Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si të kem lëkurë të shëndetshme?

 

– Kam një pyetje në lidhje me lëkurën. Herë pas here ajo më acarohet, sidomos në verë, por më kanë ngelur edhe shenja që nga vera. Bëra një kurë që kam lexuar diku dhe e kam më mirë. Dua disa këshilla nga dermatologia juaj se si ta kem lëkurën më të pastër dhe më të shëndetshme?

Dr. Albana Lufi, Ph.D në Dermatologji: – E nderuar lexuese, siç e kemi thënë edhe herë të tjera, lëkura është pasqyrë e shëndetit dhe ushqimit të mirë, fjetjes së mjaftueshme, reduktimit të  stresit, hidratimit të vazhdueshm të lëkurës, mbrojtjes së lëkurës nga rrezatimi diellor etj. Të gjithë këta  janë faktorë që ndihmojnë për të pasur një lëkurë të shëndetshme. Të gjithë duhet të jemi të mirinformuar lidhur me mënyrën se si duhet ta mirëmbajmë lëkurën. Jo gjithmonë është e lehtë të përcaktosh tipin e lëkurës nëse ajo është e yndyrshme, mikse apo e thatë sepse fiziologjia e lëkurës së fytyres ndryshon me kalimin e kohës, nuk mund të kemi të njëjtin tip lëkure përherë. Këtë gjë e kemi hasur shpeshherë edhe në praktikën e përditshme, ku persona të ndryshëm, kryesisht femra, ankohen për ndryshimet që ka pësuar lëkura e tyre, duke u shndërruar nga një lëkurë e thatë, në lëkurë të yndyrshme ose anasjelltas. Ndonjëherë, në të njëjtën fytyrë, ne hasim zona me lëkurë të yndyrshme dhe zona me lëkurë të thatë. Janë këto ndryshime që e bëjnë të vështirë zgjedhjen e produkteve kozmetike. Mosha, mjedisi, temperatura, nxehtësia, duhani, ndotja, hormonet seksuale janë faktorë që luajnë rol në ndryshimet që pëson lëkura, ndaj së pari duhet të përcaktoni tipin e lëkurës dhe pastaj ta trajtoni duke iu përshtatur atij. Më poshtë po ju përshkruaj se si duhet të përkujdeseni për çdo tip lëkure:

Advertisement

– Lëkura normale duhet të hidratohet çdo ditë, të mbrohet nga papastertitë dhe nga dielli. Pra, pastrojeni fytyrën në mëngjes e në darkë dhe vini një krem hidratant të lehtë.

Lëkura e thatë haset më shpesh, ndaj në këtë rast evitoni larjen me sapunë agresivë dhe përdorimin e solucioneve me alkool. Duhet ta lani me qumësht pastrues për heqjen e makiazhit, shpëlajeni qumështin me ujë dhe përdorni dy herë në ditë një krem hidratant.

Lëkura mikse, paraqet probleme në zgjedhjen e preparateve kozmetike.

Lëkurat e yndyrshme janë më të prirura për të formuar puçrra e pika të zeza, nga format më të lehta gjer tek ato më të rëndat, ama kjo lëkurë plaket më ngadalë se të tjerat, sepse e toleron diellin. Por, edhe këto lëkura mund të jenë të dehidratuara nga mungesa e ujit. Në këtë rast, duhet të evitoni tonikët me alkool, kremërat shumë të yndyrshëm, kremërat pudër sepse shtojnë pikat e zeza dhe të pastrohet lëkura me sapunë të butë e locion për lëkura të yndyrshme. Të përdoren maska për lëkura të yndyrshme dy ose tre herë në javë. Duhet të keni kujdes për lëkurat e dehidratuara, ndaj edhe duhet të pini shumë ujë gjatë ditës. Uji është një element kryesor jo vetëm për lëkurën, por edhe për të gjithë organizmin. Kur qelizat e lëkurës nuk janë plotësisht të hidratuara, ato nuk mund të funksionojnë mirë dhe shkaktojnë dëmtime të indeve dhe plakje të parakohshme. Hidratimi është mjaft i rëndësishëm për të patur një lëkurë të shëndetshme, ndërsa për lëkurat e ndjeshme dhe delikate duhet të përdorni produkte për lëkura delikate, locion pastrues pa shpëlarje ose spraj me ujëra termale dhe kremra hidratantë të lehtë. Në ambientet e punës me ajër të kondicionuar ose në ambiente të nxehta, rekomandohet përdorimi i kremrave hidratant disa herë në ditë. Për të patur një lëkurë të shëndetshme, duhet ta mbroni në çdo stinë, duke përdorur kremra me filtër mbrojtës të lartë 30 ose 50 SPF, 30 minuta përpara ekspozimit në diell. Kufizoni përdorimin e alkoolit dhe të duhanit. Pini të pakten tetë gota me ujë çdo ditë dhe hidratojeni lëkurën vazhdimisht. Për përzgjedhjen e kremrave është mirë të konsultoheni më parë me një dermatolog specialist sepse tregu kozmetik është aq i zgjeruar me mjaft produkte të firmave apo markave të ndryshme të cilat me paketimin e tyre elegant dhe reklamimin që u bëhet, mund t’ju joshin për t’i blerë edhe shumë shtrenjtë, por që mund të rezultojnë të padobishme për lëkurën tuaj. Konsulta me një dermatolog do t’ju ndihmonte të merrnit trajtimin dhe kremin e duhur për lëkurën që keni ju sepse dermatologu ju bën një testim të lëkurës dhe më pas ju sugjeron se çfarë kremi apo metode pastrimi ju duhet për tipin e lëkurës që keni.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

29 sekretet e një vajze...

Next Post

Ke flokë të hollë? Ja, modelet e përshtatshme për ty!

Advertisement