Jam një zonjë simpatike e mirë, brune dhe e shëndoshë nga Fieri 45 vjeçe. Me pak fajlë dua të them se në jetë kam vuajtur shumë, burrim që kam nuk është për asgjë, kërkoj një zotëri të jetë i mirë me norma dhe të më ndihmojë nga gjendja financiare. Nga unë nuk do të zhgënjehet. Ju lutem këtë e dua vetëm për lidhje sekrete. Personi që është i interesuar të lërë numër telefoni në gazetë. Ju faleminderit nga Lida.
Përshëndetje jam Ira nga jugu 46 vjeçe, e pafejuar më parë, me shumë pretendime. Do doja të njihja një njeri shumë të mirë, të sjellshëm me arsim të lartë, shumë të zotin në punën e tij mbi 1.75 i gjatë, të krishterë, të pamartuar më parë deri 53 vjeç. Nëse dikush është i interesuar për njohje i lë nr. tim të cel. në redaksi.
Përshëndetje, jam një vajzë 20 vjeçe që kërkoj të gjej dikë që të më dojë dhe të dijë të mi zbukurojë edhe më tepër vitet më të bukura të rinisë time. Unë vazhdoj studimet e larta. Cilësitë e mia kryesore janë sinqeriteti dhe çiltërsia. Për paraqitjen e jashtme ndihem e bekuar nga Zoti. Arsyeja kryesore që po shkruaj këtu është sepse dua të gjej dikë që është i kompletuar si mashkull por mbi të gjitha që jeton jashtë shtetit. Të interesuarit të jenë vetëm ato që plotësojnë kushtet e mësipërme dhe që duan njohje serioze dhe që janë në kërkim të njeriut të jetës… Ju lutem më kontaktoni në Facebook me emrin: Vajza pa emër, kam foton e Rihanës në profil.
Advertisement