Natyra ka krijuar shumë mrekulli, por janë të pakta ato që mund të krahasohen me trupin e njeriut. Do t’ju tregojmë në këtë shkrim 40 kuriozitete mbi trupin e njeriut, që do t’ju entuziazmojnë…
- Zemra jonë, organi që punon më shumë
Zemra është muskuli i trupit që punon më shumë. Çdo ditë ajo prodhon aq energji, sa i nevojitet një kamioni të ecë 30 kilometra. Po ta llogarisnim gjatë gjithë jetës tonë, do të ishte njëlloj sikur kamioni të shkonte deri në Hënë dhe të kthehej prapë.
- Truri ynë i mrekullueshëm
Truri përbëhet në masën 60% nga yndyra, megjithëkëtë ai punon shumë. Truri është i aftë të prodhojë në çdo moment një rrymë prej 25 vatësh, aq sa të ndezë një llambë elektrike.
- Lëkura
Lëkura është organi më i madh i trupit dhe çdo ditë rinovohet, duke eliminuar 50 mijë qeliza çdo minutë. Gjatë gjithë jetës sonë, kjo është e barabartë me 18.1 kg qeliza të vdekura.
- Forca e mendimit
Truri ynë nuk pushon kurrë së punuari, por e vërteta është se është më energjik kur flemë gjumë. Shkencëtarët thonë se një njeri mendon mesatarisht 70 mijë herë në ditë.
- Kockat
Numri i kockave tona pakësohet me kalimin e kohës. Ne lindim me më shumë se 300 kocka dhe në moshë të rritur, kemi vetëm 206. Kjo ndodh ngaqë shumë prej kockave bashkohen me njëra-tjetrën.
- Mitra
Në trurin e embrioneve prodhohen 8000 qeliza të reja truri çdo sekondë. Të porsalindurit mund ta njohin fytyrën e nënës disa orë pas lindjes.
- Nervi optik
Studiuesit kanë zbuluar se pjesa e trurit që ka lidhje me shikimin te të verbërit ka aftësi të “fiket”, në mënyrë që truri të jetë në gjendje t’u përgjigjet më mirë stimujve që merren nëpërmjet dëgjimit dhe prekjes, duke i ndihmuar këta njerëz të “shohin” nëpërmjet këtyre dy shqisave.
- Truri
Truri ynë nuk zotëron receptorë dhimbjeje. Për këtë arsye, kirurgët mund të bëjnë ndërhyrje kirurgjikale në tru pa anestezi.
- Gjaku
Gjatë gjithë jetës, zemra pompon afro 1.5 milionë fuçi me gjak. Një zemër normale mund ta hedhë gjakun afro 9.1 metra larg.
- Teshtima
Teshtima e njeriut udhëton me një shpejtësi pak më të vogël se 64 km/orë, pothuajse aq sa vrapon edhe një tigër.
- Arteriet
Nëse do të lidheshin bashkë të gjitha arteriet, venat dhe kapilarët së bashku, gjatësia e tyre do të arrinte 100 mijë kilometra, aq sa t’i biesh rrotull tokës 2.5 herë.
- Flokët
Qimet tona zgjaten pothuajse 6 milimetra çdo 4 javë dhe vazhdojnë të zgjaten për gjashtë vjet. Në vazhdim, ato bien dhe në vend të tyre, dalin të reja.
- Nuhatja
Shqisa jonë më e vjetër është nuhatja, më parë se shikimi, dëgjimi dhe prekja. Truri ynë mund të kujtojë mbi 50 mijë aroma të ndryshme.
- Truri
Truri i njeriut është nga gjërat më të sofistikuara në botë. Njerëzit prodhojnë më shumë qeliza truri gjatë dy vjetëve të para të jetës se në çdo fazë tjetër, por truri ynë do 20 vjet që të arrijë pjekurinë.
- Iron Man
Në trupin tonë ndodhet aq hekur sa të bëjmë një gozhdë me gjatësi 7.6 centimetra.
- Syri
Nëse syri ynë do të ishte një aparat fotografik, ai do të kishte 576 megapiksel. Syri ynë ka aftësinë të dallojë 10 milionë ngjyra të ndryshme.
- Uji
Gjatë gjithë jetës, një njeri pi 75 mijë litra ujë.
- Pështyma
Njeriu prodhon mesatarisht 1 litër pështymë në ditë dhe 23 659 litra gjatë gjithë jetës, të mjaftueshme për të mbushur dy pishina.
- Veshët dhe hunda
E dinit që veshët dhe hunda jonë nuk reshtin së rrituri gjatë gjithë jetës?
- Largësia
Nëse do të shtrinim në një vijë të drejtë ADN-në e të gjitha qelizave tona, gjatësia do të arrinte 10 milionë milje. Kjo është largësia e Tokës nga Plutoni, ose 6000 udhëtime nga Toka në Hënë.
- Kujtesa afatgjatë
Kujtesa afatgjatë e trurit tonë shtohet deri në moshën 40 vjeç dhe ka aftësinë të ruajë deri në 1 milionë miliardë bits gjatë gjithë jetës sonë.
- Zemra
Ritmi i rrahjes së zemrës ndryshon në varësi të muzikës që dëgjojmë.
- Gjuha
Ashtu si gjurmët e gishtërinjve, edhe ato të gjuhës sonë janë unike.
- Shija
Gjuha jonë përmban afro 10 mijë receptorë shijeje që gjenden mbi ose rrotull puprrave të gjuhës. Megjithëkëtë, nevojitet edhe nuhatja për të shijuar ushqimet.
- Kockat
E dinit që ngjyra e kockave tona mund të fillojë nga bezha dhe të shkojë deri te kafja e hapur? Kockat që shihni nëpër muze janë të bardha, sepse janë zier dhe pastruar.
- Rrahjet e zemrës
Në momentin kur zemra ka ngarkesë elektrike, mund të vazhdojë të rrahë edhe po ta largosh nga trupi.
- Muskuli më i fuqishëm
Muskuli më i fuqishëm i trupit tonë është ai i përtypjes.
- Sytë
Madhësia e kokërdhokut të syrit mbetet e njëjtë, që nga lindja e deri në vdekje.
- Gjatësia
Në mëngjes, jemi më të gjatë se në darkë. Kjo ndodh ngaqë, kur flemë, shtylla jonë kurrizore nuk shtypet nga forca e rëndësës dhe kjo i lejon trupit të zëvendësojë lëngjet që ndodhen mes rruazave. Këto lëngje mund t’ju “dhurojnë” deri në 1.27 cm në gjatësi.
- Dhëmbët
Lënda më e fortë e trupit tonë është smalti i dhëmbëve.
- Gjumi
Megjithëse njerëzit mund të rrinë zgjuar deri 8-10 ditë nën vëzhgimin e rreptë mjekësor, një njeri normal mund të qëndrojë zgjuar deri në 4-5 ditë pa pasur probleme mjekësore.
- Mikrobet
Ne shkëmbejmë më shumë mikrobe duke dhënë dorën, sesa me puthje.
- Lotët
Forma dhe përmbajtja e lotëve ndryshojnë shumë në varësi të situatës. Lotët e lumturisë ndryshojnë nga ata të trishtimit dhe nga ata që na dalin kur presim qepët.
- Skuqja
Kur skuqemi nga turpi, skuqet edhe mukoza e stomakut tonë, që i përgjigjet ngacmimit të nervit simpatik, i cili shton fluksin e gjakut në të gjithë trupin.
- Trup i artë
Gjaku ynë përmban afro 0.2 kg flori.
- Dhjami
Çdo vit, afro 10% e qelizave tona dhjamore zëvendësohen me të reja, pavarësisht nëse humbasim ose shtojmë në peshë.
- Era e trupit
Djersa vetë nuk mban erë; ajo fillon të mbajë kur bakteriet që ndodhen në lëkurë shpërbëjnë yndyrën në acide që i japin erën trupit tonë.
- Forca e duarve
Nëse humbasim gishtin e vogël të dorës, humbasim edhe 50% të fuqisë së saj.
- Akarie
Në vetullat dhe qerpikët tanë ka akarie.
- Hapat
Kur bëjmë një hap, për t’ia dalë mbanë, sinkronizohen 200 muskuj të trupit tonë.