Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si e lehtëson stresin xhinsengu?

– Përshëndetje! Jam një lexuese e rregullt e kësaj rubrike. Kam lexuar shpesh që shkruani se lodhjen dhe stresin i kuron njëfarë bime e quajtur xhinseng. Si mund ta gjej këtë kurë, sa kushton dhe a është e vërtetë ajo çfarë shkruani për të? Faleminderit.
Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist: – E nderuar letërshkruese, kjo letra juaj merr një rëndësi të madhe, pasi duke folur për mjekimet alternative ose “terapitë e ëmbla”, përgjigjja mund t’u vijë në ndihmë shumë njerëzve, pasi të gjithë kemi nevojë për kura 100 % natyrore, të cilat shërojnë me shumë sukses ose parandalojnë shumë sëmundje. Ndjesë pastë, doktor Arqile Boti i cili bënte çudira me ilaçet bimore, lexonte edhe Biblën, edhe Kuranin e shenjtë dhe një herë mbaj mend që më tregoi një thënie të Profetit Muhamed ku thuhej se nuk ka sëmundje që Zoti të mos i ketë caktuar edhe ilaçin në tokë. Po të marrim parasysh se kjo thënie është shkruar gati 15 shekuj më parë, kur shkenca e farmaceutikes thuajse nuk ekzistonte, i bie të themi se të gjitha ilaçet “bio” për të gjitha llojet e sëmundjeve ekzistojnë. Duke studiuar doktorët që në lashtësi, që nga Hipokrati si edhe ata bashkëkohorë në lidhje me mjekimet alternative dhe kurat natyrore, doktor Arqile Boti, një pjesë të jetës së vet e kaloi në natyrë duke mbledhur bimë shëruese, ama i bëri një shërbim shumë të çmuar popullit të vet, aq sa u kërkua edhe nga Amerika, madje u pajis me pasaportë amerikane e megjithatë, nuk iku. Nuk i harroj fjalët e tij kur thoshte: “të lutem sa më pak farmak se i farmakosëm njerëzit e gjorë duke ua mbushur recetat nga të dyja anët me barna farmacie…”. Në një libër që po shkruaj me titull “Njerëz të shquar larg politikës”, do t’i pasqyroj edhe çuditë e bukura të këtij njeriu i cili me ilaçet e tij popullore ka shëruar deri edhe kanceret. Ndër këto, më të përdorurat ishin shafrani dhe xhinsengu (i cili që në lashtësi është quajtur bima e jetës), shoqëruar me sugjestionet dhe autosugjestionet e fuqishme që i bënin të sëmurët të harronin se kishin kancer. Mos u çudisni, në literaturën shkencore shkruhet se shumica e kancereve shërohen, arsyeja pse ata vdesin ka shkaqe të tjera, si dhe stresin e madh dhe trishtimin e thellë që ka i sëmuri. Për shkak të lidhjes së fortë trup-mendje, mendja nuk e lë trupin të qetë që të prodhojë elementet antisëmundje, pasi po të lihej i qetë, trupi ka aftësi të çuditshme për t’i përballuar vetë sëmundjet. Gjej rastin këtu të kujtoj me mall edhe babain tim Hysen Demirin, doktor popullor e dentist që i hiqte dhëmballët pa asnjë dhimbje, vetëm me format interesante sugjestionuese sikur po bënte “gallatë” e që shëronte çdo lloj thyerjeje kockash sepse i vlerësonte shumë edhe kurat popullore.
– E falënderoj autorin dibran Ymer Keta, një librashkrues pasionant, i cili e ka pasqyruar babain tim pas vdekjes në një libër të tij. Unë kam qenë fare i vogël, por mbaj mend kur babai im zbuloi bimën antihelmuese e cila shëronte deri edhe kafshimet e gjarpërit. Kur macja e tij qante si fëmijë e u fry si balonë e ndërkohë që babai po përpiqej t’i mëkonte diçka, ajo i rrëshqiti nga duart dhe vrapoi anës një kanali, ku gjeti një bimë me gjethet si tip preshi dhe i hëngri. Për gjysëm ore macja u bë qiqër. Çudi e madhe! Ku e di macja apo qeni se cilat bimë duhen për shërim? Babai më pas i mblidhte këto lloj bimësh me të cilat shëronte disa lloje helmimesh, si edhe dhimbjet e dhëmballëve, mishit të gojës, kokës apo migrenat, por edhe të dehurit, të cilët në disa raste, po të mos intoksikoheshin, kishte rrezik që të vdisnin nga mbidozat. Këtë lloj bime e kam përdorur edhe unë me të droguarit, por emrin do t’ia mbaj sekret pasi përdorimi i saj pa kriter, i paholluar e pa udhëzimet e duhura, nga i dobishëm, mund të jetë i dëmshëm. Të mos harrojmë se edhe ilaçet 100 % bimore, vërtet nuk na krijojnë varësi e nuk kanë efekte anësore, por ato nuk janë si ujët e burimit, pasi vetëm ai është krejt i padëmshëm.
Përdorimi i ilaçeve bimore rregullon ekuilibrat dhe shkurton numrin e seancave psikoterapeutike. Le të ndalemi te pyetja juaj në lidhje me xhinsengun. Që në lashtësi, xhinsengu është njohur e përdorur si bima që të ngre në këmbë, si bima e jetës, si borziloku i shenjtë që mund edhe “djallin”, madje thuhet se provat e para janë bërë me rrënjët e tij duke shpëtuar nga ngordhja kuajt që ishin shtrirë kockë e lëkurë pa asnjë lloj fuqie për t’u ngritur në këmbë. Xhinsengun unë e përdor për të mirën e klientit. Po ashtu dhe shafranin, pasi ato kanë ca veti të shkëlqyera përshtatshmërie e antidepresive, ndaj mua më intereson shërimi i klientit me sa më pak seanca.
Në librin e doktoreshës italiane Kiara Libero me titull “Kura natyrore kundër depresionit” (fq. 98) shkruhet se xhinsengu ka efekt përshtatës. Ai stimulon funksionet konjitive e mprehtësinë e mendjes, vëmendjen, kujtesën, aftësitë thithëse të trurit, të kuptuarit. Për këtë arsye, mund të përdoret si stimulant kur depresioni sjell astemi, dobësi muskulare, lodhje, këputje, mërzitje. Për më tepër, mund të përdoret në rastet e depresionit reagues, domethënë, kur shqetësimi ka lidhje me ngjarjet stresante dhe kur personi me zor i merr në dorë frenat e jetës së vet. Bari xhinseng këshillohet edhe për personat që janë tejet të tensionuar, si dhe për fëmijët nën 12 vjeç, për ata që janë duke u kuruar me kortizon dhe për gratë që përdorin pilulat kundër ngjizjes. Mund ta lexoni edhe në internet se vetitë e xhinsengut janë plot 38; ai pastron gjakun nga toksinat, ul kolesterolin e keq, rrit kolesterolin e mirë, ul stresin, ankthin, depresionin, rregullon lëkurën, heq njollat, shëron stomakun me ulçerat, aneminë, diabetin, gjithë sistemin e qarkullimit të gjakut, rrit libidon etj. pasi fuqizon ndjeshëm të gjithë sistemin imunitar. Kjo është arsyeja pse xhinsengu kushton dhe çmimi varion 10-20 euro shishja ose kutia me kapsula, pasi përdoret edhe kundër kancereve. Vetëm se duhet “xhinseng shkretëtire”, pasi ka edhe xhinseng siberian, pothuajse me shumë pak vlerë. Po ashtu, tabletat në farmaci kanë xhinseng të pakët. Më i miri është xhinsengu prodhim amerikan, i cili ka edhe qumësht blete, kompleksin e vitaminave B, vitaminat ACE si dhe qetësues natyral.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
View Comments (3) View Comments (3)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Krijimet tuaja...

Next Post

Test: Çfarë forme trupi keni?

Advertisement