Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Zelma: Në Suedi ma dinë vlerën!

 

 

Ajo ka qenë pjesë e “Onrecords”, label kosovar ku bëjnë pjesë Kida, Mozziki, Getinjo e shumë këngëtarë të tjerë që kanë bërë emër në muzikën shqiptare. Zelma u prezantua te publiku shqiptar vetëm një vit më parë me këngën “Një moment”, e cila i dha suksesin e duhur, për t’u pasuar me disa këngë brënda vitit, e fundit ndër të cilat është “A dalim”, një bashkëpunim me Getinjon. Ajo ka shumë dëshirë t’u tregojë fansave të saj që nuk është më pjesë e këtij labeli dhe se arsyet do t’i tregojë në një tjetër moment, por nga ajo që nënkupton duket se është ndier e pavlerësuar në këtë grup dhe ka vendosur që të bëjë karrierë vetë në Suedi, ku edhe studion, punon dhe jeton…

Advertisement

 

Fabjola Kuburi: – Zelma, vjen me një klip me Getinjon. Getinjo ishte zgjedhja jote?

Zelma: – Kam qenë pjesë e labelit “Onrecords” ku bënte pjesë edhe Getinjo dhe duke qenë se kishim miqësi, vendosëm të bëjmë edhe këtë bashkëpunim me titull “A dalim”, një këngë që është pritur ngrohtë nga publiku dhe për këtë ndihem shumë e vlerësuar. Kam edhe shumë dëshirë të them se unë nuk bëj më pjesë e “Onrecords”, për arsye që do t’i them në intervistat në vazhdim.

– Do të të shohim në bashkëpunime të tjera, qoftë me Getinjon, qoftë me artist tjetër?

– Për momentin, nuk kam plane për të lançuar ndonjë këngë në Kosovë sepse jam shumë e angazhuar me studimet dhe muzikën në Suedi.

Pas publikimit të klipit “A dalim”, me se po merresh?

– Përveç studimeve, po merrem me muzikë në Suedi. Shpresoj që kënga që do të lançoj gjatë dimrit të jetë Rap/Hip Hop/Trap. Gjithashtu punoj edhe si instruktore fitnesi.

Ke marrë kritika për këngët që ke publikuar deri tani?

– Ende nuk kam pasur mundësinë të realizoj këngë në stilin tim dhe të tregoj kush është Zelma e vërtetë. Te këto këngë që kam publikuar është emri i atyre që më kanë menaxhuar, kështu që edhe kritikat nuk i pranoj në emrin tim.

Ti jeton dhe studion në Suedi, je nga Kosova dhe di që të pëlqen shumë edhe Shqipëria. Çfarë i lidh këto tre vende për ty?

– Populli dhe gjuha. Do të më duhej shumë vend në gazetë që të flisja për këtë.

– Për çfarë studion atje?

– Për momentin, jam në vitin e fundit në gjimnaz dhe vitin 2016 filloj vitin e parë Juridik.

Të  pengon muzika për studimet?

– Aspak.

Po studimet në muzikë?

– Jo, nuk kanë pse të më pengojnë.

Pse të pëlqen kaq shumë Suedia? Çfarë të veçante ka ajo?

– Më pëlqen shumë Suedia sepse këtu diskutohet dhe merresh vesh lehtë.

Je shoqe që të gjithë donin ta kishin në shoqërinë e tyre?

– Jam një person shumë i disiplinuar dhe korrekt. E kam shoqërinë shumë të vogël, të përzgjedhur dhe të besueshme, kështu që “either you hate me or love me” (Ose do më doni, ose do të më urreni).

E ke të vështirë të bësh miq?

– Jo, nuk e kam vështirë të bëj miq, por kam kujdes kë bëj mik apo mikeshë. Nëse ke respekt ndaj meje, unë do kem ndaj teje.

Si je para regjistrimit të një kënge, apo para xhirimeve të një klipi?

– Jam gjithmonë shumë e qetë dhe e relaksuar. Kam qenë gjithmonë me synimin që të jem në majë të gjithçkaje, sidomos të asaj që di të bëj më mirë, të këndoj.

Si e bën Zelma një ditë të hareshme?

– I GRAB MY PHONE in da morning (Rrëmbej telefonin në pikë të mëngjesit). (Qesh) E filloj ditën me shkollën, pastaj në mësime, në punë dhe më pas në studio.

Cili ka qenë komplimenti më i veçantë nga fansat, ai që asnjëherë nuk e ke harruar?

– Çdo kompliment i fansave të mi ka qenë i veçantë dhe nuk mund të harroj asnjë.

Sipas mendimit tënd, çfarë e bën një njeri tërheqës?

– Mençuria.

A pajtohesh me mendimin se muzika tani më shumë shikohet sesa dëgjohet?

– Muzika tani më shumë shikohet sesa dëgjohet në Kosovë dhe në Shqipëri 100%, kurse në vende të tjera, jo. Për shembull, në Suedi, edhe pse mund të jesh shumë e bukur, duhet të kesh talent që të ecësh.

Kush të ka këshilluar që të ecësh me hapa të sigurt në muzikë?

– Unë gjithmonë i flas vetes vetë, kam një marrëdhënie të mirë me monologët.

– Ke ndonjë koment për ato këngëtare që i ekspozojnë bukuritë në vend të talentit në muzikë?

– Jo vetëm që nuk kam komente, por nuk kam as komplimente. (Qesh)

Kam dëgjuar që të kanë krahasuar me Kidën dhe Dafina Zeqirin. Si ndihesh nga këto krahasime?

– Vlerësoni vetë, e keni mundësinë ta bëni këtë gjë.

Të vjen keq që nuk ka një diferencim në vlerësimet e këngëtarëve dhe nuk ka vlerë fakti nëse këndon live ose me regjistrim?

– Oj Kosovë, Oj Shqipëri…!

Cili është gjykimi yt për këngëtarët që e kanë kthyer muzikën në biznes?

– Zoti i ndihmoftë të gjithë.

Mendon se janë më të suksesshëm meshkujt apo femrat në muzikë?

– 100% meshkujt sepse shumica e femrave e reklamojnë veten në mënyrë provokative.

Gjëja më pozitive që ke…

– Jam reale.

– Çfarë nuk bën dot Zelma?

– Nuk gënjej dot! Jo se kam pasur arsye, po edhe sikur, nuk mundem të gënjej.

Cila mendon se është vlera jote kryesore?

– Sinqeriteti.

Çfarë i mungon aktualisht Zelmës?

– Motrat e mia.

Cili është plani yt për veten dhe për muzikën?

– Për momentin, jam shumë e angazhuar më shkollën, po edhe me muzikën. Kam filluar të punoj me “Universal Music” me një projekt afatgjatë. Jam shumë e lumtur për shansin që më kanë dhënë sepse ma dinë vlerën si artiste.

– Po të lë ty ta mbyllësh këtë intervistë…

– Kam një falënderim të veçantë për të gjithë fansat e mi dhe të gjithë ata që më kanë përkrahur deri tani. Faleminderit. Ju përqafoj, Zelma.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Simptomat e mungesës së magnezit në trup

Next Post

Pornografia, e përmirëson apo e përkeqëson jetën seksuale?

Advertisement