Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Smartphone Honor 7 hidhet në tregun evropian

Smartphone Honor 7 doli zyrtarisht në tregun amerikan këtë qershor dhe në korrik u konfirmua se në shtator ai do të dilte edhe në tregun evropian. Kështu, prezantimi i tij zyrtar do të bëhet së shpejti në Britaninë e Madhe, por etiketa e produktit është që tani e disponueshme në sitin e Honor Italisë, ndërsa HDBlog.it ka nxjerrë në foto një ekran ku tarifa e shkruar ishte: 349.99. Nëse ky çmim është real, ai do të jetë shumë joshës për konsumatorët evropianë, duke pasur parasysh të dhënat teknike të produktit: Ekran IPS Full HD prej 5.2 inç, procesor octocore 64 bits Kirin 935 me 2.2 GHz, 3 Go RAM, sensor fotosh Sony IMX230 me vetëfokusim dhe rregullim të dritës me 21 MP dhe hapje f/2/0, me kamera ballore 8 MP, me aftësi njohëse të shenjave të gishtave dhe bateri 3100 mAh.
Nëse edhe në vendet e tjera evropiane tarifa e tij do të jetë ajo e tregut italian, atëherë raporti cilësi/çmim do të jetë me të vërtetë mbresëlënës. Nuk është çudi pra se pse në tregun kinez, stoqet e para të Honor 7 mbaruan brenda 2 minutave.

UEFA, jo shumë pro teknologjisë në Euro 2016
UEFA po reflekton ende në lidhje me përdorimin apo jo të teknologjisë në vijën e golit në EURO 2016, në Francë. Kështu është shprehur të premten e kaluar në Monako, Mishel Platini, drejtuesi i futbollit evropian. “Në Itali bëhet arbitrimi me 5 arbitra dhe po përdoren teknologjitë për vijën e golit. Do ta ndjekim nga afër këtë çështje për të vendosur se çfarë arbitrimi do të përdorim në EURO 2016. Siç e dini edhe ju, mua më pëlqen shumë sistemi i arbitrimit me pesë arbritra, gjë që mendoj se është një sukses i vërtetë”, ka thënë Platinija, i cili është deklaruar gjithmonë kundër përdorimit të videos për arbitrimin. Teknologjia e vijës së golit është përdorur me sukses për herë të parë gjatë Kupës Botërore të Futbollit, Brazil 2014.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Të reja... Pijet pa sheqer, një rrezik për shëndetin?

Next Post

Dhe jemi të dy...

Advertisement