Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Horoskopi 5 tetor-11 tetor
Zgjidhni kafshët sipas shenjës zodiakale!
A trashëgohet verbimi?

Zgjidhni kafshët sipas shenjës zodiakale!

Lërini yjet t’ju udhëheqin në zgjedhjen e kafshës shtëpiake që bën për ju. Në fund të fundit, pajtueshmëria nuk ka lidhje vetëm me zgjidhjen e partnerit/es.

Dashi
Të lindurit në këtë shenjë janë gjithnjë aktivë, plot energji, entuziazëm dhe në kërkim të një jete plot ngjarje. Për Deshtë e gjallë, qentë janë kafshët e përkryera. Sigurohuni që raca që do të zgjidhni t’i korrespondojë natyrës suaj shumë aktive. Një qen i racës Labrador do të ishte një zgjedhje e mirë. Ata janë gjithmonë gati për aventura, kanë shumë energji dhe janë shumë miqësorë.

Demi
Demave kokëfortë dhe të qëndrueshëm u pëlqejnë përkëdheljet, por ata mund të tregohen edhe dembelë në jetën e përditshme. Për një Dem, kafsha e përkryer shtëpiake është macja. Një mace e racës skoceze (racë me qime të dendura dhe veshë të vegjël), për shembull, do të ishte një zgjedhje e shkëlqyer. Asaj i pëlqejnë përkëdheljet dhe do t’i kushtojë vëmendje vetëm të zotit.

Advertisement

Binjakët
Binjakët e kanë gjithmonë përgjigjen gati. Atyre u pëlqejnë bisedat intelektuale dhe punët stimuluese si edhe janë gjithnjë në kërkim të eksitimit. Një kafshë inteligjente do të ishte e përkryer për ta, për shembull, një papagall. Atij mund t’i mësosh fjalë të reja çdo ditë, gjë që mban gjallë interesin e të zotit. Mund të zgjidhni edhe një majmun nëse mendoni se jeni të aftë të kujdeseni për të. Kjo është një zgjedhje tjetër e shkëlqyer.

Gaforrja
Gaforret janë njerëz të ndjeshëm dhe shtëpiakë. Atyre u ndryshon humori vazhdimisht, janë emocionalë dhe dinë të kujdesen për të tjerët rreth e rrotull. Një hamster i lezetshëm, i vogël, mund të jetë i shkëlqyer për një Gaforre. Këta të fundit do të dinë të kujdesen për të me gjithë delikatesën që nevojitet dhe do ta mbulojnë kafshëzën e tyre me gjithë dashurinë dhe kujdesin për të cilin ka nevojë.

Luani
Luanët pasionantë kanë dëshirë të jenë në qendër të vëmendjes. Personaliteti i tyre i bën që të joshen nga gjërat më të shtrenjta e brilante të jetës dhe ata nuk e kanë problem të shpenzojnë shumë për t’i bërë ato të tyret. Një kafshë që do të përshtatej me personalitetin dhe shijet e tyre do të ishte një kalë madhështor. Asgjë nuk duket më mbretëror se një kalë i bukur. Megjithatë, nëse kjo zgjedhje ju duket shumë e shtrenjtë për xhepat tuaj, mund të merrni një mace.

Virgjëresha
Virgjëreshës nuk i pëlqejnë shumë kafshët që bëjnë rrëmujë nëpër shtëpi. Atyre u pëlqen shoqëria, por jo në kurriz të rehatisë. Kafsha më e mirë për një Virgjëreshë do të ishte një akuarium me peshq, të cilët nuk kërkojnë shumë punë për t’u mbajtur.

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në gjithë pikat e shitjes në Shqipëri si dhe  në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Horoskopi 5 tetor-11 tetor

Next Post

A trashëgohet verbimi?

Advertisement