Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si t’i heq njollat kafe në lëkurë?

– Doktoreshë Albana, kam probleme me lëkurën, më janë krijuar shumë njolla kafe. Kam, siç i thoni ju, hiperpigmente shumë të thella. Si trajtohen dhe a mund të hiqen përfundimisht? Si të veproj që të mos më shtohen të tjera, sepse jam shumë e shqetësuar? Po kontraceptivët, a ndikojnë në formimin e tyre? Faleminderit.
Dr. Albana Lufi, Ph.D në Dermatologji: – E nderuar lexuese, mjekimi i hiperpigmentimeve është i vështirë; është më e lehtë të parandalosh formimin e tyre, sesa t’i trajtosh ato, ndaj do ju thoja që të evitoni ekspozimi në dielli dhe të përdorni kremin ditor kundër diellit i cili është i domosdoshëm për te penguar forminim e njollave te tjera. Veç të tjerash, nëse jeni përdoruese e kontraceptivëve, nuk duhet t’i përdorni më sepse ato ndikojnë shumë edhe në formimin e hiperpigmentimeve. Mbas shtatzanisë, hiperpigmentimet (e formuara në këtë periudhë) mund të largohen pa mjekim. Mund të përdoren kremrat zbardhuese si hydroquinoni 2-4 %, vetëm ose në bashkëveprim me tretinoinën 0.05 %. Veprim zbardhues kanë edhe përbërjet fenolike, vitaminat C dhe E, acidi azelaik, etj.
Sot, për trajtimin e hiperpigmentimeve, përveç kremrave, përdoren edhe metoda të tjera të cilat japin rezultate më të mira, si mikrodermoabrazioni, mesoterapia, laseri fraksional.
– Një procedurë me efikasitet të lartë në trajtimin e hiperpigmentimeve të lëkurës është edhe pilingu kimik. Nëpërmjet kësaj procedure e cila praktikohet në dimër, bëhet i mundur eleminimi i shtresave sipërfaqësore të lëkurës dhe stimulimi i lëkurës së re. Këshillat që rekomandohen për tu mbrojtur nga rrezatimi diellor. Mbrojtja nga dielli është diçka për të cilën duhet të jeni të vetëdijshëm në çdo kohë.
– Përdorni kremra kundër diellit me faktor mbrojtës të lartë SPF 30 dhe 50 duke filluar nga marsi deri në fund të shtatorit dhe me faktor mbrojtës më të ulët, në muajt e tjerë të vitit.
– Përdoreni kremin 30 minuta para daljes në diell dhe përsëriteni çdo 3 orë.
– Pasi keni përdorur kremin fotombrojtës, mos përdorni produkt tjetër kozmetik mbi të (pudër ose krem pudër).
– Në kohën e plazhit, përdorni kremrat kundra diellit sa herë dilni nga deti, duke shpëlarë më parë fyfyren me ujë, pasi uji i kripur i lejon rrezet e diellit të depërtojnë më lehtë në lëkurë, duke bërë të mundshme shfaqjen e njollave kafe.
– Mos harroni të përdorni syze, pse jo, edhe në periudhën e dimrit, duke parandaluar shfaqjen e rrudhave të diellit, por edhe të njollave kafe në zonën rreth syve. Përdorimi në mënyrë korrekte i kremit fotombrojtës, të përshtatshëm sipas tipit të lëkurës, do të ndihmonte në parandalimin e formimit të hiperpigmentimeve. Duhet theksuar se çdo rast me hiperpigmentim përbën një rast specifik dhe si i tillë duhet trajtuar në mënyrë specifike, vetëm nga një mjek dermatolog. Dermatologu është trajtuesi i vetëm që merr përsipër të trajtojë problemin dhe pasojat që mund të rrjedhin nga trajtimi.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

A ta ndaj burrin?

Next Post

Shpjegimi i endrrave tuaja...

Advertisement