministrin e Presidentin dhe të gjithë ata njerëz që kishin dalë në shesh për ne, gjithçka ishte magjike. Më vjen mirë që ua shpërblyem në fund.

– Cila ishte pjesa më e bukur, që do të mbesë më shumë në mendjen tuaj?

– Përballja me publikun. Kemi tifozerinë më të mirë në botë!

– Ndeshja me Armeninë ishte e gjitha nën kontrollin tonë. A ka me të vërtetë diferenca kaq të mëdha ndërmjet ekipeve apo uria për të fituar e bëri më të lehtë?

– Ne vinim pas një humbjeje shokuese me Serbinë. Armenia ishte beteja jonë finale dhe gjithçka varej nga ne. Danimarka kishte humbur, kështu që kishim mundësi për të realizuar atë që prisnim të gjithë bashkë. Kishim motivimin e duhur dhe hymë me besim të plotë se do t’ia dalim. Jemi një ekip më i mirë se Armenia dhe e dëshmuam këtë, i kemi marrë gjashtë pikë. Takimi ishte shumë i vështirë, por ne ia dolëm më së miri. Dy golat e shpejtë ndikuan shumë mirë për ne dhe na liruan, por kishim presionin për të fituar dhe kjo i bënte gjërat më të komplikuara.

– Pas shënimit të golit të tretë, ju pamë mjaft të gëzuar. A ishte një shpërthim për kualifikimin apo se e kishit të nevojshëm të shënonit për Shqipërinë?

– Ishte shumë i rëndësishëm për mua, pas gjithë atyre problemeve që kam kaluar, dëmtimeve, me pozicionin tim jo majtas jo djathtas dhe e doja shumë atë gol. U çmenda fare kur shënova. (Qesh)

– Serbia na shkaktoi një humbje që dhemb. A ishte e lehtë ta kapërdinit për një kohë aq të shkurtër?

– Ne jemi të gjithë lojtarë profesionistë dhe i njohim rregullat e futbollit. Ajo ishte një ndeshje si gjithë të tjerat, por kundërshtari që kishim përballë dhe situatat e krijuara e vështirësonin punën tonë. Sigurisht që donim ta fitonim dhe prej kësaj u dënuam, por pas mërzitjes e kuptuam që duhet të reagonim dhe t’u kthenim buzëqeshjen të gjithë atyre tifozëve që ishin në stadium dhe dolën të zhgënjyer atë natë nga ne. Kemi bërë shumë mbledhje dhe kemi folur gjatë me njëri-tjetrin në mënyrë që të dilnim ballëlartë në Armeni. Megjithatë, kam rastin të jap edhe një mesazh: Futbolli bashkon njerëzit, nuk sjell urrejtje apo përçarje.

– Besonit se do të kualifikoheshit?

– Për mënyrën si shkuan ngjarjet, besonim, sidomos pas ndeshjeve të luajtura, por kur është hedhur shorti, të them të drejtën, nuk kam qenë edhe aq optimist.

– Tani jemi në pozita të njëjta për “Euro 2016”. Si mendoni se do të shkojë?

– Është e vërtetë, por tani shpresat janë rritur dhe është ngritur edhe besimi te ne. Në eliminatore e treguam se mund të bëjmë gjëra të mira edhe përballë kundërshtarëve të mëdhenj në letër, por që në fushë nuk ishin superiorë ndaj nesh. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe në Europian. Kam besim se do të bëjmë një surprizë të bukur, megjithatë duhet të presim të shohim shortin dhe kundërshtarët që do të na bien në grup.

– A ka pasur fat Shqipëria në këto eliminatore?

– Fati është pjesë e futbollit, këtë e pranojnë të gjithë, por ne, edhe kemi pasur, edhe jemi ndëshkuar nga fati. E kam dëgjuar këtë teori që edhe kemi pasur fat, por nuk jemi kualifikuar për këtë arsye. Ne jemi rritur dhe kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira; kjo është arsyeja kryesore, pasi të gjithë lojtarët kanë dhënë 100 për qindëshin e tyre nga portieri, mbrojtja, mesfusha e sulmi dhe ne e kemi kërkuar “fatin”, nëse e cilësojmë kështu.

– Sa meritë ka De Biazi në këto rezultate?

– De Biazi është një person shumë i rëndësishëm dhe ka shumë merita në këtë sukses të Shqipërisë.

– Është hapur debati për rinovimin e tij. A keni ndonjë mendim për këtë çështje?

– Nuk më takon mua të hyj në detaje dhe nuk më takon të flas për këtë çështje. Këto janë punë të tij dhe Federatës. Unë jam shumë i lumtur dhe i kënaqur me punën e tij, por nuk më takon mua të flas për këtë temë.

– Për të folur për Zyrihun… Si po ecën aventura juaj?

– Zyrihu është një ndër ekipet më të mira në Zvicër dhe jam i lumtur që jam pjesë e tij. Ky është sezoni im i tretë këtu dhe më vjen mirë që kam arritur përsëri formën time më të mirë. Nuk do të ndalem këtu dhe do të vazhdoj të punoj më fort, në mënryë që të arrij më lart.

– A mendoni se meritoni më shumë minuta me Kombëtaren, duke qenë se jeni në formë shumë të mirë me ekipin tuaj?

– Po kaloj një formë të mirë këtu sepse po luaj rregullisht dhe po shënoj gola. Nëse jam në këto ritme dhe luaj rregullisht e shënoj, atëherë edhe minutat me kombëtaren do të vijnë.

– Tani, problemet me dëmtimin kanë kaluar krejtësisht?

– Po, tani jam në top formë dhe më ka kaluar dëmtimi. Po shënoj vazhdimisht dhe kjo është gjë pozitive për një sulmues.

– Çfarë objektivash keni për këtë sezon?

– Personalisht, dëshiroj të stërvitem fort dhe të rris akoma më shumë nivelin tim. Dua të shënoj sa më shumë gola dhe të shpallem golashënuesi më i mirë në Zvicër; objektiv i vështirë, por jo i paarritshëm.

– Suksesin tuaj, kujt ia dedikoni?

– Familjes sime.

– Diçka të fundit?

– Ju përshëndes dhe dëgjohemi, se u bëra vonë për stërvitje… (Qesh)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nisida Knezi Tufa: Kur ndihesh e dobishme në punën tënde...

Next Post

40 mrekullitë e trupit tonë

Advertisement