Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

A mund ta arrijë çdokush orgazmën?

Ekstazë, kënaqësi supreme, qiell i shtatë… Kështu është cilësuar fenomeni i orgazmës, fjalë e cila e ka origjinën nga greqishtja e lashtë (orga: të ziesh nga afshi i nxehtë). Ky është kulmi i kënaqësisë seksuale dhe vjen në mënyrë të papritur, si pasojë e një faze eksitimi dhe zgjat disa sekonda. Orgazma është kënaqësia më e fortë që mund të ndiejë një qenie njerëzore, një valë sensuale, e ndjekur nga një periudhë çlodhjeje, kënaqësie dhe relaksi…

 

Si funksionon orgazma?

Advertisement

Orgazma është një fenomen fizik. Ju mund të keni pyetje të shumta në lidhje me të, si për shembull: A jam normale nëse e kam të vështirë ta arrij atë, apo nëse kam vetëm orgazma klitoridiane? Jam normale nëse e arrij vetëm në një pozicion dhe nëse e arrij më shpejt vetëm, sesa në çift? Nuk është gjithmonë e lehtë për të cilësuar si orgazmë ndjesinë e provuar nga femra. Në radhë të parë, ajo ndjen se diçka shumë e shkurtër merr fund, pas një kulmi eksitimi. Kjo “diçka” është shumë subjektive, mund të jetë një emocion shumë i shkurtër, që mund të jetë i brendshëm, pa zë dhe krejtësisht i padukshëm së jashtmi, pa thirrje apo gjeste. Pas kësaj ndjesie kënaqësie vjen një ndjesi ngopjeje dhe qetësie që mund të jetë gjithashtu e shkurtër, ose shumë më e gjatë. Pas orgazmës, femra ndjen kontraksione dhe mund të ndjejë shumë orgazma rresht, ndryshe nga burri. Në këtë rast, flitet për femër multiorgazmike. Numri i këtyre femrave është i vogël, afro 10%.

 

Kur orgazma nuk vjen

Kur një femër ka probleme seksuale, mund të mos e arrijë orgazmën, ose ta arrijë me vështirësi, pas minutave të gjata. Ekziston edhe një problem, i quajtur anorgazmi, që shfaqet me mungesën totale të orgazmës. Po frixhiditeti apo ftohtësia? Gratë e ashtuquajtura “të ftohta”, apo frixhide, nuk ndiejnë asnjë lloj kënaqësie, pra, nuk e arrijnë orgazmën gjatë marrëdhënieve seksuale. Atëherë, është normale të mos e kesh provuar kurrë orgazmën? Nga pikëvështrimi fiziologjik, kënaqësia femërore nuk është e nevojshme. Një grua nuk ka nevojë të arrijë orgazmën për të mbetur shtatzënë (ndryshe nga burri që duhet të arrijë orgazmën për të bërë fëmijë). Kënaqësia femërore, pra, është një refleks që nuk shërben nga pikëvështrimi biologjik… Megjithatë, të arrish orgazmën është kaq e këndshme, sa do të ishte për të ardhur keq që të mos e provonit. Nuk është kurrë vonë për të mësuar e përpjekur. Përdorimi i një vibratori mund t’ju lejojë të zbuloni, duke stimuluar, zonat erogjene të trupit tuaj (që janë të shumta).

 

Këshilla për të arritur orgazmën

Bëni gjithë përpjekjet e nevojshme për të provuar këtë kënaqësi ekstreme. Para aktit seksual, fantazitë luajnë një rol jo të parëndësishëm në rrugën drejt ekstazës. Gjithashtu, ju mund të përdorni disa produkte, si lodrat seksuale, por këto nuk janë gjërat e vetme që mund t’ju ndihmojnë. Të rëndësishme janë edhe lojërat paraprake, si kunilingusi, felacioni, ose masazhet erotike. Që të njihni dhe zbuloni më mirë trupin tuaj, ju mund të filloni me masturbimin. Ai ju lejon ta arrini në mënyrë më efikase një orgazmë, qofshit burrë apo grua. Kur të keni provuar të gjitha propozimet tona për të maksimalizuar kënaqësinë tuaj, ju mbetet ende të testoni gjimnastikën seksuale, ose orgazmën pa penetrim, për të zbuluar se çfarë është më efikase për ju dhe kënaqësinë tuaj… Kështu, do të jeni e pajisur me eksperiencën e nevojshme dhe nuk do të keni më nevojë të simuloni orgazmën.

 

Shfaqjet fizike të orgazmës

Ajo mashkullore karakterizohet nga një ejakulim dhe kontraktim i muskujve të perineut. Në rastin e femrës, kemi tkurrje të klitorisit, vaginës, perineut dhe mitrës me shkundje, ndërkohë që thithat tendosen. Disa gra mund të sekretojnë gjatë orgazmës edhe një lëng të bardhë. Këto quhen gra shatërvan. Te të dy partnerët kemi një shtim të ritmit të zemrës dhe zgjerim të enëve të gjakut. Kënaqësia fizike sjell më pas sekretimin e endorfinës, një substance që sjell një ndjesi relaksimi dhe mirëqenieje. Ekzistojnë tipe të ndryshme orgazme: Klitoridiane, vaginale, e mitrës… por për t’i njohur ato është mirë të njihni mirë trupin tuaj, të keni njohuri mbi anatominë e organit tuaj seksual, pikës G, etj.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (1) View Comments (1)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Kallashi: E dua me shpirt të pastër e me trup të fortë

Next Post

M’u bë fiksim t’i ndaja!

Advertisement